Presidenti Meta : “Nderi i Kombit”, z.Rexhë Xhaklit (pas vdekjes)

Amerika

Presidenti Meta : “Nderi i Kombit”, z.Rexhë Xhaklit (pas vdekjes)

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne tre veprimtarë të shquar shqiptaro-amerikanë për kontributet e tyre të spikatura në shërbim të kauzës shqiptare dhe forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Shtetit i akordoi Dekoratën “Nderi i Kombit”, z.Rexhë Xhaklit (pas vdekjes), me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndaj humanizmit, ndikimit e kontributit të tij të gjerë shoqëror.”.

Ndërsa me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Presidenti Meta vlerësoi z.Skënder Ukperaj Perolli, me motivacionin:

“Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; me mirënjohje për lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”;(BS)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat