U zhvillua Festivali i Katërt i Shkollave Shqipe, në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey dhe Connecticut

Amerika

U zhvillua Festivali i Katërt i Shkollave Shqipe, në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey dhe Connecticut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 maj 2017 Në ora: 21:13
Festivali i Katërt i Shkollave Shqipe

Një festival vjetor, ky që katër vjet më parë nisi me inisiativën e Ambasadorit Bekim Sjediu dhe stafit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në kordinim me Bordet drejtuese të Shkollave Shqip në zonën e Tri-Shteshit - New York, New Jersey, dhe Connecticut, i cili po ruan gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare larg vendlindjes, edhe këtu në SHBA.

Mikpritëse sipas rotacioinit ishte qendra shqiptaro- amerikane kulturore dhe islamike "Hasan Prishtina" Waterbury- Connecticut, kurse, koorganizator janë për edicionin e 4- të të Festivalit të Shkollave Shqip me Kosullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqiperisë në New York.

Kjo veprimtari u zhvillua në skenën e teatrit të Pallatit të Kulturës të Shkollës së Mesme “John F. Kennedy” të qytetit  Waterbury në Connecticut . Festivali zgjati katër orë. Bordet e shkollave shqip, kishin përgatitur programet e grupeve që performuan për të paraqitur denjësisht këngët e vallet shqiptare, nga Shqipëria. Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare të zgjedhura posaqërisht për këtë Festival, siç edhe ndodhi.

Në këtë aktivitet morën pjesë 5 Shkollat Shqip me program plotësues një herë në javë, në zonën e Tri-Shteshit,  Alba Life nga NY, Shkolla Shqip e Bronxit NY, Shkolla e AACC nga Clifton NJ dhe nikoqiri Shkolla Shqip “Hasan Prishtina” Waterbury. 

Kostumet popullore të fëmijëve ishin të larmishme, ku u përfshinë këngë, valle, interpretime me instrumente popullore, nga Shqipëria, Kosova, dhe të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Çamërinë.

 Në sallë ishin të pranishëm stafet drejtuese të shkollave shqipe të kësaj zone, veprimtarë të njohur të komunitetit, përfshirë Kryetarin e Akademisë së Shqiptaro - Amerikane Dr. Skender Kodra, Sekretarin Dr. Adem Harxhi, dhe studiuesin Bajram Doka, përfaqësues të institucionit të kësaj Shkolle së qytetit të Waterbury, si dhe organizatorët e këtij eventi mjaft të bukur, nga Qendra Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike "Hasan Prishtina" Waterbury në Connecticut.

Në një atmosferë festive në mjediset e Pallatit të Kulturës, të kësaj shkolle nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo grup tjetër ndoqën shpalosjen e talenteve të reja që sjell ky festivali dhe durtrokitën grupet pjesëmarrse duke ikurajuar ata gjatë gjithë programit. 

Konsullata e Përgjithsme e Republikës së Kosovës, e ka mbështetur këtë aktivitet ashtu siç i ka mbështetur vazhdimisht jo vetëm veprimtaritë e shkollave, por edhe të çdo iorganizate dhe shoqate të komunitetit që kontribuon në gjallërimin e jetës kulturore të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në emër të organizatorit dhe mikëpritësit, Qendra Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike "Hasan Prishtina" Waterbury në Connecticut, me këtë rast falënderojë Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, dhe Shqipërisë në NY, Shkollat Shqipe: Hasan Prishtina Waterbury, Alba Life NY, Shkolla Shqipe Bronx, Shkolla Shqipe Clifton dhe Shkollën Shqipe Riverdale NJ, për inicimin dhe organizimin e këtij festivali Shqiptar .

Moderatorja e këtij festivali në fund ftoi krytarin e Rakip Etemi, të nderojë me kupën e festivalit, udhëheqësit e pesë grupeve pjesëmarrse në këtë Festival. 

Ai me këtë rast u uroi suksese të gjithë nxënësve e në veçanti nxënësve të shkollave që performuan në Festivalin e 4-të të Shkollave Shqip, me këngë dhe valle nga Shqipëria e Kosova të gjitha trevat shqiptare. 

“Kjo është gjëja më e bukur që po bëjmë, tha Etemi, duke shtuar se sa më shum që ti mbështesim këto fëmij të cilët e ruajn gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare larg vendlindjes, aq shumë i shërbejmë vetes dhe vendit tonë prej nga kem ardhur”.

Kryetari i Akademisë së Shqiptaro - Amerikane Dr. Skender Kodra, tha se ishte mrekulluar nga kjo paraqitje kaq e bukur e këtij festivali, fëmijësh shqiptarë në Amerikë: “Spikati bukuria, shumëllojshmëria e ngjyrave të koistuiemeve popullore shqiptiare, dhe niveli i interpretimit, tha Dr Kodra, talentet e reja në të gjitha zhanret artistike, si dhe kostumet e mrekullueshme dhe të larmishme, të cilat ishin përgatitur me shumë kujdes nga të gjitha shkollat, të denja për këta fëmij të cilët e ruajn gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare, edhe larg vendlindjes, edhe këtu në SHBA, ashtu si e ruajtëm dhe e mbajtëm ne gjallë, me fëmijët tanë për dekada me radhë në diasporë”.

Festivali i 5 - të i Shkollave Shqip në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey, dhe Connecticut, sipas rotacionit vitin e ardhshëm do të mbahet në Clifton të New Jerseyt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat