Në Washington organizohet dëshmi për krizën politike në Maqedoni dhe çështja e (pa)zgjidhur shqiptare

Amerika

Në Washington organizohet dëshmi për krizën politike në Maqedoni dhe çështja e (pa)zgjidhur shqiptare

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 12 maj 2017 Në ora: 19:02
Maqedoni

Kriza politike në Maqedoni sa vjen e po merre kahje të vijës së konfliktit ndëretnik me përmasa të problemit të gjerë në Ballkan dhe rreth tij.Këto probleme janë krijuar nga qarqet politike maqedonase dhe në këtë udhëkryq,popullin etnik shqiptar në këto hapësira e kanë shpallë fjator kujdestar,në mëynrë që statusi ndaj tyre mos të ndryshojë me tiparet e njohura demokratike për shkallën e barazisë kombëtare në shtetformues,e jo pakicë kombëtare,kështu thekson SHSHA në Çikago dhe bënë thirrje publike për të gjitha shoqatat,organizatat kombëtare shqiptaro-amerikane kudo në Amerikë,që me 17 maj 2017 të bashkohen në aktivitetin e LQSHA-së(Joe DioGuardi)në dëshminë që do të mbahet në Washington me Kongresmenë dhe Senatorë përkitazi me gjendjen aktuale në Maqedoni.

Aktualiteti politik karshi krizës në Maqedoni,ka rritur interesimin e shtetit amerikan që mos të lejojë skenarët e jashtëm të dirigjuar nga Rusia dhe Serbia,për ndezjen e zjarrit në Ballkan që ndër vite shpeshherë është bërë arenë e konflikteve në mes popujve të kësaj pjese të Evropës,thuhet në këtë thirrje publike të SHSHA-së në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat