Memorandum kundër tradhtisë së Edi Ramës ndaj Kosovës shqiptare

Amerika

Memorandum kundër tradhtisë së Edi Ramës ndaj Kosovës shqiptare

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:35
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Me indinjatë dhe në mënyrën më vehemente e denoncojmë lidhjen e Antanës së Re Serbosllave me përmbajtje dhe me orientim strategjik lindor të sferës ndikuese politike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake  të Rusisë, të nënshkruar nga Aleksandër Vuçiq (president i Serbisë), nga Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisë Veriore) dhe nga Edi Rama (kryeministër i Shqipërisë në  “Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal”, bërë në Shkup, më 29 korrik 2021. Këta themelues, Aleancën e Re Serbosllave nga “minishengeni ballkanik” e riemërtuan në (Ballkani i hapur. Open Blakans). Mirëpo, esenca e brumit politik, ekonomik, tregtar dhe integrues e kësaj Aleance të Re Serbosllave është kundër përcaktimit perëndimor të Serbisë, të Shqipërisë dhe të  Maqedonisë Veriore. Thjesht, është një kundërpeshë dhe injorim i institucioneve dhe mekanzimave strategjikë të agjendës integruese dhe zgjeruese të Bashkimit Evropian në shkallë rajonale ballkanike.

 Formimi i  Antantës së Re Serbo-sllave (së pari si “Minishengen ballkanik”, vetëm me 3 vende ballkanike?!) me emrin e ri “Ballkani i hapur”  nga “arkitektët vizionarë”, treshja Vuçiq-Rama-Zaev, është i dizajnuar dhe llogaritur mirë nga “kuzhina” politiko-diplomatike dhe propagandistike antishqiptare, antiamerikane, dhe antievropiane perëndimore në Beograd.

Shtrohet pyetja, pse kjo ide lindi nga udhëheqësit shtetërorë serbomëdhenj në Beograd?

 - Sepse Qeveria serbe me Bërnabiqët, me Daçiqët dhe me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq në krye, që moti e kanë të qartë nga liderët drejtues të BE-së, se pa njohjen e Republikës së Kosovës, kurrë Serbia nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian.

Ky është një nga faktorët kryesorë politikë, gjeopolitikë, gjeostrategjikë, gjeoekonomikë dhe tregtarë, që Aleksandër Vuçiqin (qeverinë serbe) e kanë detyruar që të shpikë “Minishengenin ballkanik”, përkatësisht ‘Ballkanin e hapur” me miqtët dhe aleatët e tij prosllavë: Zoran Zajev dhe Edi Rama, si pandan dhe kundërpeshë strategjisë integruese politike, ekonomike,tregtare, ushtarake dhe kulturore të Bashkimit Evropian, sepse, që tani  presidenti Aleksandër Vuçiq e ka të qartë, se Serbia kurrë nuk ka për të hyrë në BE, duke qenë se nuk po e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Për këtë arsye, Aleksandër Vuçiq ka formuar “Minishengonin-Ballkanin e hapur” me  tradhtarin Edi Rama, sepse haptazi po luftën kundër BE-së dhe kundër Amerikës, që Kosovën ta rikthejë nën sovranitetin kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999).

Presidenti Vuçiq nuk po do BE, por po do Kosovën nën Serbi, kurse Edi Rama po do Serbinë dhe Rusinë, jo Kosovën, as BE-në, as NATO-n e as Amerikën, ashtu sikurse Aleksandër Vuçiqi!

Ky  veprim i përbashkët kundër BE-së, është guxim i madh, por njëherazi, budallallëk edhe më i madh, sidomos për Edi Ramën, sepse  me riorientimin e tij në zonën e influencës së sferave të interesit serbo-rusosllav, direkt dhe indirekt ka dalë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër BE-së, kundër Amerikës dhe kundër NATO-s, mbase Shqipëria është anëtare e NATO-s (prill 2009). Kjo tradhti ndaj NATO-s është një humbje e madhe për intereat vitale evropianoperëndimore  të Shqipërisë.

Ndërkaq, për Serbinë edhe për Aleksandër Vuçiqin, është një fitore e madhe politike, gjeostrategjike dhe gjeopolitike, sepse me mbështetjen e Shqipërisë së Edi Ramës po fiton daljen në Detin Adriatik, ëndërr shekullore e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale e kryeministrit  dhe ministrit të saj historik, Nikola Pashiq (1912-1926). Straetgjia nacionale e Serbisë pushtuese “Dalja në Adriatik” ka qenë ide dhe platformë politike serbomadhe e Nikola Pashiqit, që njihet me emrin “Od Dunava do Skadra”. Dhe, ja këtë ide  serbomadhe të Nikola pasiqit, po realizojnë pasardhësit e  tij, treshja Vuçiq-Rama-Zaev me “Ballkanin e hapur”. Ja, kjo është tradhtia e Edi Ramës ka përqafuar edhe Projektin historik të Nikola Pashiqit, duke mos ditur histoirinë tragjike të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.  

Për këtë arsye, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Antantës së Re serbosllave (Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore) në “Forimin Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal” (Ballkani i hapur), presidenti serb Aleksandar Vuçiqi tha  “Ta harrojmë të kaluarën, të krijojmë një histori të re progresive dhe të dobishme ekonomike, politike, tregtare, kultuore të bashkëpunimit të popujve të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore”, duke i “fshirë kufijtë” për të lëvizur dhe qarkulluar lirshëm e pa barriera doganore si njerëzit dhe mallrat e tyre; pa pasaporta dhe, pa kurrfarë kontrolli doganor etj… Kjo është “ide e mirë”, por sakat, sepse të formosh një Aleancë Serbosllave pandan Bashkimit Evropian (vetëm me tri shtete ballkanike: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore), pa Kosovën e pavarur, pa Malin e Zi, pa Kroacinë, pa Greqinë,  dhe pa Turqinë, është çmenduri edhe nacionale, edhe politike, edhe diplomatike, edhe rajonale, edhe evropiane perëndimore, kur dihet se fjalën kryesore në Ballkan e kanë Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, jo Serbia e Aleksandër Vuçiqit që me çdo kusht po lufton për “bombardimin” e shtetit të pavarur të Kosovës.

Për këtë qëllim dhe interes afatgjatë serbo-rus-sllav në Ballkkan, Aleksandër Vuçiq(Serbia), Edi Rama( Shqipëria) dhe Zoran Zaev (Maqedonia Veriore), me formimin e “minishengenit ballkanik”, përkatësisht “Ballkani i Hapur”  i kanë shpallur  luftë politike, ekonomike dhe tregtare Bashkimit Evropian (BE-së) në tri (3) shtetet e tyre.

Ne jemi me Kosovën dhe me Shqipërinë që e mbështet Kosovën, Amerikën, BE-në dhe NATO-n. Kjo është historia dhe perspektiva e sotme dhe e nesërme e  shqptarëve dhe gjithë Ballkanit!

-Jo me Serbinë  kolonialiste dhe gjenocidale, e cila, edhe sot në shekullin XXI po kundërhton  BE-në dhe OKB-në, që të përballet me krimet e gjenocideve që i ka kryer ndaj shqiptarëve  të Shqipërisë Etnike (1878-1999).

 Prandaj, Akademia  Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA, e mbështet fuqimisht dhe katërcipërisht politikën largpamëse kombëtare, evropianoperëndimore ndërkombëtare dhe patriotike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të kryediplomates së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që me fakte dhe me argumente të qëndrueshme dhe të justifikueshme kanë hedhur poshtë si të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për Kosovën, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për interesat komplementare strategjike të BE-së, të Amerikës dhe të NATO-s në Ballkan.

Duke qenë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tradhtoi Kosovën, Amerikën, BE-në dhe NATO-n, duke u rreshtuar në  kampin e Antanës së Re Serbo-Sllave(Ballkani i hapur) të Vuçiqit dhe të Zajevit, gjë që kjo Aleancë sllave (edhe pse paqësore) të kujton Traktatin e dikurshëm të Varshavës (1955), i cili qe formuar si kundërpeshë dhe përgjigje Paktit të Atlantikut Verior(NATO), më 1949.

KJo tradhti e Edi Ramës ndaj aleatëve evropianoperëndimorë, dhe posaçrisht ndaj Kosovës nuk është e para në historinë më të re të Kosovës (1989-2021), por e dyta (2) me radhë brenda 30 viteve të shkaura, ngaqë tradhtia e parë ndaj Kosovës u bë gjatë viteve 1989-1999, kur Shqipëria nuk ndërhyri ushtarakisht me Ushtrinë Kombëtare të saj për t’i marrë në mbrojtje mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori, nga flaka dhe nga zjarri i gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Si rrjedhojë, çetnikët fashistë paramilitarë, militarë dhe policorë serbë masakruan dhe vranë mbi “11.800” civilë shqiptarë; i zhdukën edhe “1647” shqiptarë të tjerë, të cilët sot evidencohen si të “pagjetur”;  i dhunuan mbi “20000 mijë” femra shqiptare, si dhe i deportuan jashtë Kosove mbi  “ 1 milion shqiptarë”.

Ja , kjo ishte tradhtia e parë ndaj Kosovës në kohën e historisë së saj më të re (1989-1999). Kjo tragjedi pati për pasojë direkte politikën e gabuar të boshtit Prishtinë – Tiranë, mbase në vend të  politikës inerte dhe të dështuar paqësore, domodo nevojitej ndërhyrje ushtarake të gjithë shqiptarëve në Ballkan, duke qenë se ishin konsumuar të të gjitha të ashtuquajturat  politika pasive paqësore, që  gjithë bota liridashëse trishtohej prej tyre, ngase nuk ndërmorën asnjë veprim ushtarak të përbashkët për shpëtimin e 2 milionë e gjysmë shqiptarëve, ku shumë prej tyre (mbi 13.0000) gjetën vdekjen nga zjarri i gjenocidit serb (1989-1999).

Poshtë tradhtia! Rroftë Kosova dhe Shqipëria Etnike!

Ne jemi me Evropën Perëndiore, me NATO-n dhe me Amerikën, jo me Rusinë e as me Serbinë e Edi Ramës dhe Alekandër Vuçiqit.  

 I nderuar z.Kryeministër Kurti,

-Albin ne jemi me Ty, me Kosovën e pavarur dhe sovrane me bashkimin e saj me Shqipërinë, jo me Serbinë e Edi Ramës!

Me të lexuar se çfarë tradhtie gjithëkombëtare nënshkroi Edi Rama në Shkup, duke u puthur me serbosllavomaqedonët Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev kinse për një “Ballkan të hapur bashkëpunimi e paqeje”, më 29 korrik 2021, ne Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane  të Shkenave dhe të Arteve në Nju-Jork, u mblodhëm dhe morëm vendimin e prerë, se jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët në  Mërgatë jemi me kryeministrin Albin Kurti dhe me Qeverinë e tij në Kosovë, jo me asnjë marrëveshje apo Memorandum të Edi Ramës, të nënshkruar në Shkup në emër të “nimishengeni ballkanik” me emër të ri, që për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët, është një tradhti e madhe, sepse me arritjen e saj, kryeministri Edi Rama ia hapi portat Serbisë kolonialiste pushtues dhe gjenocidale të Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Aleksandër Vuçiq, që pa asnjë lek të dalë në Detin Adriatik. Ky është objektivi strategjik parësor politik, ekonomik e tregtar i Anshlusit Rama-Vuçiq-Zaev. –Jo assesi zhvillimi dhe mirëqenia e shqiptarëve, as e Kosovës e as e Shqipërisë.

Për daljen në Detin Adriatik, Serbia ka bërë disa pushtime gjenocidale dhe koloniale ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre etnike (1912-1941). Kjo e kaluar e hidhur historike assesi nuk mund të heshtet e as të amnistohet me asnjë marrëveshje apo traktat tradhtie të Edi Ramës  të lidhur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, gjoja për të “mirën e shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky mashtrim dhe kjo tradhti e Edi Ramës nuk duhet pranuar me asnjë çmim, para se Serbia t’i paguajë të gjitha reparacionet jo vetëm të luftërave gjenocidale, por edhe dëmshpërblimin për shfrytëzimin e pasurive nëntokësore në Kosovë (1912-1999).

(2) Pasi Serbia t’i ketë zbululuar të të gjitha varrezat masive në territorin e saj;

(3) Pasi të ketë kërkuar falje kolektive për “3 gjenocidet ndaj shqiptarëve”, ashtu siç ia keni përplasur në fytyrë në Bruksel, më 15 dhe më 19 korrik 2021;

(4) Pasi Serbia ta ketë njohur Republikën e Kosovës;

(5) Pasi Serbia t’ua njohë të drejtën  e vetëvendosjes shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë;

(6) Pasi Shqipëria t’ia ketë dorëzuar AP-së së OKB-së, Padinë e  Qeverisë së Kosovës kundër gjenocideve serbe (1878-1999).

Tani, pas nënshkrimit të 2 memorandumeve dhe të 1 marrëveshjeje të Edi Ramës në “Shengenin numër 2” të riemërtuar në “Ballkani i hapur”, u bë çdo gjë e qartë se Shqipëria për të dytën e herë e tradhtoi Kosovën brenda tri dekadave të fundit (1990-2021).

Prandaj, nuk kanë lënë asnjë “deriçkë” të hapur bashkëpunimi derisa kanë përqafuar Serbinë çetniko-fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, ashtu si Milosheviqi, presidenti Aleksandër Vuçiq po kërcën haptazi para Evropës dhe para botës se “kurrë nuk do ta njohë Kosovën”. Kjo është kryetradhti me vulë të thatë, edhe më e trishtë sesa tradhtia e Esat Pashë Toptanit dhe e Ahmet Zogut me Nikola Pashiqin.

Ne plotësisht pajtohemi dhe e mbështetim Vendimin e Qeverisë së juaj, që  nuk keni pranuar të merrni pjesë, dhe se  nuk do të jeni pjesë e  atijfarë “Minishengeni jugosllav”-tani të riemërtuar në “Ballkani i hapur” për ta fuqizuar dhe zhvilluar Serbinë në një superfuqi ekonomike, gjepolitike dhe gjeostrategjike mbizotëruse në Ballkan.

Ndaj, z. Kryetar Albin Kurti,

Duke ju mbështetur me gjithë zemër dhe me potecialin tonë, ju lusim, që sa më parë të urdhëroni mbajtjen e një Séance të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, dhe të nxirrni një Rezolutë a Memorandum për distancimin dhe për denoncimin e Marrëveshjes tradhtare të kryeministrit  të Shqipërisë, Edi Rama të lidhur me Serbinë kundër interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovë.

Të  mbështesim pa asnjë rezervë!

Me nderime dhe konsiderata,

Skënder Kodra, akademik,

Mehdi Hyseni, Akademik

Nju-Jork, më 29 korrik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat