SHBA: Senati i Shtetit të New Yorkut, shpalli 4 Shtatorin “Ditën Nënë Terezës"

Amerika

SHBA: Senati i Shtetit të New Yorkut, shpalli 4 Shtatorin “Ditën Nënë Terezës"

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 11 maj 2017 Në ora: 13:24
Senati të New Yorkut, shpalli 4 Shtatorin “Ditën e Nënë Terezës"

Albany NY :- Me sponsorizimin e Senatorit republikan të shtetit të Nju Jorkut, zotit Martin J. Golden, dhe bashkë-sponsorizimin e katër senatorve t? tjerë demokrat, të Nju Jorkut, Joseph P. Addabbo Jr, Marisol Alcantara ,Tony Avella, Jamaal Bailey, dje në Kapitol - Kuvendin e Shtetit të New Yorkut, të dy Dhomat e Përfaqësuesve të këtij shteti me një votim historik, njoftoi lideri i maxhorancës, kan shpallur 4 shtatorin, “Dita e Nënë Terezes”, në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet Rezolutes 1841.

Ky është nderimi më i lartë, për Nanë Teresen, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbas Qershorit të Vitit 1985, kur Presidenti Ronald Reagan, per se gjalli, e dekoroi Nanë Terezen me Medaljen Presidenciale të Lirisë, duke shprehur "një dashuri dhe respekt të thellë", për të, në emrin e tij personal dhe në emër të Shtetve të Bashkuara dhe duke e quajtur Nanë Terezen "Heroinë e kohërave tona". 

Me atë rast, presidenti Reagan, falenderoi gjithashtu Nanë Terezen, për veprën dhe punën e saj, gjë që sipas tij kishte frymëzuar aq shumë amerikanë, individë si edhe sektorin ! privat dhe qeveritar, të udhëhequr nga drita e dashurisë së saj, për të ndihmuar më të varfërit e botës.

Rezoluta që shpall 4 Shtatorin "Dita e Nanë Tereses", festë, kaloi fillimisht në Senatin e Shtetit më pasë ajo u miratua edhe nga Kuvendi i New Yorkut, me paraqitjen e saj nga Asamblesiti demokrat i new Yorkut Mark Gjonaj, i cili tha se :”Isha me të vërtet i lumtur që Kuvendi i NYS,  ka shpallur 4 Shtatorin 2017 si “Dita e Nënës Terezes" në Shtetin e Nju Jorkut, të sponsorizuar nga senatori Marty Golden, dhe bile edhe më të lumtur që mbështetja e nderit u bë nga Princi Leka II dhe Princesha Elia Zaharia Zogu” tha ai duke folur para ligjevensve te Kuvendit te Nju Jorkut.

Senatori Marty Golden dhe Asamblisti Mark Gjonaj -  u kërkuan nga foltorja e tyre ligjëvënsve të Shtetit të New Yorkut, që ky ligj të behej i mundur për miratim, kërkonte votën, e tyre, të cilën ata e aprovuan me fjalime të fuqishme. Rezolutën e përshëndetën disa senator dhe asamblesist të njohur si miq të shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, si Mike Bendedeto, e tjer, duke bërë të gjithë sallën të ngriheshin në këmbë, duke shoqeruar miratimin me duartrokitje me meocione të mëdha, në këtë mision hyjnor që lartëson jo vetëm emrin tonë, por mbarë botës, New Yorkut, dhe SHBA, kur kujtojmë veprat e mëdha të Shenjtores sonë Nënë Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës bëhet festë zyrtare në Nju Jork

Kështu, Kuvendi i New Yorkut, në kryeqytetin e saj Albany, dje ka shënuar në kalendarin e saj edhe një ngjarje historike për shqiptarët,  Senatin dhe Asamblejen e këtij shteti, te cilet kanë miratuar rezolutën 1841, ku në nder të figurës së shenjtores “Nënë Tereza”, 4 shtatori hynë në kalendarin e festave, mbasi 4 Shatori u shpall festë zyrtare dhe do njihet çdo vit si festat e 24 ditëve të veçanta, të vitit në Shtetin e New Yorkut.
Ky ligj u miratua me vullnetin e plotë të ligjvënësve të të dy Dhomave të Kapitol, Senatit, dhe Asamblesë së New Yorkut, falë lobimit dhe mbështetjes të jashtëzakonshme të Senatorit republikan Marty Golden , një mik i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, dhe Asamblistit demokrat Mark Gjonaj, ky i fundit si shqiptari i parë në një post kaq të lart, që na përfaqëson në politikën e Shtetit të Nju Jorkut.

Në këtë ditë historike, në mënyrë honorifike, mori pjesë dhe shkëlqesia e tij Princi i Shqipërisë Leka ll, së bashku me Princeshën Elia Zogu, të cilët u nderuan nga Senati dhe Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut me një Shpallje - Proklamat, falë nismës së senatorit republikan Marty Golden, dhe i Asembleistit demokrat të Bronksit, Mark Gjonaj, zotit Marko Kepi, President dhe themelues i Organizatës Rrënjët Shqiptare - me motivicionin, që e lidhë me rolin dhe kontributin e Mbretërisë Shqiptare, në lidhjen e tyre historike me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, dhe për aktin e pashembullt të shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjëve në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë, Kosovës dhe mbretit Zog, për të shpëtuar emigrant hebre në Shqipëri në atë kohë.

Gjatë fjalimit të senatorit Golden, i cili prezantoi me aq dashuri Shqipërinë dhe figurën e Shenjtores Nënë Tereza,  nder të tjera falënderoi me një mirënjohje të thellë dhe z. Marko Kepi, President i Organizatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots” i cili qendron pas kuintave të iniciativës së Senatorit Republikan Marty Golden, për ta shpallur 4 Shtatorin 2017 si “Dita e Nënës Terezes" në Shtetin e Nju Jorkut, dhe njohjen e historisë së Shqipërisë duke i dhënë gjithmonë një dimension të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke bërë të mundur sa më shumë lartësimin e emrit të Shqipërisë etnike.

Në miratimin e ligjëvensve pas bërjes ligj zyrtar thuhet se Rezoluta  Legjistative  kërkon tashmë përkujtimin nga Guvernatorit i Shtetit të New Yorkut, Andrew M. Cuomo, të firmosë shpalljen e 4 shtatorit 2017, si Dita e Nënës Tereze në shtetin e Nju Jorkut

Ndërkohë, sipas Rezolutes thuhet se është ndjenja e këtij Trupi Legjislativ, që qysh sot të njohë dhe nderojë individët e jashtëzakonshëm, puna dhe veprat e tyre gjatë gjithë jetës, janë udhëheqja shpirtërore dhe udhëzimi për të shërbyer dhe për të rritur cilësinë e jetës për të tjerët.
 
Meqenëse Nënë Tereza, përmendet në Rezolutën 1841 se ishte një individ i tillë ku; Me të vërtetë modeli i dhembshurisë dhe bamirësisë, ku ajo u shërbeu nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve të varfërve; 
 
Kjo Trup Legjislative është me të drejtë krenar për të përkujtuar Guvernatorin Andrew M. Cuomo për të shpallur më 4 shtator 2017, si Dita e Nënë Terezës në shtetin e Nju Jorkut; dhe
 
Ndërkohë,  kujton se  Nënë Tereza, u shpall shenjtore më 4 shtator 2016, në një ceremoni kanonizimi të kryer në Vatikan në Romë të Italisë; 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat