Lobi Shqiptaro Amerikan iu bënë thirrje mërgimtarëve për unitet

Amerika

Lobi Shqiptaro Amerikan iu bënë thirrje mërgimtarëve për unitet

Nga: Hafiz Shala, New York Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Kur gjërat filluan të mbarën sipas vullnetit dhe vërdiktit të sovranit si rrjedhojë e zgjedhjeve të fundit për ndryshim kualitativ dhe në interes të shtetit të Dardanisë, djallët si kujdestar e të keqës dhe frikës nga ndryshimi rrënjësor sepse për fatëkeqësinë e popullit dhe të Republikës së Dardanisë, një mori udhëheqësish, i ka rrok paniku nga se duhet të ulën në bankën e të akuzuarve.

Lobi Shqiotaro Amerikan në krye me Josef Dioguardin, zonjën Sherley Cloys- Dioguardin dhe Bordin Ekzekutiv, bëri një analizë në të cilën e vlerësuan se Liga Shqiptaro Amerikane, edhe njëhere duhet t’i përvjelë duart për të vepruar përmes Kongresit dhe Senatit Anerikan, në mbrojtje të Republikës së Dardanisë si nga struktura të dështuara në politikë bërjen nga ish kasta politike, me rrezik që edhe pas më tepër se njëzet vite çlirimi dhe pavarësia, të marrin kahjen e gabuar, të dëmshme dhe të rrezikshme për gjeneratat e ardhshme, duke mos respektuar gjakun e derdhur për liri dhe dërguar e amanetin e tyre në vend, porosi për të gjallët të cilët e gëzojnë lirinë dhe për një të ardhme të gjeneratave të reja për të mbetur në Dardani.

Duke u nisur nga imperativi i kohës dhe momentit më aktual, Lobi Shaiptaro Amerikan i vetmi i regjistruar në SHBA pranë Uashington DC-së, u bënë thirrje bashkatdhetarëve sikur në vitet më të fuqishme kur Lobi organizonte demonstrata ndër avenyet më frekuentuse si psh. në Avenyen 5 -të në Manhatan, kësaj radhe iu ftojmë që të merrni pjesë jo në demonstratë por në përkrahje të Senatorit Bob Menendez- Kryetar i Komitetit për marrëdhënie të punëve të jashtme në Senatin Amerikan, postin të cilin e ka mbajtur Presidenti Joe Biden, asokohe në cilësinë e Senatorit i cili ishte krahu i djathtë i Lobit Shqiptar për 30 vite më radhë kur, mbrohej çështja e Dardanisë dhe ajo shqiptare në përgjithësi.

Senatori Menendez i cili këtë post e ushtronë për 16 vite, iu është përgjigjur ftesës së Lobit Shqiptar i gatshëm që të kyqet, të ndihmojë dhe të vazhdojë rrugën e ish kolegut të tij, tani Presidenti Joe Biden, në shenjë respekti dhë përkushtimi.

Në një darkë pune në mes të, zotit Dioguardi, zonjës Sherley Cloys-Duoguardi, Agim Aliçkaj dhe (une), Hafiz Shala, dhe në bazë të bisedave paraprake të çiftit Dioguardi me stafin e Senatorit Bob Menendez, u vendos që, më 26 shtator, në ora 2:30 ( PM), pasdite, të mbahet takim miqësor e konsultativ, duke shtruar pyetje e përgjigjje dhe sugjerime se si të veprohet rreth temave me të cilat tani Dardania po ballafaqohet në bisedimet më Serbinë dhe, ndikimi i Senatit dhe Kongresit Amerikan më kyqjën e SHBA-ve në këtë dialog.

Detajet rreth pjesëmarrjes, kontributit dhe të tjerave, mërgimtarët tanë në SHBA, i gjejnë në facebookun e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv me të gjitha detajet.

U bëj ftesë të gjithë mërgimtarëve, miqëve, dashamirëve, me një fjalë të shqiptarëve që, kur është interesi i vendit, asnjëhere nuk kemi hezituar, as ne paqe e as në luftë ta jepim atë që kërkohet brenda mundësive tona.

Njëherit, është nder dhe krenari e jona pasi, këto ditë në Neë York, për vizitë, gjendët Presidentja, Zonja Vjosa Osmani bashkë me Ministrën e Punëve të Jashtme, Zonjën, Donika Gervalla e bija e heroit, Jusuf Gërvalla.

E përgëzojm zonjën Vjosa Osmani, për guximin, vendosmërinë dhe patriotizmin që ta ndal të keqën për vendin, publikishtë u distancua ndaj ish-udhëheqjës së saj partiake e cila luante me fatin e vendit dhe, me tërësinë territoriale të Republikës së Dardanisë

Kur ka qenë dhe është në pyetje atdheu, mërgimtarët si pjesa më e ndershme e shqiptarisë, kurrë nuk ka hezituar.

T’i tregojmë Senatorit Bob Menedez, se jemi të bashkuar dhe të përkushtuar për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat