SHBA / Feston 245 vjetorin e Pavarësisë, miku më i madh jemi ne shqiptarët

Amerika

SHBA / Feston 245 vjetorin e Pavarësisë, miku më i madh jemi ne shqiptarët

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:14
SHBA

WASHINGTON : Presidenti Joe Biden, tha se dëshiron të mbart Ditën e Pavarësisë me kuptim të ri këtë vit duke inkurajuar festimet mbarëkombëtare për të shënuar kthimin efektiv të vendit në normalitet pas 16 muajsh të asaj ndarjes që na shkatojë pandemia e koronavirusit dhe më shumë se 600,000 jetëve të humbura, në SHBA.

Në Mars, në një vjetorin e fillimit të pandemisë dhe më pak se dy muaj pas marrjes së detyrës, Presidenti Biden u dha amerikanëve një azhurnim të përpjekjeve për tërë qeverinë që po mobilizonte për të mposhtur virusin dhe vendosur atë, në kohë, që dukej si një qëllim i guximshëm për vendin: pavarësia nga COVID-19 deri më 4 korrik.

Presidenti ishte i qartë për atë që do të kërkonte arritja e këtij qëllimi shumë ambicioz. Së pari, SHBA duhej të ndërtonin punën që filluan në 20 janar, me administratën e re, duke ndërmarrë hapa shtesë të guximshëm për t'i bërë vaksinat edhe më të arritshme për të gjithë amerikanët dhe për të përshpejtuar më tej ritmin e vaksinimeve.

Image

Dhe së dyti, duhej që "çdo amerikan të bënte pjesën e vet". Presidenti Biden tha, : "Nëse i bëjmë të gjitha këto, nëse bëjmë pjesën tonë, nëse e bëjmë këtë së bashku, deri më 4 korrik, ka një mundësi të mirë që ju, familjet tuaja dhe miqtë do të jeni në gjendje të mblidheni së bashku në oborrin tuaj ose në lagjen tuaj dhe bëni një gatim dhe festoni Ditën e Pavarësisë. "

Mirëpo, ja që në këtë të diel, 4 korrik 2021, mbas gjashtëmbëdhjet muajsh amerikanë do të dalin e të festojnë ashtu si kan festuar për 245 vjet, të gjithë së bashku me koncerte, parade, pikniqe, darka familjare, fotografi, dhe fishekzjarret e katërt të korrikut do të shpërthejnë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por simbolika e tyre, dhe syt e të gjithë amerikanve me 4 Korrik, janë në Uashington, fishekzjarret mbi Memorialin e Linkolnit, Monumentin e Uashingtonit, Capitol Hill, përgjatë Qendrës Kombëtare, dhe në New York, fishekzjarret e famshme të Macy’s.

Presidenti Joe Biden dëshiron të mbart Ditën e Pavarësisë me kuptim të ri në 2021 duke inkurajuar festimet mbarëkombëtare për të shënuar kthimin efektiv të vendit në normalitet pas 16 muajsh të përçarjes pandemike. Shtëpia e Bardhë thotë se National Mall në Uashington do të organizojë ceremoninë tradicionale të fishekzjarreve dhe inkurajon komunitetet e tjera gjithashtu të zhvillojnë festime.

Image

Shtëpia e Bardhë është duke shprehur siguri në rritje se 4 Korriku 2021, 245 vjetori I pavarësisë së Shteteteve të Bashkauar, do të shërbejë si një moment i rëndësishëm në rimëkëmbjen e vendit, edhe pse SHBA pritet të mos arrijë qëllimin e saj për të vaksinuar 70% të të rriturve në këtë fest. Akoma, ritmi i shërimit të kombit do të jetë një kontrast i fortë me pjesën tjetër të botës që lufton për të mposhtur virusin.

Festa e planifikuar e 4 Korrikut, do të jetë ngjarja më e madhe e presidencës së Biden dhe është qujatur “4 Korriku - Një verë e lirisë “, për të demonstruar fitoren e kombit mbi virusin. Kjo pasi rastet dhe vdekjet me COVID-19, po bien në nivele që nuk janë parë që nga ditët e para të shpërthimit. Dhe, SHBA, po sheh normën më të lartë të udhëtimeve ajrore, që nga fillimi i pandemisë dhe shkollat, bizneset dhe restorantet po rihapen me shpejtësi.

Për të festuar rifillimin e jetës para-pandemike, Biden po kërkon që amerikanët të festojë festën e katërt të korrikut si "Një verë lirie".

Ai planifikon të presë mysafirët, punëtorët thelbësorë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre në Lëndinën Jugore të Shtëpisë së Bardhë për një festim ku më shumë se 1.000 mysafirë priten, të marrin pjesë , thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardh.

Image

Shtëpia e Bardhë shpreson të shohë aktivitete të ngjashme të Ditës së Pavarësisë në të gjithë vendin, një vit pasi virusi detyroi një anulim masiv të festimeve.

Amerika, 4 Korriku një verë ndryshe nga viti i kaluar: “Një verë lirie. Një verë gëzimi. Një verë ribashkimesh dhe festimesh”

4 Korrik, 245 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.

Image

4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë-Ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miratimin e Deklaratës së Pavarësisë 4 korrik, 1776, nderon me pietete të mëdha çdo amerikan. Kjo është një ditë, e cila festohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara me parada madhështore, parada patriotike, me eskursione dhe pikniqe familjare, e cila mbyllet me një natë të koncerteve dhe hedhjes në qiell të tonelatave të fishekzjarreve, dhe është një arsye më shumë për të vendosur në çdo shtëpi flamurin amerikan.

“Amerika e bukur.” “Shtëpia e lirë dhe e të guximshmeve.” “Toka e mundësisë.” – “America the beautiful.” “Home of the free and the brave.” “The land of opportunity.”, këto janë frazat që ne do të dëgjojmë në mënyrë të pashmangshme në këtë 4 Korrik, që vjen si një kremtim solemn teksa Shtetet e Bashkuara festojnë, përvjetorin e 245-të, kur u deklarua pavarësia e saj. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një festim madhështor patriotik i çdo amerikani.

Dita e Pavarësisë është dita kombëtare e Shteteve të Bashkuara

Çdo vit, më 4 korrik amerikanët festojnë së bashku me familjet e tyre, lirinë dhe pavarësinë me pikniqe, dhe tubime familjare. Autoritetet, shtetërore dhe federale, mbas një viti të pandemisë, dhe anlumit të festimeve massive, këtë vit kan mobilizuar mijëra oficerë të policisë, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara. Forca të tjerë të ruajtjes së rendit do të ruajnë disa nga rregullat e pandemisë, duke bërë kujdes me distacimin dhe maskat, sidomos kjo në qytet më të mëdha përfshirë Nju Jorkun.

Image

Miliona njerëz në SHBA, mbas një viti pandemie do të jenë në gjendje të gëzojnë sonte spektakiln e mahnitëshëm me fishekzjarre, i cili simbas traditës është mbresëlënës dhe është një natë e shumë pritur. Aktivitetet lidhur me ditën e pavarësisë përfshijnë dhe garat dhe ngjarjet sportive, e koncerte në skena të hapura me këngëtarë nga më të njohurit në SHBA.

4th July Independence Day!

Deklarata e Pavarësisë është një dokument nëpërmjet të cilit 13 kolonit e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën veten të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental më 4 korrik, 1776. Deklarata e Pavarësisë është një nga simbolet e lirisë, dhe më të dashura e të nderuara të Shteteve të Bashkuara.

Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës! Është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por edhe e kombit shqiptar.

Është dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, dhe përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

4 Korriku kumbon thellë në zemër tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “we the people”, “ne populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara:

Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.

Image

Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre.

Miku më i Madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë, jemi ne shqiptarët

4 Korriku, Dita e pavarësisë amerikane, aq sa i përket sot kombit amerikan, po aq na përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston 28 Nëntorin e Pavarësisë së shetiti shqiptarë, ashtu si feston çlirimin dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, 12 qershorin 1999, e cila i është mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Presidenti i parë historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar sa ishte gjallë, gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Uilson, Regan, Klintonit.

Presidenti i i ndjer i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, patë thënë se: “Ne shqiptarët i duam amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërishtë për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat