Kujtesë: Fitnete Rexha: Kur shkoj në Kosovë, marr forcë të re!

Amerika

Kujtesë: Fitnete Rexha: Kur shkoj në Kosovë, marr forcë të re!

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:31
Fitnete Rexha

BENSONHURST BROOKLYN  NYC: Është, thuajse e pamundur të gjesh një vend si Shqipëria e viset e tjera etnike shqiptare, ku të kenë mbetur kaq origjinale, kaq te dashura dhe të ruajtuara pastër, vlerat e vërteta të këngës, melodisë e valles popullore, shqipe. Pasi, siç dihet gjatë gjithë asaj periudhe të egër degraduese për artin e muzikën, gati gjysëm shekulli të sundimit komunist në Shqiperi e në viset e tjera etnike shqiptare, pësoj ç'do këngë popullore, melodi e valle. Asgjë, nga kjo gjini nuk i shpëtoj dot realizmit socialist, ku në gjithçka do të "ngjyhej" pak ose shumë, me emrin e diktatorit, ose 'parrullat' dhe 'vepra e partisë'. 

Një ndër ato ishte edhe kënga e Fitnete Rexhës, e cila megjithatë thuhet se ruante të pastra e origjinale notat e melodinë mozikore tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Ja vlen patjetër të përmendet kjo dukuri, se në Shqiperi, sot, mbasi kjo gjini e muzikës është kthyer me gjithë forcën tipike, origjinës së saj, prej edhe nga e ka burimin zhanrri i pashtershm muzikor, të cilën ne na pëlqen ta quajmë prej andej nga rrjedh ky burim - "Gurra popullore". 

Image

Megjithë, vështërsit e të ashtuquajturës kohë moderrne të muzikës së sotme, kudo në botë nga derdhja e pa permbajtëshme dhe e "pa mëshirshme" të zhandreve e stileve të tjera të muzikës, si ajo e kultivuar, rrok, pop, rap, tekno, tallava, e tjera e tjera, kënga popullore shqiptare është e dashur e bukur dhe e dëgjuar kudo. 

Pra, e parë në këtë këndëvështrim, sipas muzikantëve muzika jonë, kënga, vallja si dhe melodia popullore, tek ne shqiptarët në të gjitha trevat, janë edhe me të dashura edhe më të bukura, se në të gjitha kohërat që nga origjina e hershme dhe e mjegullt deri ne ditët tona, me tërë kompleksitetin e bukurinë e kësaj gjinie të mrekullueshme muzikore.

Le t'i hedhim një vështrim këtij zhandri muzikor, jashtë kufinjve të saj e t'i bindemi këtij fakti. 

Image

Vetëm, në SHBA nuk ka familje shqiptare në Diasporë, klub shqiptarësh, dasëm, diplomim, datëlindje, synet, fejesë, festa kombëtare, e tubime të shoqëruara me muzikë popullore, autovetur private, që nuk do të dëgjosh dhe të argëtohesh me zërin e ëmbel dhe të bukur të këngëtarve shqiptarë, melodisë e valles popullore shqipe. 

Këngëtarët e këngët, e të gjitha viseve shqiptare, çdo ditë i dëgjon në çdo mjedis shqiptarë këtu në Diasporë, shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Kosova Lindore, shqiptarët e Malit të Zi e ata të FYROM-it, Çamërisë, e nisin dhe e mbyllin ditën me këngët e vallet shqiptare. 

Kështu, ndodhi edhe, kur 15 vjet më parë në një lagje emigrantësh këtu në Brooklyn, Bensonhurst,  gazeta kombëtare Bota sot, mësoi se si mysafire e mergatës shqiptare, kishte ardhur tek djali i saj, Arben Rexha, për vizitë këngëtarja e Shqipërisë së Mesme, zonja Fitnete Rexha, e cila vdiq një vit më pas kësaj interviste nga një sëmundje e rëndë. 

Image

Atë ditë kur shkoi të intervistojë ish- komshinë time të dashur, dhe të respektuar duke ngjitur shkallët e një pallati në njërën prej lagjeve të Nju Jork-ut, në Bruklin, ku është jetonte me familjen e saj e ndjera Fitnete Rexha, zëri i saj i mrekullueshëm, tingujt e melodisë popullore, dhe hareja e këngës së bukur popullore të Shqipërisë së Mesme, ndjeheshin e ushëtinin, kënaqëshëm në këtë mjedis njujorkez, sikur të ishte një koncert i madh me këngëtaren e mirënjohur, Yllin e Muzikës popullore, Artisten e Mertiuar, zonjën Fitnete Rexha.

Fitnete Rexha, dje ashtu si edhe Merita Halili, sot e cila është me të vërtet një Mbretëreshë tjetër kjo e këngës Popullore të Shqipërisë së Mesme, dihet nga të gjithë se i përket atyre këngëtarve të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, që asnjëherë nuk mundën t'a veçojnë jetën e tyre nga kënga popullore e kësaj zone, Shqipërisë së Mesme. Mbasi, ka qenë, pikërishtë kjo këngëtare brilante, që së bashku me zërat e tjerë, që për më se gjysëm shekulli, e bënë së bashku të pavdekshme këngën e mrekullueshme popullore të Shqipërisë së Mesme, e bënë atë që të jetë edhe më e dashur dhe më e kërkuar se asnjëherë tjetër, edhe sot e kësaj dite.

Fitnete Rexha, ka qenë pjesë edhe Festivalit të Dizhonit - Francë, dhe kthimin prej andej me të famshmin "Gjerdan të Artë" me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili ka qenë një nga vlersimet më të larta në botë të këngës e valles popullore shqiptare në të gjitha kohërat.

Duke mbledhur disa prej vlersimve dhe mendimve të kësaj këngëtareje shquhen edhe këto: Artsiti i Merituar këngëtari shkodran Xhevdet Hafizi në një reportazh përgatitur për jetën artistike të këngëtares ai do të thoshte se: "Fitnete Rexha, është Arstiste e Popullit. Pamvarsisht, se asaj nuk i janë dhënë të gjitha ato meritat, që ajo me të vërtet meriton. Kështu si Fitnetes, nuk na janë dhënë edhe neve një pjese tjetër artistësh. Por, unë mendojë se Fitnetja është Artiste Populli, bëhet fjalë këtu për të gjithë atë popull që e ka dëgjuar dhe adhuruar atë. Me daljen në skenë të kësaj këngëtarje filloj edhe të njihej kënga popullore e Shqipërisë së Mesme. Pra, sipas këngëtarit shkodran Hafizit, për Fitnete Rexhën, fletë kënga e saj, kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, pasi qe ajo që e bëri të njohur dhe për këtë ajo ka merita të mëdha. Dhe me të drejtë populli Fitnete Rexhën e ka quajtur "Mbretëresha e e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme".

Në po të njëjtin program shumë bukur është shprehur edhe kolegëja e Rexhes, këngëtaraj Naile Hoxha, Artiste e Merituar. Ajo ka thënë se Fitnetja, ashtu siç është një grua e mirë, është edhe një këngëtare e mrekullueshme. Dalja në skenë dhe këngët e saja ngrinin në peshë gjithmonë zëmrat e mijëra adhuruesve të muzikës popullore në Shqipëri, Kosovë, Diasporë dhe kudo ku ajo këndoi.

Ndërsa, Halil Molla, muzikant, në pyetjen e RTVSH se a ke diçka për të thënë për Fitnete Rexhën. 

Image

Ai është përgjigjur se: "Të flasë për Fitneten nuk ka diçka, por ka shumë për të thënë. Sepse, ajo është bilbili i muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, për më se gjysëm shekulli". Gjatë kësaj periudhe atë e dëgjoi ç'do shqiptar, nga të gjita trevat por edhe nga Diaspora. E dëgjuan dhe e adhuruan të gjithë për taletin e lindur, të zërit të bukur dhe të cilësive që ajo përcolli me muzikën popullorë të Shqipërisë së Mesme. Kështu që ajo, i ka siguruar vetes vendin e merituar, në sfondin e artë të muzikës popullore, duke ruajtur të pastra vlerat historike të saj.

Duke vazhduar me artistët, flet për Fitnete Rexhen edhe Ali Azbia, muzikant i Radio Tiranës. Azbia ka mendimin se Fitnete Rexha është një këngëtare tipike e Shqipërisë së Mesme. Sespe, në këtë gjini të këngës popullore për të gjithë këngëtarët, ajo shkëlqeu gjatë gjithë kohës që ajo këndoi. Gjithësesi, thotë ai, interpretimet e saj me origjinalitetin e rradhisin këtë këngëtare si nga të veçantat duke e bërë atë, këngëtare, modelin e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme.

"Mbretreshën e këgës popullore të Shqipërisë së Mesme", e ka quajtur në mendimin e tij edhe këngëtari i muzikës popullore elbasanase Medi Zena. Nga Elbasani një gazetare ka marrë menidmin e një këngëtareje tjetër, është Zina Zdrava, ajo që thotë se për mua Fitnete Rexha, është një këngëtare e madhe. Pasi që edhe unë vetë thotë ajo shpeshherë jam mundur ta imitoj këtë këngëtare në repertorin e saj. Një sadisfaksion për mua ka qënë edhe kënga e repertoit të Fitnetes "Mu na ty ke shtatë Zymbylat" kënduar prej meje dhe që mori falenderimet e Fitnetes.

"Fitnete Rexha, është njëra prej artisteve të këngës popullore, nga më të mëdhat që ka Shqipëria. Është, ajo e cila nuk ngelet vetëm në kuadrin e një këngëtareje, por se ajo është një histori, është një arkiv e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, ka thënë Selim Ishmaku, kompozitor në mendimin e kërkuar prej tij në një televizion shqiptar. 

Për Fitneten thotë ai, ka shumë gjëra për të thënë: "Repertori i sajë kryesishtë i pastër, në të gjitha rastet kurr nuk ka pasur huazime, një vokal i cili nuk mund të harrohet kurrë nga veshi i dëgjuesit të saj dhe së fundit mënyra natyrale e interpretimit dmth. jetëgjatësia e këngës së saj që e bën atë të pavdekshme".

Po në të njëtin televizion ka folur edhe Sherif Kujofca, gazetar shqiptar i Kosovës. 

Kujofca, ka treguar se ai i ka konsideruar veten si të rritur me këngën popullore të kënduar nga këgëtarja e Shqipërisë së Mesme, Fitnete Rexha. Ai, ka thënë se: "Fitnetja ka pasur rol dhe ndikim në gjigjinë e muzikës popullore në Kosovë. Në Kosovë, ajo është tepër-tepër e njohur. Fitnete Rexha ka dhënë kreacione të mrekullueshme tek adhuruesi i muzikës popullore në Kosovë. Ajo është bërë e njohur atje shumë më përpara se tani që në kohërat më të errëta. Në Kosovë është një befasi", thotë ai, se Fitnete Rexhën thonë shumë vetë e njohin edhe si këngëtare Kosovare".

Ndërsa, kolegu ynë Llukman Halili (gazetar) ish- redaktor i gazëtës Bota sot në Cyrih (Zvicer), për disa vjet kur iu kërkua një mendim për këngëtaren Fitnete Rexha, ai tha se është nderi i gazetës kombëtare "Bota Sot", që në faqet e saj të jetë e pranishme me eskluzivitetin e saj, kjo këgëtare kaq e dashur dhe e mirënjohur e këngës së bukur popullore të Shqipërisë së Mesme në të gjithë botën shqiptare, atë të muzikës popullore.

Duke marrë shkas nga 15 vjetori i kësaj interviste, realizuar në Nju Jork, ku ajo kishte ardhur se për her të fundit në një vizitë private pranë djalit të saj, Fitnetja do të na jepte edhe vetë disa mendime rreth vetes si këngëtare, dhe muzikës popullore. 

Asgjë nuk ishte e papritur, Mbrëtresha e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, zonja Fitnete Rexha shfaqi një kënaqësi të veçantë, që po intervistohej nga gazeta jonë, për të cilën ajo kishte një respekt të veçantë. 

Ajo tha se tani pas shumë e shume intervistave dhe kontaktve të shumta me median e interpretimeve, m'u dha rasti të hyjë edhe në faqet e gazetes kombetare "Bota Sot" gazetës më të madhe dhe prestigjoze nga Kosova.

Zonja Fitnete Rexha tha se gazeta "Bota Sot", është e njohur për të si gazeta më e madhe në të gjithë hapsirën shqiptare. Këtë fakt tha ajo e kam vrejtur më së tepërmi gjatë vizitave të mia në Kosovë, Zvicër, Gjermani e tjera. Shumë lexues mbanin në duar një kopje të kësaj gazete. Pra, do të thoshte e ndjera 15 vjet më parë, se të flasë një këngëtar në këtë gazetë, është njëlloj për mendimin tim, sikur të jap një koncert të madh, ku të ndjekin rreth 100 mijë vetë, për mua janë të njëtat emocione, të njëtat përvilegje.

Bota Sot: Zonja Fitnete Rexha, me që ra fjala për Kosovën, të cilën siç na thatë më parë, Ju e keni vizituar disa herë, dhe gjithashtu gazetari Kojufca, ju ka cilësuar si kosovare. Çfarë mendimi keni Ju për Kosovën?

Fitnete Rexha: Kur shkoj në Kosovë, unë them me plot gojën se atje marr forcë të re. Sa herë shkel tokën e Kosvës, kujtoj edhe koncertet e para të 1971-it, emocionet dhe dashurinë për Kosovën. Kujtoj atë kur i madh e i vogël zinin e brohorisinin me aq dashuri e mall për Shqipërinë. Ndaj, edhe sot kur palnifikoj të shkoj në Kosovë, kryesisht në Prishtinë e Gjakovë, e di që duhet të shkoj shumë më përpara se sa e palnifikoi, ngaqë kam shumë adhurues, miq e dashamirës, që kërkojnë të takohen gjatë gjithë rrugës. Kosova për mua është një mrekulli e veçantë shqiptare.

Bota Sot: Po për këngët tuja, ç'do të thonit?

Fitnete Rexha: Ah!... një pyetje që më sjell një diçka që s'mund ta shpjegoj. Ajo më shoqëron nga do që shkoj, ajo më bën të jem gjithmonë aty ku edhe e kam filluar për herë të parë. Dhe, ajo fillon prej 1951 kur edhe kamë dhënë koncertin e parë. Pikërisht, atëhere kur mora pjesë në një festival të Tiranës, me disa këngë të Shqipërisë së Mesme, ku edhe u nderova me çmimin e parë. Në atë kohë unë isha 15 vjeçare, dhe ky çmim më rriti parakohe më apasionoi marrëzisht me këgën popullore të Shqipërisë së Mesme, gjë që e ruaj ende të freskët edhe sot. Athere unë krijova dhe repertorin tim me këngët e para: si "Po knon gjeli pika-pika", "Këga e Unazës", "Po shkon goca me korr në arë", "Qënke veshur me të bardha" e të tjera...

Bota Sot: Po mirë a mund të na thoni, përafërsisht sa këngë keni kënduar gjithësejt prej këtyre këngëve të para dhe sa koncerte konkretisht keni arritur të bëni?

Fitnete Rexha: Po, si jo!, gjatë karrierës sime kamë arritur të inçizoj mbi 200 këngë vetëm të miat, duke mos përfshirë këtu këngët që unë kam kënduar nga repertori e të tjerëve. Ndërsa ç'faqje zyrtare ose koncerte si mund të quhen ato, kamë dhënë rreth 10800 të tilla, duke mos përfishrë këtu ato ku unë kam marrë pjesë si mysafire e rastit ose ndonjë aheng. Pra këtu më duhet të potencoi një thënje timen, se për më se 45 vite unë mendoj se i kam qëndruar, me sa kam mundur, besnike këngës shqipe, pa e ndalur asnjë moment dhe pa e huazuar atë.

Bota Sot: E kështu Ju, Zonja Fitnete në sa shtete të botës keni kënduar?

Fitnete Rexha: Kam dhënë koncerte të shumta, të lutem të më kuptoni ju dhe lexuesi, këtu bëhet fjalë në kuadrin e ansambleve kombetare, e grupeve të ndryshme, pra në 44 shtete, Koncertin e parë jashtë shtetit e kam dhënë në Moskë më 1957-tën. Mandje kemi marrë pjesë në festivale të rëndësishme, që organizoheshin gati çdo vit nëpër vende të ndryshme. Kam marrë pjesë në festivalin e Vjenës, në Helsinki, në Greqi, Turqi, Rusi, e tjerë. Kemi marë pjesë edhe në festivalin francez "Dizhon" në Francë, ku unë kam kënduar këngën "Ç'u dëshrum me të pa", këngë të cilën edhe në Kosovë, ma kanë adhuruar shumë.

Bota Sot: Ç'mund të na thoni për këngën popullore shqiptare, sot, dhe çfarë porosie keni për të?

Fitnete Rexha: E dua shumë këngën popullore shqiptare të të gjitha trevave dhe të gjithë këgëtarët i dua shumë, e këgëtarët e rinj më dhimbsen. Kur shoh se te ata askush nuk i drejton rreth drejtkëndimit të këngës shqipe, siç u veprua me ne brezin e parë të kësaj muzike. Unë them se ka pak tendeca për "huazime" në veshje e stilizimin e këngëtarve dhe këngëve. Por, do të thoja, këto janë shumë të vogla që nuk duhet të jenë fare, se nuk është edhe e nevojshme pët të qënë. Edhe ne artistët e njohur, nuk lidnëm të tillë, por me ndihmën e të tjerëve, me provojën e pasionin që na karaketrizoi, ruajtëm të pastër traditën e muzikës popullore shqiptare, u bëmë të njohur, të dashur dhe të dëgjuar me këngën popullore të të gjitha trevave, ashtu siç ato buronin. Unë mendoj se të gjithë duhen të nisen nga talenti, interpretimi në skenat ku edhe vetë vlersuesi më i madh, që është populli ynë muzikë-dashës dhe i respektueshëm, të të mësojnë më mirë si si të këndosh dhe se si të kesh suksese.

Bota Sot: Si e kaloni ditën në Tiranë, veç muzikës e artit, a të pëlqen politika si të gjithë shqiptarët?

Fitnete Rexha: Kohët e fundit ndjej shumë kënaqësi, por edhe një farë "lodhje". Njerëzit vazhdimisht më takojnë e më pyesin, kërkojnë të takohemi, janë shumë-shumë gjëra që s'mundet t'i bësh të gjitha. Unë në radhë të parë, jam e dhënë shumë pas familjes sime, dy fëmijëve të mi Arbenit (që jeton këtu në Amerikë) e Shpëtimit në Tiranë, që s'i ndaj anjëherë me këngën time popullore, e lidhur marrëzisht me të, e cila më freskon dhe më bën çdo ditë edhe më të re. Mundohem me sa mundem, me sa kohë që kam, të plotësojë edhe ftesat nga dashamirë, miq, kolegë, adhurues që më thërasin, anembanë Shqipërisë, në Kosovë, Kosovën Lindore, shqiptarët e Malit të Zi, dhe ata të FYROM-it. Dy herë kam qënë e pranishme në Kosovë, Prishtinë e Gjakovë. Me thënë të drejtën, ruaj mbresa të jashtëzakonëshme me Radio Gjakovën. Kur gjatë një interviste dhe komunikimi të drepërdrejtë me audiencën e kësaj Radioje, nga më të dëgjueshmet në Kosovë, adhuruesit e mi kërkonin të dëgjonin këngët e mia, u befasova se edhe nga burgu i Nishit, disa të dënuar shqiptarë, që mbaheshin peng atëherë në burgjet serbe, kërkonin këngët e mia, shumë prej të cilave i kam çuar peshqesh më vonë, se arkiva muzikore e Radios nuk i kishte. Ndërsa, për politikë, di shumë por... them që jam një këgëtare, një shqiptare e mirë, që e dua vendin tim të lirë, demokratik dhe të prosperuar. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat