Haxhi Dauti, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork

Amerika

Haxhi Dauti, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:18
Pamje nga takimi

NEW YORK CITY : Në vazhdën e takimeve me shoqatat, organizatat, veprimtar të dalluar, personalitet dhe liderit e komunitetit shqiptar në SHBA, bashkëpunimin dhe zgjerimin e lidhjeve të vazhdueshme mes tyre, sot në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Frymëzim Isufaj , këshilltari Lulzim Krasniqi dhe Teuta Hyseni sekretare e dytë e Konsullatës së Kosovës në New York, priti themeluesin dhe kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti.

“Ne jemi krenarë, për punën dhe përkushtimin në ndihmën e dhënë ndër vite, për Kosovën, Shqipërinë, dhe trojet shqiptare, kontributin e çdo organizate, shoqate, veprimtari dhe activisti të dalluar, për çështjen tonë kombëtare, por, edhe për kontributin e madh që po bënë komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave tona kulturore e artistike.Pjesë e së cilës, është prej tre dekadash edhe Këshilli Shqiptaro – Amerikan”, u shpreh në përshëndetjen e tij, Ambasdori Frymëzim Isufaj.

Vizitën Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Shqiptar Amerikan, e kisha planifikuar disa muaj më parë, por siç dihet në kuadër të masave anti – Covid, pritëm hapjen e qytetit, që të vizitonim misionin tuaj,” Me qëllim të përcjellim edhe një faleminderim për gjithçka ka arritur kjo Konusllatë, që me të drejt shqiptarët e Amerikës, e thërrasin “Misioni i Kosovës”, në New York”.

“Misioni” i Shtetit të Kosovës në New York City, dhe ambasadorët, e diplomatët që shërbyen dhe po shërbejn, janë shembullues, ngaqë janë duke vazhduar të bëjnë një punë të shkëlqyeshme në Kombet e Bashkuara dhe në komunitetin shqiptar në Amerikë. Dhe, ajo që ia vlen të veçohet është se kjo Konsullat, tashmë ka krijuar një traditë të shkëlqyer, nëpërmjet ambasadorve të saj,(Arta Rama, Bekim Sejdiu, Vlora Çitaku dhe Teuta Sahatqija, dhe, diplomatve të saj) me takimet dhe bashkëpunimin me çdo organizatë, shoqatë, veprimtarët dhe activistët të dalluar, gjithmonë për dobin në çështjen tonë kombëtare. Në takimet që janë pritur në ambientet e konsullatës, me ç’rast kemi jo vetëm kemi biseduar por edhe kemi bashkëpunuar për Kosovën, Shqipërinë, lirinë e të drejtat e shqiptarve në Maqedoninëe Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të zi,” tha kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Frymëzim Isufaj, e njohu më pas kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti, edhe me ricontstruimin e ambjeteve të reja; sallën e madhe për festime, promovime, dhe takime të gjëra, të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. /B.Sina/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat