SHBA/NEW YORK: Qendra Turkevi më e madheja në botë inagurohet në Manhattan

Amerika

SHBA/NEW YORK: Qendra Turkevi më e madheja në botë inagurohet në Manhattan

Nga: Beqir SINA – New York Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:21
Qendra Turkevi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përurojë Qendrën Turkevi 36-katëshe në Manhattan. Në ceremoninë e përurimit dotë marrin pjesë 40 lider nga mbarë bota, përfshirë Kryeministrin Edi Rama.

Media turke njofton se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, nisë do të bëjë një vizitë katër-ditore në NewYork/SHBA, për të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në selinë e OKB -së në Nju Jork, Erdogan do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme, e cila filloi të martën me, 14 shtator.

Erdogan pritet gjithashtu të ketë takime dypalëshe me udhëheqës të vendeve të ndryshme në margjinat e asamblesë.

Ai gjithashtu do të përurojë Qendrën Turkevi 36-katëshe në Manhattan.

Ndërtesa, e cila është e “stolisur” brenda saj me piktura me motive arkitektonike tradicionale turke, veçanërisht nga Perandoria Seljuk, në ngjyrat të kaltërt, blu dhe të bardh. Ajo është në përshtatje me gradaçielet për rreth dhe ngrihet lart në qiell në formën e një tulipani dhe mund të shihet nga qendra e qytetit Manhattan, Lumi Lindor (East River) dhe qyteti i Queens - lagjia Long Island.

Ndërtesa u projektua si një rrokaqiell simbolik që do të shtojë në horizontin e Nju Jorkut, një nga qytetet më ikonë të botës, për numërin më të madh të rrokaqiellve dhe do të pasqyrojë kulturën, historinë dhe diversitetin turk. 

Qendra Turkevi Center, një rrokaqiell 36 katësh është Projektuar nga kompania Perkins Eastman, me një strukturë të lart 171 metër/ 563-feet/këmbë e gjatë dhe është në një truall në cep të rrugës First Avenue dhe East 46th Street dhe do të shërbejë si konsullatë për Republikën e Turqisë.

Kjo ndërtes gjigande përveç 36 kateve mbi tokë, ka edhe disa kate nën dhe,  shumica e të cilave duken thelbësisht për përdorim të plotë. Një pjesë e vogël e ndërtesës në lartësinë jugore pranë pikës së mesit është gjithashtu në proces të përfundimit të plotë.

Nga lart, me dronë mund të shikosh një çati të pjerrët me xham të pjesshëm reflektues dhe çarje në ajër të hapur midis kornizës së “çatisë” që rrethon një tarracë në natyrë.

Panelet janë vezulluese në përshtatje me dritat dhe janë metalike me skalitje me motive arabe që mund të vrehen  nga muri i pjeses veriore dhe janë të gjitha në  të gdhendura. Për rreth tij muri mbështillet me materiale të atriumit prej xhami që perdoret për pallatet shumëkatëshe në përshtatje me rrokaqijet e tjera në anën lindore përballë Lumit Lindor/East River.

Kjo ndërtes e qelqt në bregun lumit që lidhë dy qytetet Manhattan dhe Queens(821 First Avenue) nga ana panoramnamike përzihet në mënyrë të përsosur në horizontin zemrës së Nju Jorkut - Midtown dhe bashkohet me ndërtesat e tjera të larta që janë edhe monumentet e tjera të rëndësishme si : ndërtesat: Chrysler, One Vanderbilt e Kohn Pedersen Fox dhe Pallati i Kombeve të Bashkuara dhe Norman Foster.

Qendra kulturore turke në New York, që padyshim se është më e madhëja në botë “Turkevi Center “ do të japë 102,000 metra katrorë hapësirë ​​komerciale në zyra dhe perdorime të tjera në 15 katet e e pronës së Turqisë në Manhattan.

Një katë do të jet “Xhamia” me një sallë  falëtore  lutjesh. Pjesa e lartme dhe që zë 2/3 e ndërtesës janë Konsullata e Turqisë zyrat e degëve të pasaportave dhe vizave që nga katet e shtatë, të 11 -të dhe të 16 -të. 

Më sipër, 40,195 metra katrorë hapësirë ​​janë 20 apartamente banimi që do të përdoren si për stafin e Konsullatës por edhe për Misionin e Përhershem të Turqisë në New York. 

Një kat lartëm përfshinë një palestër , një hapësirë ​​të përbashkët të tarracës në natyrë në katin e 20 -të dhe një garazh parkimi nëntokësor për automjetet.

Projekti i njohur si "Qendra Turkevi" në 821 United Nations Plaza do t'i shërbejë Konsullatës së Përgjithshme dhe Misionit të Përhershëm të Republikës së Turqisë në Shtetet e Bashkuara. Ndërtesa përbëhet nga zyra dhe rezidenca diplomatike për stafin e përhershëm dhe vizitorët. Këto janë dy opsione për projektin e ndërtuar nga kompani Turke dhe Amerikane në, një opsion "si i opsionit të duhur" dhe një opsion "shtesë FAR”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat