20 vjetori sulmeve terroriste, në mesin e viktimave që humbën jetën ishin edhe tre shqiptaro-amerikanët

Amerika

20 vjetori sulmeve terroriste, në mesin e viktimave që humbën jetën ishin edhe tre shqiptaro-amerikanët

Nga: Beqir Sina, New York Më: 10 shtator 2021 Në ora: 06:21
Arkiv

Sot përkujtohet 20-vjetori nga sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy aeroplanë të përdorur nga terroristët e “Al Qaida”-s goditën dy Kullat Binjake, në New York, një Aeroplan u rrëzua në Pensillvani, dhe një tjetër goditi një pjesë të Pentagonit.

Në sulmin e 11 shtator të vitit 2001, humbën jetën rreth 3 mijë persona, duke u bërë kështu një nga sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

Por në mes të mijëra viktimave, ishin dhe tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, që punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur si “Kullat Binjake”.

Ata humbën jetën në sulmin terrorist dhe përkujtohen çdo vit bashkë me viktimat e tjera të asaj tragjedie.

Tashmë çdo 11 shtator familjarët e tri viktimave si çdo ritual mortor vjetor presin e përcjellin njerëz dhe vizitojnë memorialët e anëtarëve të familjeve të tyre, që humbën jetën më 11 shtator.

“Tani do të jemë në duart e Zotit”

Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, punonte në njërën prej Kullave Binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. 60-vjeçari kishte qenë në katin e 105-të kur i kishte telefonuar të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani “ai do të ishte në duart e Zotit”.

Duke kujtuar larësin e dritareve WTC Roko Camaj. Një trëndafil i bardhë është vendosur në emrin e Roko Camajt në Memorialin e 11 Shtatorit.

Roko Camaj kaloi gati gjysmën e jetës së tij të “varur” nga litarët mbi 1.300 feet(364 metra) mbi tokë, duke larë jashtë xhamat e dritareve të gradaçelës në Qendrën Tregtare Botërore.

I lindur në vendin e vogël ballkanik të Malit të Zi, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1969 dhe filloi të punojë në WTC si një pastrues, në 1973, duke përdorur një makinë larëse dritaresh për kompaninë e mirëmbajtjes (maintenance) ABM Industrie.

Sot, një trëndafil i bardhë i vendosur në emrin e tij në “parapetat” e mermerit ngjyrë të zezë, me gërmat prej bronzi në pishnat që nuk mbushen asnjëherë, në përkujtim të 9/11, shënon atë që do të kishte qenë ditëlindja e tij.

Barrierat prej memeri me geërma bronzi që rrethojnë pishinën e Veriut mbartin emrat e viktimave të 11 shtatorit, përfshirë ata që ishin në Kullën 1 dhe në fluturimin 11 të American Airlines që rrëmbyesit përplasën në ndërtesë, si dhe ata që u vranë në një sulm terrorist me bombë më 26 shkurt 1993, në Kullën e Veriut.

Kullat Binjake - World Trade Center

Shumica e 43,600 dritareve të World Trade Center, deri ditën e shkatërrimit, më 11 Shtator 2001, u pastruan duke përdorur një pajisje të ndërtuar me porosi që lëvizte se një “parashut” lart e poshtë në çdo kullë, sipas librit "Qyteti në Qiell".

Por për shkak se dritaret në katet e sipërme të Kullës së Jugut ishin bërë nga xhami “qorrë” për të siguruar pamje të gjera nga dhomat dhe zyrat, ato duheshin larë me dorë. Kjo ishte puna e larësit të dritareve Roko Camajt, dhe ai e donte atë punë.

“Jam vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson, "I pati thënë Camaj, autores së një libri për fëmijë të shkruar për të të treguar atë punë që ishte " Biznes i rrezikshëm " sipas autores së librit.

Sipas New York Times, gruaja e tij, Katrina, kishte menduar se ai lante vetëm dritaret e brendshme, derisa ajo lexoi një gazetë që shkruante për librin "Qyteti në Qiell", libër që detajonte punën e Rokos në World Trade Center.

Artikulli vuri në dukje se gruaja e tij "ishte aq e shqetësuar nga lartësitë sa që, pas një vizite në vendin e punës së tij në WTC, sa që ajo i kishte thënë Rokos, "se as nuk do t'i afrohej më vendit të punes së tij për të pare se nga çfarë lartësie dhe i varur me litar si me parashutë".

Mirë po tregonte gruaja e tij - ai kur u kthye neë shteëpi u përpoq t’ia ndryshonte mendjen, duke i shpjeguar bashkëshortes (Katrina), se ai ishte i sigurt në parzmoren e tij dhe “shporta” që mbante e lidhur me litar ishte tepër e sigurt.

Roko dhe familja

Ai ishte baba i tre fëmijëve të rritur. Kur ai nuk ishte në punë, Camaj kalonte kohë në shtëpi me gruan e tij me shtetitje në parkun dhe bëreë pazarin në shitoret në lagjen Manhasset, Long Island, aty dhe ku ai banonte prej vitesh.

Camaj humbi jetën kur kulla u shemb...

Në mëngjesin e 11 shtatorit, ai telefonoi Katrinën në orën 9:15 të mëngjesit nga kati i 105 -të i Kullës së Jugut, ku ishte bllokuar me të paktën 200 persona të tjerë. Ai gjithashtu foli me Autoritetin Portual të Nju Jorkut dhe zyrën së operacioneve emergjente në Nju Xhersi nëpërmjet aparatit të tij radio dore. Megjithë njohuritë e tij gati 30 -vjeçare për kullat, për fat të keq, nuk ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar atë mëngjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat