Nju Jork: U ndanë çmimet e edicionit të 6-të të “Albanian Week Film Festival”

Amerika

Nju Jork: U ndanë çmimet e edicionit të 6-të të “Albanian Week Film Festival”

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 30 maj 2017 Në ora: 17:31
Albanian Week Film Festival

BROADWAY NYC : Mbrëmë, në njërën sallave të Kinemasë “The Producers Club”, të vëllezërve Tollja, në qytetin e New Yorkut,  nën drejtimin e këndshëm të prezantueses Ermira Babamusta, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë të festivalit. 

Juria e përbërë nga Fatrin Krajka, Jamal Hodge regjisor, Amina Zhaman aktore, producente dhe këngëtare, Lulzim Guhelli, dhe Diar Xani kritikë filmi, regjisor dhe, drejtues të filmit, vlerësuan si filmin më të mirë të edicionit të gjashtë të AWF, filmin “Home Swet Home”. 

Një filmë, ky që tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij, e kanë përdorur për përfitime personale.

“Home Sweet Home”, është prodhim i kompanisë filmike Cineproduction dhe Arnel Production me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Filmi fitues i Faton Bajraktarit, me skenar nga Zymber Kelmendit, ku luajnë aktorët e njohur, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën parë në SHBA, pikërisjhtë në festivalin e Filmit Shqiptar në New York, dhe u nderuar me trofe.

Fjala e mbylljes nga Ermira Babamusta gjatë Ceremonisë së Çmimit të Javës së Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, Edicioni i 6-të, ishte një përmbledhje e maratonës së festivalit, dhe faleminderime, mirenjohje, inkurajm dhe vlerësim që Babamusta, e quajti edhe si një sukses të merituar të themelueses dhe Drejtores së Java e Filmit Shqiptar, producentes Mrika Krasniqi.

 E cila, është krijuesja e festivalit të parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, i themeluar në vitin 2012. Nje festival, ky i cili padyshim është ngjarja më e madhe kinematografike shqiptare, në botën e jashtme shqiptare, dhe mbahet per te gjaten vit me rradhë në metropoliin e botës në Nju Jork, në SAV Cinema dhe “The Producers Club”

Babamusta, permendi gjatë fjalës së saj permbyllse faktin se për 4 netët me radhë publiku që ndoqi festivalin ka qenë dëshmitarë të një festivali të madh të filmit që mbahet në Shtetet e Bashkuara, dhe i vetmi i këtij lloji.


Festivali , ka qenë i mrekullueshëm, sipas Babamustës, e cila u shpreh gjatë ndarjes së çmimeve, në natën e mbylljes së Festivalit AWF,  me një mirënjohje personale për ata artistë, që dëshiruan të ndajnë me publikun talentet e tyre, duke prekur dhe duke frymëzuar në kete proces :“ Ku Arti i bukur që ata krijojnë, ata, rrit dhe pasuron kulturën dhe festivalin tonë” tha Babamusta.

Ndërkohë, ajo pos që faleminderojë të gjithëve ata që kontribuan në suksesin e këtij festvali, tha se :”Meritorja dhe ajo që merr faleminderimet e të gjithë pjesëmarrësve, dhe publikut shqiptar, komunitetit të artistëve, është prodecentja kosovare në SHBA, Mrika Krasniqi dhe Nil Productionit, e cila arri të ndërtojë dhe projektojë festivalin e parë dhe të vetëm të filmit shqiptar në New York, duke bër atë “ që ne të ëndërrojmë, dhe të ngremë besimin!”.

Babamusta, drejtojë një Faleminderim në emër organizatorit për të gjithë artistët dhe regjisorët, që luftuan me vetëbesim dhe i mposhtën të gjitha pengesat për të realizuar projektin tyre, tha ajo, duke shtuar se :”Secili prej tyre ka marrë detyrën fisnike - për të shprehur krijimtarinë tij - para publikut shqiptaro amerikan në katër ditë nga data 25 deri më 29 Maj, të Javës së Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, Edicioni i 6-të, i saj”.

AWF, është një festival që organizatori  dëshiron të sigurojë një vend për krijimin artistik, një festival ku, producentët e talentuar shqiptar, mundën të tregojn se si shihet bota, në :” Një festival i artistëve shqiptar i punës dhe i artit".

Këtu në Javën e Filmit Shqiptar, theksojë Babamusta, ne promovojmë, inkurajojmë, përhapim dhe mbështesim punën e artistëve shqiptarë, sepse së pari ne besojmë në ju dhe në ëndrrat tuaja; Dhe së dyti, puna juaj lidhet me identitetin dhe kulturën tonë.

“Arti dhe kultura janë dy blloqe ndërtimi të njerëzimit, u shpreh Babamusta, duke shtuar se:’ Arti është gjuha që ne i komunikojmë idetë, ndjenjat dhe përvojat tona. Dhe kultura është struktura shoqërore kolektive që përfaqëson vlerat dhe traditat tona - ndërkohë që Java e Filmit Shqiptar, është një festival që afirmon kulturën dhe artin tonë si dhe krijimtarinë kulturore dhe artistike shqiptare".

Organizatori, u shreh gjithashtu i  privilegjuar që të ketë punën e këtyre prodhuesve të filmave shqiptar, pjesëmmarës  në festivalin AWF - :“Ne po i tregojmë botës - se shqiptarët ekzistojnë, dhe kemi artë, kemi filmatografi, kemi rëndësi, dhe dimë krijojmë; Dhe, ne jemi të bekuar! Dhe se kur ne bëhemi së bashku ne transformojmë botën dhe jetën!” thanë ata.

Babamusta, tha se :”Gjatë  ketij festiival ne kemi qenë duke festuar talentin tonë dhe lidhjet tona globale - Me këtë festival ne duam të forcojmë miqësinë tonë shqiptaro-amerikane dhe duam të sjellim artin shqiptar edhe në “mbretërinë” e kinemasë botërore".

Në fund ajo duke shprehur një farë keqardhje, për interesimin e dobët të publikut, tha se po ju njoftojm se :”Ndërsa e mbyllim me sukses edicionin e gjashtë si Javën e Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, ne ju mirëpresim vitin e ardhshëm nën emrin e ri të festivalit "Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut".

Duke folur edhe në emër të thelemueses dhe Drejtores së Festivalit së Filmit Shqiptar, Mrika Krasniq, ajo premtojë se ata do të vazhdojnë të mbështesim artistët shqiptarë dhe do të hapin platformën e tyre për filmat në mbarë botën: “Le të ndërtojmë mbi statusin tonë dhe arritjet  tona  të shikojmë përpara për një të ardhme të mundësive të reja” tha Babamusta.

Gjatë festivalit permendi ajo pati edhe një diskutimi të rëndësishëm, sipas saj në tryezën e rrumbullakët në lokalin “Paul's on Times Square Square”, ku u fol për rëndësinë e post-prodhimit të filmit, dhe faleminderoi anëtarët e jurisë për profesionalizmin, pasurinë e njohurive dhe punën e tyre të vështirë.

 Faleminderit nga zemra për pesë individë shumë inteligjentë dhe krijues, tha ajo : Fatrin Krajka, Jamal Hodge ,Amina Zhaman, Lulzim Guhelli, Diar Xani, si dhe Enkelejd Mezinin, për udhëheqjen e debatit dhe për të gjithë pjesëmarrësit e filmave që kontribuan në atë Q&A.

Faleminderit, gazetës shqiptaro amerikane Illyriapress, dhe Bota sot,  RTV21 Halil Mula, për t'i dhënë një zë komunitetit tonë, që me informacionin që përcollënato këto ditë e mbajtën gjallë artin dhe kulturën tonë, edhe këtu përtej oqeanit duke shpërndar jehonën e ketij festivali nga New Yorku, në Shqipëri , Kosovë, Diasporë, e trevat shqiptare”.

 Falënderime të veçanta ajo drejtojë për Teatrin SVA dhe Teatrin PC , të dy vëllezërve dibranë në Amerikë, showman Alfred dhe Ernest Tollja, për ta bërë ëndrrën të vërtetë.

“Është një nder dhe krenari e tillë, thanë organizatorët, që të ketë në  këtë festival legjenda si Peter Malota, të qenë pjesë e Javës Shqiptare të Filmit. Faleminderit, gjithashtu producentve, artistëve, dhe aktoreve, për ndikimin e tyre në jetën kulturore. Urime për fituest e çmimeve të shkëlqyeshëmve të  cilet i merituan. Çmimi që u jepen artistëve të shquar të cilët kanë demonstruar arritje të jetës në art” u shprehen organizatorët.

Në përfundim të edicionit të 6 të Fetivalit të filmit  “Java e  filmit shqiptar 2017 në Nju Jork” (Albanian Film Week 2017), pas ndarjes së çmimeve të merituara, ku në konkurencë ishin 18 filma me metrazh të gjatë, metrazh të shkurtër dhe dokumentar, me miratimin e drejtoreshës së Festivalit, regjisores Mrika Krasniqi, artisti, regjisori, dramaturgu, poeti e shkrimtari Xhevat Limani, para të pranishmëve propozoi dhe dha arsyetimin për nderimin e tre kolosëve të skenës teatrore dhe të filmit shqiptar, si i quajti ai, që brënda një kohe të shkurtër ndërruan jetë :  Sefedin Nuredini, Hadi Shehu e Bujar Lako, duke i nderuar ata me “Çmimin për Vepër Jetësore”.

Në arsyetimin e propozimit për nderimin e këtyre kolosëve të artit shqiptar, Xhevat Limani, ndër të tjera ka theksuar:
“Se, ky ishte dimër tepër i ashpër dhe i mori tre aktor të mëdhenj. Ishte vërtetë dimër i ashpër… I mori të Madhin Hadi Shehu, të shkëlqyerin Bujar Lako dhe aktorin yllëndritur Sefedin Nuredini. 

Lmani, tha se : “Ne duhet ti ruajmë kujtimet për veprat e tyre”

Hadi Shehu e mbajti gjallë Teatrin e Gjakovës, por la gjurmë të pashlyeshme edhe në film duke filluar nga “Era e Lisi” e deri të “Ali Pashë Tepelena”. Isha i nderuar dhe i privilegjuar që së bashku me Hadi Shehun kam luajtur në filmin “Rruga pa kthim” dhe në të gjitha paraqitjet e tij Hadi Shehu ka qënë i shkëlqyer.
Bujar Lako, poashtu një nga figurat emblematike të kinematografisë shqiptare. Disa artist kanë shkëlqyer në teatër e disa në film. Bujar Lakon e mbajmë në mend nga filmi “Nëntori i Dytë” në rolin e Luigj Gurakuqit,e shumë e shumë të tjera role, për ta rrumbulakësuar me”Halit Beranin”  klarinetistin te filmi “Gjeneral gramafoni”. Kam pasë nderin që Bujar Lakon ta ftoj në Teatrin Shqiptar në Shkup në shfaqen time “Varrtarët” ku ka luajtur bashkë me Sefedin Nuredinin.

Sefedin Nuredini, ishte aktori i parë që mbaroi shkollimin profesional në Maqedoni. Ishte aktori i parë që fitoi shpërblimin me”Togerin” në Maqedoni, mandej me”Vojcekun” në Festivalin mbarëkombëtar ndau shpërblimin e parë me Robert Ndrenikën dhe pastaj mori shpërblimin e parë të Republikës në Maqedoni me “Prometheun” në regji të Xhevat Limanit. Ai ishte një nga themeluesit e Akademisë së Artit Dramatik në Universitetin e Tetovës”.

Xhevat Limani në vazhdim shtoi: “Nëse llogarisim se Hadi Shehu e Bujar Lako jetuan nga 68 vjet, Sefedin Nuredini jetoi katër vjet më pak-64 dhe protesta ime ndaj asaj është “që artistët duhet të jetojnë më gjatë” dhe uroj Mrika Krasniqin që e mbështeti këtë propozim për të ruajtur kujtimin për këta tre kolos. Unë përulem me respekt dhe në vend të një minute heshtje, kërkoj një duartrokitje nga Ju”-përfundoi Xhevat Limani.


Vlen të theksohet se në Javën e filmit shqiptar në Nju Jork në një konkurencë prej 46 filmave, Juria kishte përzgjedhur 18 filma me metrazh të gjatë, metrazh të shkurtër dhe dokumentar, që “parakaluan” per 4 ditë me radhë në paradën e filmave me premierat e tyre në metropolin e botës, në qytetin e Nju Jorkut.
Në fund të festivalit, janë ndarë edhe çmimet e merituara Filmi më i mire, Filmi më i mirë i shkurtër, Filmi më i mirë dokumentar, Aktori më i mire, Aktorja më e mire, dhe Çmimi i prodhimit, ndërsa drejtoresha e këtij Festivali, regjisorja Mrika Krasniqi është shprehur:

 se “Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat  që në përgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek  tema, regjia, aktrimi, etj,”.

Anëtari i jurisë Lulzim Guhelli, president i jurisë së Javës së Filmit Shqiptar, u ngjitë në skenë, së bashku me anëntarët e tjer të jurisë, për të shpallur fituesit e Javës së Filmit Shqiptar të Nju Jorkut në 2017.

Fituesit e Javës së Filmit Shqiptar të Nju Jorkut, Edicioni i 6-të, që u shpallën mbrëm gjatë Ceremonisë së ndarjes së Çmimeve më 29 Maj 2017 në Producers Club Theaters & Bar janë:

Çmimet e Jurisë:

1) Çmimi më i mirë i filmave: "Home Sweet Home" (dir. Faton Bajraktari, prod Trim Musliu)
Çmimi u prezantua në Trim Musliu nga Presidenti i jurisë së festivalit Lulzim Guhelli.
2) Çmimi më i mirë i filmit të shkurtër: Toka (Dir. Iber Deari)
Çmimi u prezantua në Dir. Iber Deari nga anëtar i jurisë Jamal Hodge.
3) Çmimi më i mirë dokumentar: Përtej Portës (Dir. Besim Ugzmajli)
Çmimi u prezantua në dir. Besim Ugzmajli nga anëtarja e jurisë Diar Xani.
4) Çmimi më i mirë i aktorit: Donat Qosja (Home Sweet Home)
Çmimi u prezantua për aktorin Donat Qosja nga anëtarja e jurisë Amina Zhaman.
5) Çmimi më i mirë i aktores: Arta Muçaj (Home Sweet Home)
Çmimi u pranua nga Donat Qosja, prezantuar nga bashkë-organizatori i festivalit dhe moderatori Enkelejd Mezini.
6) Çmimi më i mirë për prodhim: Eho (Dir.Dren Zherka).
Çmimi u prezantua nga anëtari i jurisë, Fatrin Krajka.

Çmimet e Festivalit:
1) Drejtori më i mirë: Iber Deari për Toka
2) Drejtori më i mirë: Iber Deari për "A Long Way Home"
Çmimi u paraqit për Iber Deari nga Ermira Babamusta dhe Mrika Krasniqi.

Dhënia e çmimeve Speciale për arritje Artistike:
1) Çmimi Artistik i Arritjes në Dir. Luli Bitri (Uji për Rosat)
2) Çmimi Artistik i Arritjes në Dir. Jotti Ejlli (Hije / Shadow)
Çmimi u prezantua nga Ermira Babamusta, bashkë-mbajtëse e festivalit dhe Mrika Krasniqi, organizatore e festivalit.

Dhënia e çmimeve Speciale Post - Mortum :
1) Hadi Shehu
2) Bujar Lako
3) Sefedin Nuredini
Çmimet u prezantuan nga Ermira Babamusta dhe aktori Xhevat Limani.

Çmimi Çertifikata e Vlerësimit:
1.Jamal Hodge
2. Amina Zhaman
3. Lulzim Guhelli
4. Diar Xani
5. Fatrin Krajka
6. Enkelejd Mezini
7. Isli Hoxha
8. Ermira Babamusta (Prishtina Press & NY Elite Magazine)
Certifikatat e vlerësimit janë dhënë nga Mrika Krasniqi, organizatore e festivalit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat