New York/Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” lutje për viktimat e 11 shtatorit

Amerika

New York/Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” lutje për viktimat e 11 shtatorit

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 11 shtator 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

NJU JORK - Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" në Hartsdale – New York, në çdo 11 Shtator, është duke u lutur për 11 Shtatorin, sulmin terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katër aeroplanë të përdorur nga terroristët e “Al Qaida”-s goditën dy Kullat Binjake, në New York, një Aeroplan që u rrëzua në Pensillvani, dhe një tjetër goditi një pjesë të ndërtesës së Pentagonit në Uashington.

Në sulmin e 11 shtator të vitit 2001, humbën jetën gati 3 mijë persona, në mes të mijëra viktimave, ishin dhe tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, që tre punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur si “Kullat Binjake”.

Ata humbën jetën në sulmin terrorist dhe përkujtohen çdo vit bashkë me viktimat e tjera të asaj tragjedie. Çdo 11 shtator familjarët e tri viktimave si çdo ritual mortor vjetor presin e përcjellin njerëz dhe vizitojnë memorialët e anëtarëve të familjeve të tyre, që humbën jetën më 11 shtator.

Dy heronjë të 11 shtatorit, Simon Dedvukaj, 26 vjeç dhe Rrok Camaj, 60 vjeç ishin punonjës të Kullës së veriut, njërës prej dy gradaçieleve që u shkatërruan dhe humbën jetën dhe dy kan qenë pjestarët – besimtarë të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" në Hartsdale – New York.

Kjo kishë çdo 11 Shtator vjen me një lutje të veçantë për meditim dhe reflektim për të gjithë ata që humbën jetën, e të gjitha besimeve, racave e kombësive, më 11 Shtator 2001, dy dekada më parë.

"Kjo lutje i përket të gjithë amerikanëve, pavarësisht se cili është besimi ose emërtimi i tyre, pasi Kisha lutet për të gjithë ata që kanë humbur jetën atë ditë. Kjo faltore sot është për t'i thënë botës se drita do të shkëlqejë gjithmonë përmes errësirës dhe errësira nuk do ta kapërcejë kurrë atë"

Prandaj, nuk duhet të harrojmë e as të heshtim duke u lutur, për të djeshmen dhe të sotmen, për ata që ikën nga kjo jetë dhe për ata të gjallë që kanë më shumë nevojë për lutje. Lutja është arma më e fortë për njeriun, thotë Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" në Hartsdale – New York.

20 vjet kaluan dhe gjithmonë do ju kutojmë - Lutemi për viktimat e 11 Shtatorit

“2 Kulla u shuan dhe 2 tjera u ndërtuan, por terrori që shkaktojë me 11 Shtator 2001 në Nju Jork, Pennsylvania dhe Pentagoni në Washington, do të jenë gjithmonë një nga ditë më të zeza në Historinë e Amerikës. Jetët e humbur, Frika dhe Tronditja, kanë lënë plagë për shumë familjare si edhe për ne që e përjetuam me trishtim të madh. Por shpresa në Zotin dhe forca për të vazhduar jetën, na banë ma të ndërgjegjshëm për ta kuptu se djalli punon gjithmonë për të shkatrru edhe atëherë kur nuk e mendon njeriu. Prandaj, nuk duhet të harrojmë e as të heshtim duke u lutur, për të djeshmen dhe të sotmen, për ata që ikën nga kjo jetë dhe për ata të gjallë që kanë më shumë nevojë për lutje. Lutja është arma më e fortë për njeriun. Nanë Tereza thoshte “ Çdo gja fillon me lutjen” dhe “Kam besuar se lutja ndyshon çdo gja, por tani e di se Lutja na ndryshon ne, dhe ne mund ti ndryshojmë gjanat”. Lutemi për viktimat e 11 Shtatorit .”

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat