Memorandumi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut në SHBA

Amerika

Memorandumi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut në SHBA

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 07:34
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA, miratoi këtë:

M E M O R A N D U M

Me të cilin hedhim poshtë “leksionin”  fashist  dhe racist antishqiptar të Edi Ramës, se kinse kritikuesit shqiptarë të racistit serb Goran Bregoviq, “janë fashistë” dhe “kategoria më e ulët njerëzore” !?

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe sajesë propagandistike ordinere antishqiptare, mbase tërë bota e di, ashtu si dhe Tribunali i Hagës (1993-2021) në Holandë janë në dijeni se fashistë dhe kriminelë barbarë janë serbët, që kanë kryer tri (3) gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, Jo shqiptarët. Kjo është historia më e re e fashizmit gjenocidal serb në Ballkan, JO shqiptarët, as kroatët  e as myslimanët boshnjakë (1989-1999). Kjo është e vërteta, të cilën nuk e pranojnë vetëm  fashistët dhe profashistët serbë në Ballkan, e më gjerë.

PRANDAJ,  kryeministri Edi Rama mund mund t’i quajë  “fashistë” dhe të “kategorisë më të ulët” ataviste vetëm ata serbë, që kanë therur foshnja, nëna shtatzëna, fëmijë, kanë dhunuar vazja dhe gra shqiptare (mbi 22000), kanë  vrarë,  kanë masakruar dhe kanë kryer krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj kroatëve (1989-1999), JO, assesi viktimat e tyre kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare në Kosovë, të cilët me të drejtë dhe me arsye të plotë ia kanë kritikuar mikun e tij serb Goran Bregoviq, i cili në rolin e racistit hulumtues “shekncor” arriti  ta “zbulojë” gjenezën nacionale të Nënë Terezës-Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, duke e quajtur “JEVGË”!?

Si është mundur që ai kryeministër shqipfolës i Shqipërisë londineze (1913), Edi (Kristaq) Rama për hir të solidarizimit dhe të adhurimit të  rokerit racist serb Goran Bregoviq,  të gjithë kritikuesit shqiptarë të tij, t’i ketë quajtur si “kategori më të ulët njerëzore” dhe si “fashistë serbë të Beogradit” , të cilët, sipas tij,  e kanë kritikuar këngëtaren e njohur shqiptare “Dua Lipën vetëm pse është shqiptare”. Sipas mendjes së sëmurë të Edi Ramës, “dallimi i vetëm mes fashistëve shqiptarë nga fashistët serbë të Beogradit, është gjuha, ngaqë fashistët serbë kritikojnë serbisht, kurse fashistët shqiptarë kritikojnë në gjuhën shqipe” !

Këtë turp, këtë racizëm, këtëdiskriminim, këtë gënjeshtër dhe këtë  shpifje ndaj kritikuesve shqiptarë, i bëri: (A) Për ta lartësuar dhe himnizuar këngëtarin serb Goran Bregoviq, i cili ishte “mysafir special” në Festivalin e Birrës në Korçë (gusht 2021) dhe (B) Gjoja për ta dëshmuar veten si  “alturisti më i madh në botë” se nuk i urren serbët e as Bregoviqin e tyre, i cili Nënë Terezën e quajti “JEVGË”, duke ia mohuar identitetin nacional shqiptar !  Aferim, ky është “humanizmi” dhe “shqiptarizmi” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,  i cili nderoi dhe dekoroi Bregoviqin me “Çelësin e Qytetit të Tiranës (2014) !?

Ndërkaq, shtatë vjet më pas (2021), për herën e dytë Goran Bregoviqin  e fton dhe e falënderon për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës në Korçës, duke e “ngritur në qiell” si “këngëtar me famë botërore”!? – Ndërkaq, kritikuesit e tij shqiptarë i poshtëroi dhe i shpifi si “fashistë” të kalibrit fashist serb të Beogradit, sepse ia prekën keq ndjenjat, besimin, dashurinë idilike dhe miqësinë  “platonike”  ndaj serbëve  dhe ndaj Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiqit (president aktual) dhe  të Goran Bregoviqit, të cilin Edi Rama (dikur si kryebashkiak i Tiranës) më 2014 e dekori si Qytetar Nderi, duke ia dhuruar “Çelësin e Qytetit të Tiranës”, edhe pse rokeri Bregoviq një vit më parë, saktësisht më 2013, Nënë Terezën Shenjëtore Shqiptare, e quajti “JEVGË”  në gazetën londineze “The Guardian”. (Shih: https://www.theguardian.com/music/2013/mar/08/goran-bregovic-remind-people-gypsy-culture-given ).

Rama përqafon Vuçiqi dhe Bregoviqin, kall    shqiptarët, duke i quajtur  “fashistë”  dhe  “barbarë” !!!

Ky paradoks antikombëtar  provon sondën e hekurt të urrejtjes dhe të armiqësisë së kryeministrit Edi Rama kundër të gjithë atyre shqiptarëve (brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike), që nuk mendojnë njësoj sikurse ai; që nuk e shohin dhe, nuk e kuptojnë “botën ballkanike” serbosllave sikurse ai; që nuk gënjejnë, nuk mashtrojnë dhe, nuk manipulojnë njësoj sikurse ai; që nuk e duan dhe, nuk e respektojnë Aleksandër Vuçiqin njësoj sikurse ai; që nuk e çmojnë dhe, që nuk e lartësojnë rokerin racist serb Goran Bregoviq, njësoj sikurse ai, që nga ditët e rinisë së tij, duke e dëgjuar fshehurazi “rokenrollin serb”; që nuk e kuptojnë   dhe nuk e interpretojnë historinë, propagandën, diplomacinë  dhe politikën e Serbisë pushtuese, gjenocidale dhe kolonialiste sikurse ai (duke apeluar shqiptarët e Kosovës, që ta harrojnë të kaluarën historike nën  kudhrën dhe çekanin e shfarosjes nga gjenocidet e derisotme  serbe (1878-1999);  që nuk e izolojnë Kosovën nga “Ballkani i Hapur” sikurse ai së bashku me Vuçiqin dhe me Zaevin; që nuk i quajnë dhe, nuk i shpifin shqiptarët si “fashistë serbë të Beogradit” sikurse ai; që nuk i quajnë shqiptarët “kategori më e ulët njerëzore” sikurse ai, sepse ia kanë stigmatizuar mikun e dashur serb, Goran Bregoviq, për shkak se ai pa asnjë të drejtë morale dhe njerëzore, Nënë Terezën e ka quajtur “JEVGË” ; që nuk heshtin para këtij ataku antihuman çnjerëzor-mohimin e identitetit nacional shqiptar të Nënë Terezës, sikurse ai. Mirëpoi duhet të jesh i krisur mbi 100%, të heshtësh RACIZIMIN  e këtillë brutal të serbit Goran Bregoviq ndaj Nënës Terezë të Shenjtë. Të gjithë ata njerëz, që nuk e kanë denoncuar dhe, nuk e kritikojnë këtë racizëm sui generis të Bregoviqit ndaj Nënë  Terezës, që pa asnjë shkas, e ka quajtur “JEVGË”, janë antihumanistë, mashtrues dhe fallso, edhe para Zotit, edhe para  drejtësisë, edhe para së vërtetës, edhe para bamirësisë gjithënjerëzore.

Nuk është njerëzore të gënjesh dhe t’i etiketosh kritikuesit shqiptarë të Goran Bregoviqit, hiq më ndryshe sesa “fashistë”, duke i krahasuar me fashistët serbë të Beogradit, dhe duke i përkufizuar si “kategori më të ulët njerëzore”, që do të thotë “barbarizëm”.

-Jo, or miku besnik i Bregoviqit dhe i Vuçiqit, Edi Kristq Rama, ti ke përqafuar tezat akuzuese serbomëdha, ashtu si ultranacionalistët serbë, duke i “kryqëzuar” shqiptarët si “fashistë” dhe si “kategoria më e ulët njerëzore”, por shqiptarët nuk janë fashistë e as terroristë siç pohojnë dhe gënjejnë vrasësit e tyre serbë, por ishin luftëtarë kombëtarë për çlirimin dhe lirinë e vendit të vet-Kosovës nga armiku shekullor gjenocidal serb (1912-1999). Pra, i gjori kryeministër Edi Rama mos gënje, mos manipulo, mos etiketo dhe mos shantazho shqiptarët e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike,  sepse shqiptarët nuk janë fashistë e as barbarikë, por miqtë e tu serbë janë fashistë dhe barbarë, të cilët kanë kryer tri (3) gjenocide kundër kroatëve, kundër myslimanëve boshnjakë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë, ku kanë vrarë dhe masakruar me qindra e mijëra sish, i kanë plaçkitur dhe i kanë djegur me gjithë pasurinë e tyre (1989-1999).

Amerika, NATO-ja dhe BE-ja mbështetën shqiptarët e Kosovës, se ishin çlirimtarë, që luftuan fashizimin dhe gjenocidin serb !

Ndryshe, sikur shqiptarët e Kosovës, të kishin qenë “fashistë” dhe “barbarikë” të “kategorisë më të ulët njerëzore” siç i ka shpifur kryeministri Edi Rama,  as Amerika e as Evropa Perëndimore nuk do t’i ndihmonte në luftën e tyre  për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës. Mirëpo, pikërisht se  ishin të zgjuar, të vetëdijshëm, të guximshëm, luftëtarë trima e vizionarë, të civilizuar në shkallë evropiane dhe botëroe ia arritën, që të përfitojnë: NJË SUPERFUQI BOTËRORE-AMERIKËN ME PRESIDENTIN E SAJ BILL CLINTON NË KRYE, SI DHE FUQITË E MËDHA EVROPIANE-ALEATE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.

Kjo është e vërteta për shqiptarët e Kosovës, të cilët së bashku me UÇk-në, me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në, e ndoqën Serbinë pushtuese gjenocidale nga Kosova (24-mars -10 qershor 1999). Këtë histori të lavdishme çlirimtare kombëtare, antikoloniale dhe antigjenocidale, shqiptarët e Kosovës nuk do ta harrojnë kurrë, por do ta mbajnë mend përjetësisht si fitoren më të madhe dhe më vlefshme në historinë e Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Prandaj, u ka ardhur fundi intrigave, porovokimeve, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve të kryeministrit Edi Rama në kurrizin e shqiptarëve të Kosovës dhe, të vet shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke qenë se ai ka marrë anën e mbrojtjes së interesave  politike, ekonomike, tregtare të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan.

-I ka ardhur fundi politikës, propagandës dhe diplomacisë së Edi Ramës  në përzierje të çështjeve të brendshme të Kosovës,  i cili së bashku me presidentin Aleksandër Vuçiq formuan të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur”, me qëllim që përmes tij, t’u hapin rrugë Moskës dhe Pekinit, që të konfrontohen drejtpërdrejt me Amerikën dhe me NATO-n në Ballkan. Kush nuk e sheh këtë rrezik potencial, do të digjet nga  realiteti.

Gjithashtu, kjo politikë e rrezikshme e tandemit Vuçiq-Rama i ngjet politikës së jashtme të viteve ’90 të  kryediplomatit irakian Tarik Azis, i cili e bindi Sadam Huseinin, që Iraku  ta okuponte Kuvajtin. Mirëpo, së fundi e paguan me çmimin më të lartë, ngase Amerika e shpëtoi Kuvajtin nga shthurja e tij si shtet.

Duke qenë se politika, propaganda dhe diplomacia e Edi Ramës kanë marrë anën e Beogradit, të Moskës dhe të Pekinit, ka ardhur momenti i fundit, që ky  të parandalohet nga një politikë e tillë e rusifikimit të Ballkanit.

Për të paradaluar një rrezik dhe të tragjedi të këtillë të destabilizimit të sigurisë dhe të paqes në Ballkan, Qeveria e Kosovës nevojitet që urgjentisht të mbledhet me shtetet anëtare të Kuintit në Prishtinë (Amerika, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe), që të marrin masa konkrete të diplomacisë preventive për të paralizuar veprimet politike, propagandistike dhe diplomatike të Beogradit, të Tiranës, të Moskës dhe të Pekinit, të orinetuara kundër interesave strategjike, gjeopolitike, gjeoekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan, me fokus të veçantë në Kosovë, me qëllim që ta fshijnë shtetësinë e pavarur të saj, ashtu siç po i konvenon Beogradit, Moskës, Pekinit, Bukureshtit, Bratisllavës, Athinës, Nikozisë, Madridit…etj.

Tandemi Vuçiq –Rama-pasues të dobët, por të rrezikshëm të Titos

Pa asnjë  dilemë, se Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama janë ndër eksponentët më të rrezikshëm të inetresave komplementare të Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianoperëndimorë, seepse  formuan “Ballkanin e Hapur” sipas idesë së “Federatës Ballkanike” të Josip B. Titos (1945-1980), që ipso facto synonte të ishte një shtet unik i madh i sllavëve të Jugut të Ballkanit me një sipërfaqeve prej “ 395 mijë kilometra katërorë; me 31 milionë banorë, me kryeqytet Beogradin. Në këtë projekt do të përfshihej edhe  Kosova si njësi   e Shqipërisë federale, Bullgaria, Rumania, disa pjesë  të Greqisë, pjesa evropiane e Turqisë, si dhe disa pjesë të Austrisë, do t’i bashkoheshin Sllovenisë”.

Një  ëndërr të tillë të Projektit të “Federatës Ballkanike’ të Titos për krijimin e një Federate të Madhe Sllave, e kanë hedhur në letër, përkatësisht në projektin e ri “Ballkani i Hapur” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbusë, Aleksandër Vuçiqi dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të vetmin qëllim që të ringjallin sferat e interesit të  Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Kjo është prapavija e thellë dhe e rrezikshme politike e  “kovaçëve” të “Ballkanit të Hapur”, që ta përdorin si armën më të fuqishme paqësore për të ndihmuar  Moskën dhe Pekinin, që me ushtritë dhe me armatimet  e sofistikuara moderne të tyre, të hyjnë në Kosovë, me qëllim të rusifikimit të saj dhe të Shqipërisë në veçanti, si dhe, në përgjithësi të “Ballkanit Perëndimor”.

Edi Rama të shpallet persona nongrata

Sa më sipër, konsiderojmë se, për të parandaluar një rrezik të këtillë të rusifikimit të Kosovës dhe të hapësiave të tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan, është e domosdoshme, që Qeveria e Kosovës me institucionet e saj përkatëse shtetërore, urgjentisht të kontaktojnë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Kuintit në Kosovë (Amerika, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania), në mënyrë që të marrin masa urgjente për paralizimin e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë serbo-ruse të kryeministrit të Shqipërisë, Edia  Rama, duke kërkuar shpalljen  e tij si PERSONA NONGRATA, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Amerikë, në Francë, në Itali, në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, sepse kjo është masa më efektive për të parandaluar dhe izoluar kryeministrin Edi Rama nga sjelljet dhe nga veprimet e tij të dëmshme dhe subversive kundër interesave strategjike  dhe ushtarake  afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.  Edi Rama është rreziku më i madh jo vetëm për Kosovën, për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin, sepse ka rënë tërësisht nën ndikimin  dhe dikatitn e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë ruso-serbe kundër interesave vitale afatgjata shqiptaro-amerikane dhe evropianoperëndimore. Kjo është asyeja thelbësore, pse Edi  Rama ka gjetur mbështetjen e gjithanshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, sepse , pikëspari  i ka premtuar dhe garantuar se, Shqipëria nuk do ta paditë Serbinë për kryerjen e gjenocideve në Kosovë dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike (1878-1999).  Përkundrazi, përzihet në punë të brendshme, duke predikuar ligjërata  bajate kinse paternaliste, se shqiptarët e Kosovës, “duhet ta harrojnë të kalurën” tragjike nga gjenocidet shekullore serbe, dhe të pajtohen e të “përqafohen” me serbët, edhe pse Serbia nuk po e njeh  Republikën e pavarur të Kosovës, e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, por  po i mban nën hekurat e skllavërisë kolonialiste  dhe gjenocidale  (1878-2021). 

Duke qenë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lidhur paktin “Ballkani i Hapur” (29 korrik 2021) me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon Zoran Zaev,  në dëm të interesave gjeopolitike, ekonomike dhe shtetërore të Kosovës, pa e njohur Beogradi zyrtar brenda kufijve të saj, ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shetete anëtare të OKB-së,  u sugjerojmë: Qeverisë së Kosovës, shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë (Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë), që kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ta neutralizojnë nga bashkëpunimi i ngushtë me Beogradin, me Moskën dhe me Pekinin, duke e shpallur PERSONA NONGRATA. Ndryshe, destabilizimi  i sigurimit dhe i paqes në Ballkan, do të jetë i pashmangshëm, ku si rrjedhim pritet të konfrontohen Amerika dhe NATO-ja me trupat  serbe, ruse dhe kineze etj.

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, SHBA.

Prof.Dr. Skënder Kodra (kryetar),

Prof.Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 29 gusht 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat