Bebe Rexha këndon himnim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në garën e makinave e 101-“Indianapolis 500”

Amerika

Bebe Rexha këndon himnim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në garën e makinave e 101-“Indianapolis 500”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 28 maj 2017 Në ora: 20:43
Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka kënduar sot himnim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në garën e makinave e 101-ta, “Indianapolis 500” e cila është në proces në Indianapolis Motor Speedway.

Garra e makinave “Indianapolis Motor Speedway - Indianapolis 500” bënë pjesë në mesin e garave të makinave më prestigjoze nëpër botë. Në këtë ditë në Indianapolis vijnë nga e gjithë bota për të vizituar "Kryeqytetin Racing të Botës" duke klujtuar edhe Ditën e Kujtimit të Veteranëve.

F1 Indianapolis 500 - 1951 Gara në Indianapolis 500 për çmimin e SHBA-ve ishte gara e dytë e llogaritur për sezonin e vitit 1951 që u mbajt më 30 maj në Indianapolis Motor Speedway.

Në këtë garë duhej bërë 200 xhiro për të përfunduar garën. Vlen të ceket se në këtë garë sikurse edhe një vit më herët kan marr pjesë vetëm garues nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë garë morën pjesë 34 garues nga të cilët vetëm 9 mbaruan garën edhe atë mbaruesi i fundit me 20 xhiro mbetje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat