New York/ Bronx, u inagurua “Qendra e Mirëqenies - Illyria Communty”

Amerika

New York/ Bronx, u inagurua “Qendra e Mirëqenies - Illyria Communty”

Nga: Beqir Sina, New York Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Senatori democrat i New Yorkut, Chuk Schumer, këshilltari Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, prenë shiritin inagurimit “ Qendra e Mirëqenies - Illyria Communty”, në Bronx – New York

BRONX NYC : Një ceremoni e prerjes së shiritit të inagurimit të “Qendra e Mirëqenies “Illyria Communty”, u mbajt në Pelham Parkway Bronx NY, e Diel(19 shtator,2021) shoqëruar kjo me fjalime përshëndetse, dhe një program të pasur kulturor e artistik nga grupet e fëmijëve të shkollave shqip në komunitet.

Illyria Communty and Wellnes, në Jacobi Rotunda Pelham Parkway - South Bronx NY, është një strukturë e rinovuar multimilionëshe( 8.7 milion dollar), e cila u inagurua me prerjen e shiritit nga Senatori democrat i New Yorkut, Chuk Schumer, këshilltari Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla.

Ndërsa e moderuan dy artistët e komunitetit Elona Paja & Julian Biba, këtë qendër kulturore e bekoi dhe e përshëndeti Dom Pjetër Popaj – Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale NY.

Të pranishmit i përshëndetën Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Richie Torres - Bashkëkryetar i Grupit Shqiptar në Kongresin Amerikan dhe Asamblesiti Michael Benedeto.

Proklamat përsheëndetse u dërguan dhe nga Bronx Borough President Ruben Diaz Jr., Asambleistja Nathalia Fernadez dhe Senatorja Alessanda Biaggi e tje.

Po ashtu përshëndetje dhe urime për “ Qendra e Mirëqenies - Illyria Communty”, në Bronx – New York, në ceremonin e inagurimit dërguan edhe dy kryeministrat shqiptar, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Përshëndeti, ceremonin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, e cila së bashku me diplomatët e Kosovës në SHBA, Ambasadorin e Kosovës në Uashington Valdet Sadiku, dhe Konsullin e Përgjithëshëm të Kosovës në New York, Ambasadori Frymëzim Isufaj, anëtar të delegacionit nga kjo ministri, dhe diplomatët e Republikës së Kosovës në New York, dhe Washington, morën pjesë në ceremoninë festive me rastin e inagurimit të kësaj qendre.

Asnjë diplomat ose përfaqësues i Shqipërisë, nuk mori pjesë në inagurmin e “ Qendra e Mirëqenies - Illyria Communty”, në Bronx – New York.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë gjithashtu qindra shqiptar, zyrtar të lart të qytetit të Bronxit, lider të komunitetit, klerik të të tri besimeve, veprimtar e activist, nxënës shkollash, student e studente, artist të komunitetit, biznesmen dhe filantropist si dhe media locale dhe ajo e komunitetit Shqiptar

"Qendra Illyria Communty and Wellnes, në Jacobi Rotunda në lagjen Pelham Parkway - South Bronx NY, një nga lagjet me të populluara e komunitetit shqiptar, tani mund të shfrytëzohet për çdo aktivitet dhe mund t’i jepet kujtdo për , të zhvilluar aktivitet e tyre kulturore e sportive, klasat e mësimit, hapjen e ekspozitave, ose shfaqjen e filmave, mbajtjen e festivaleve, koncerteve, promovimin e librave, dhe aktiviteteve sportive , të gjitha në salla të veçanta", tha Mark Gjonaj.

Kjo është futi i një pune disa vjeçare, tha Gjonaj : “Pas shtatë vitesh punë të palodhur dhe angazhim të komunitetit me zyrtar të zgjedhur të Qytetit dhe Shtetit New York, mbi 8.7 milionë dollarë të investuar, tani do të kemi një qendër komuniteti dhe Wellness(Mirëqenies) në Qendrën Mjekësore Jacobi,” shpjegoi Gjonaj.

Ai tha se “Qendra Illyria Communty and Wellnes, do të shërbejë si një qendër Mirëqenie, shoqërore dhe trashëgimnie për komunitetin e madh shqiptar, dhe të tjerët, duke ofruar një sërë shërbimesh dhe nismash të tilla si auditore, palestër, programe Wellness, mësim gjuhë shqip, art dhe programe kulturore për familjet, të rinjtë dhe programe për të moshuarit, me lehtësira dhe falas,” që përfshijnë:

Program arsimor për mirëqenien

Klasat e gjuhës dhe artit shqip

Biblioteka dhe qendra e mësimit të teknologjisë

Palestër mbi 11,000 metra katrorë me palestër dhe pajisje stërvitore

Auditorium me 400 vende

Salla e Konferencave me 250 vende

Kopshti i Komunitetit

Bazat dhe aktivitetet në natyrë

Këshilltari Mark Gjonaj i cili është dhe protoganisti kryesorë, dhe kontribues financiar i kësaj qendre, theksoi se ne mezi po presinim që Komuniteti Shqiptar me Qendrën e Mirëqenies, të shërbejë dhe të bashkojë komunitetin dhe të ndikojë pozitivisht, që të pasurojë jetën e të rinjve dhe pleqve, të komuntetit shqiptar, duke mbajtur gjallë trashëgiminë dhe kulturën tone Shqiptare.

Ai faleminderoi me këtë rast të gjithë ata që kontribuan, dhe punuan për vite me radhë që vizioni i Komunitetit Illyria dhe Qendra e Mirëqenies të bëhet realitet për brezat e ardhshëm: organizatat e shoqatat e komunitetit, aktivist, udhëheqës dhe filantropistët.

Falënderim i veçantë ai drejtojë për: Christopher J. Mastromano, CEO, NYC Health Hospital Jacobi North Central Bronx

Kryetari i Asamblesë së NYS Carl Heastie

Kryetari i NYC Bill de Blasio

Presidenti i Bronx Borough Ruben Diaz Jr.

Kryetari i Këshillit të NYC Corey Johnson dhe shumë të tjerë.

Inagrurimi i Qendrës së Mirëqenies “Illyria Communty”, mbas prerjes së shiritit dhe fjalimeve u shoqërua me një preformacë të pasur nga grupet e vallëtarve të shkollave shqipe dhe të fëmijëve :

Grupi i valltarve Shkolla Alba Life, Chlidren i Shkollës Shqiponja, Grupi i Vallëzimit Rozafati, Grupi i Vallëzimit Freski Ana e Malit,Grupi i Vallëzimit Shoqata Kraja,Qendra Rinore Shqiptare Greenwich & Performanca të tjera.

Njëhereshit grupeve të valltarve, u nderuan me trofe së bashku me fëmijët që preformuan, shkollat dhe grupet, si dhe Jacobi Medical Center COO Jordana Bailey.

Në fund u shtrua nje pritje me ushqime tradicionale shqiptare, sponsorizuar nga këshilltari Mark Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat