Princi Leka II pritet me ngrohtësi të madhe në Capitol - Albany

Amerika

Princi Leka II pritet me ngrohtësi të madhe në Capitol - Albany

Nga: Nga Beqir SINA Albany Më: 11 maj 2017 Në ora: 00:46
Princi Leka II në Capitol - Albany

Udhëheqësit e të dy Dhomave të Përfaqësuesve të Shtetit të New Yorkut folën për aktin e pashembullt të shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjëve në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë, Kosovës dhe mbretit Zog, për të shpëtuar emigrant hebre në Shqipëri - Princi Leka II i nderuar nga Senati i Shtetit të Nju Jorkut dhe Kuvendi i Nju Jorkut me Shpalljen- Proklamatën e New Yorkut
ALBANY NYS : Princi Leka II i cili është duke vizituar zyrtarisht  New Yorkun, gjatë vizitës ne Capitol Albany, u nderua dje pasdite me një Shpallje - Proklamat, falë nismës së senatorit republikan Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve dhe i Asembleistit demokrat të Bronksit, Mark Gjonaj dhe zotit Marko Kepi, President dhe themelues i Organizatës Rrënjët Shqiptare - me motivicionin që lidhet me rolin dhe kontributin e Mbretërisë Shqiptare, në lidhjen e tyre historike me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
Gjatë vizitës së tij në Capitol Albany, Çifti i Mbretëror Princi i Kurorës HRH Leka II dhe Princesha Elia, gjithashtu mbajtën disa takime të veçanta me Senatorët dhe Asamblemenet e  Shtetit të Nju Jorkut, dhe miqëve nga dy Dhomat e Përfaqêsuesve të komunitetit shqiptar në Senat dhe në Kuvendin e Nju Jorkut.
Gjithashtu, Senatori i Shtetit, Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve dhe Asamblemeni demokrat i Bronksit, zoti Mark Gjonaj, mbajtën nga fjalim në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, dhe Kuvendit të Nju Jorkut, ku prezantuan Princin Leka duke folur në emrin e tij dhe  për Shqiptarë  duke dhënë falenderime për mbështetjen që SHBA ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës për demokracinë, lirinë dhe pavarësinë.
Po ashtu, sipas burimeve të afërta me princin Leka II, ai gjatë këtyre vizitave mbajti nji leksion këto ditë në një nga universitetet amerikane dhe takoi disa personalitete të Nju Jorkut, zyrtarë të lartë të shtetit si dhe liderë dhe aktivistë të bashkësisë shqiptare në SHBA .
Kjo është një rrugë e gjatë nga Shqipëria në Albany, por ligjvënësit dhe zyrtarët të tjerë, njujorkez përshëndetën Çiftin Mbretëror Princin i Kurorës HRH Leka II dhe Princesha Princesha Elia në kryeqytetin e Shtetit të New Yorkut në Kuvendin e saj Capitol Albany të martën duke u dhën atyre një pritje të ngrohtë.
Princi Leka u mirëprit në të dy dhomat e legjislaturës për të përkujtuar me këtë rast 72 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe rolin që shqiptarët luajtën në mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri me refugjatët nga Holokausti.
Në nderimin që ju bë nga Kuvendi i Nju Jorkut, Princ Lekës ishin dy përfaqësuesit të Shtetit të Nju Jorkut, Anëtari i Kuvendit Mark Gjonaj dhe Senatori Marty Golden, rrethet e të cilëve përfshijnë një përfaqësim të madh të shqiptaro-amerikanëve, në Bronx dhe Brooklyn e Staten Island.
Në një prezantim shpesh emocional në sallën e Asamblesë, Princ Leka bëri krahasime midis akteve të bashkëqytetarëve të tij kundër sfidave ndaj nazistëve dhe ndihmës më të fundit të vendit të tij për mbrojtjen e Jewishve gjatë Luftës së Dytë Botërore në luftën kundër formave të tjera të ekstremizmit të dhunshëm.

Udhëheqësit e të dy Dhomave të Përfaqësuesve të Shtetit të New Yorkut folën për aktin e pashembullt të shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjëve në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë, Kosovës dhe mbretit Zog, për të shpëtuar emigrant hebre në Shqipëri - Princi Leka II i nderuar nga Senati i Shtetit të Nju Jorkut dhe Kuvendi i Nju Jorkut me Shpalljen- Proklamatën e New Yorkut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat