“Mbani familjen së bashku. Jini të fortë!"

Amerika

“Mbani familjen së bashku. Jini të fortë!"

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:01
Mon Gjonbalaj me familje

11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ditë e rëndomtë, por në fakt e pa pritur dhe e pa parashikueshme për shumë kënd në këtë vend demokratik dhe mik të shqiptarëve.

Atë ditë të 11 Shtatori të vitit 2001 bashkëvendësi i ynë Mon Alia Gjonbalaj me banim ne New York e filloi si çdo ditë të rëndomtë , por kjo dite e rëndomtë u shndërrua në një ditë tmerri dhe ankthi për familjen e Monit dhe për mijëra familje amerikane.

Në këtë ditë të përkujtimit për Monin, shqiptarët e Amerikës shprehin dhimbjen tonë dhe solidarizimin me familjen e Manit dhe me familjet e shumta që humben të dashurit e tyre si rrjedhojë e këtyre sulmeve qyqare ndaj SHBA-ve dhe qytetarëve te saj.

" Dita e Patriotve Amerikan"

11 shtatori 2001, është shpallur me një vendim të posaqëm të Presidentit George W. Bush, si " Dita e Patriotve Amerikan", pasi ajo ishte një datë që ndryshoi shumë gjëra në botë Është, dita kur qytetarë të pafajshëm u sulmuan pa dallim në New York, Pensillvenia, dhe Washington DC. Ky ishte një sulm ndaj vlerave të përbashkëta, si liria, demokracia dhe toleranca, të cilat i çmon dhe vlerëson, çdo popull liridashës në të gjithe botën.

Mon Gjonbalaj viktima e 9/11, sulmet terroriste në SHBA

Shokët e tij të punës shpesh e quanin Jambalaya, sepse mbiemri i tij shqiptar ishte aq i vështirë për t'u shqiptuar. Mon Gjonbalajt (shqiptohet Gjonbalaj) i pëlqente pseudonimi (middle name)Cajun, edhe pse ishte gjithmonë krenar për rrënjët e tij shqiptare,, do të shkruante në profilin e tij botuar në New York Times më 26 shtator 2001.

Duke, vijuar se ai ishte një portier(door man) në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe e donte shoqërinë e punës së tij, shpesh duke u shfaqur një orë para fillimit të punës për të biseduar me miqtë, e shokët në vendin e punës.

Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.

"Ai duhej të tërhiqej nga puna, të dilte në pension vitin e kaluar,( 2000)", i tha djali i tij Sal, New York Times më 26 shtator 2001.

"Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor, por donte të vazhdonte punën. Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë, sa që nuk e besonte se do të “ndahej” me të ndonjëherë. Ai nuk donte ta linte, asnjëherë. Nga që për atë Kulla veriore e Qendrës Tregtare Botërore, ishte bërë shtëpia e tij e dytë."

Zoti Gjonbalaj – ishte shumë familjar ai gjithmonë qëndroi pranë familjes së tij në Nju Jork dhe në Evropë. Ai jetoi me tre djemtë e tij në një shtëpi në Bronx, ndërsa vajza e tij punonte si përkthyese për forcat e NATO-s në Kosovë. Vitin e kaluar,(bëhet fjalë për vitin 2000, një vit para 11 Shtatorit 2001) ai shkoi në Kosovë, për të ndihmuar vëllain e tij të rindërtonte një shtëpi të shkatërruar nga lufta atje, që sapo kishte përfunduar.

Pasi u sulmuan dy Kullat binjake, tha Sal, babai i tij bëri një thirrje në shtëpi me telefon , dhe tha: "Unë jam i bllokuar. Unë nuk mendoj se do t'ju shoh përsëri djema. Mbani familjen së bashku. Jini të fortë", shkruajti në profilin e tij New York Times, botuar më 26 shtator 2001.

Më të dhimbshme bëhen këto kujtime kur ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj.

Kujtimi i Mon Gjonbalaj nga anëtarët e familjes së tij do të jetë një frymëzim në secilin prej përvjetorve të 11 Shtatorit.

Mon Gjonbalaj

Mon Gjonbalaj erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi(Plavë Gucie) në ish -Jugosllavi në 1971, një shqiptar etnik i cili me krenari u bë një qytetar amerikan. Në 1972, ai filloi të mirëmbajtje për kompaninë ABM në Qendrën Botërore të Tregtisë, do të shkruante New York Post.

Ai rriti katër fëmijë dhe jetoi në Bronx. Ai i mbijetoi bombardimeve të qendrës tregtare të vitit 1993.

Më 9 shtator 2001, në moshën 65 -vjeçare, Mon foli, për herë të parë, për pensionin. Ai i tha djalit të tij, Salit se donte të ndërtonte një shtëpi në Mal të Zi.

Dy ditë më vonë, i bllokuar në katin e 86 -të të kullës jugore,(nga sulmi terrorist) Mon i tha fjalët e tij të fundit gruas së tij 37 -vjeçare, Hanifa, "Mbani familjen së bashku, sepse nuk do t'ju shoh më". Dhe telefoni u “shua” së bashku me zërin e tij..

Në pranverën e vitit 2003, Sal, 31 vjeç, mendoi se ishte koha për të bërë diçka për babanë e tij, të paktën në shpirt. Familja vendosi të ndërtojë një shtëpi në Malin e Zi, në qytetin e Vuthaj. E cila do të ishte gati në fund të korrikut.

New York Post, shkroi se pastaj, më 7 korrik, një trokitje erdhi në derën e familjes në shtëpinë e tyre në lagjen “Throngs Neck” të Bronxit. Vëllai i vogël i Salit, Bekimi, 30 vjeç, e hapi derën.

"A e njihni këtë person, Mon Gjonbalaj?" një detektiv me shqiptimin e plotë i drejtohet atij me një document në dorë . Bekimi, e kuptoi menjëherë se babai i tij ishte identifikuar.

Sal, dhe dy vëllezërit dhe motra e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, kishin planifikuar të fluturonin për në Kosovë, pastaj të shkonin në Mal të Zi. Në momentin e fundit, arkivoli me eshtrat e Mon Gjonbalaj, u bashkuan me ta, në këtë udhëtim në amshim për Mon Gjonbalaj, për në vendlindjen e tij.

New York Post, shkruajti se tani ai do të prehet pranë shtëpisë së vogël të ndërtuar nga familja e tij - për të kaluar përjetësinë, në një varr midis anëtarve të tjerë familjes, farefisit dhe bashkëvendasve të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat