Lajm Mortor - Vdekje e papritur e veprimtarit Prel Sinishtaj

Amerika

Lajm Mortor - Vdekje e papritur e veprimtarit Prel Sinishtaj

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 05:23
Prel Sinishtaj

Të afërmit e tij në rrjetin social Facebook, me pikllim lajmërojnë miqë, dashamirë dhe mbarë komunitetin se më datën 31 maj 2017, u nda nga kjo jetë një nga veprimtarët e dëshmuar të komunitetit shqiptar në New York, Prel Sinishtaj. 

Gjon Gjokaj, përcolli një mesazh ku njoftojë sot heret në mëngjes se :” Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit të shquar shumëvjeçar të New York-ut, Prelë Nosh Sinishtaj. Kalimi në Amshim i Prelës, shkruan ai është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por është një humbje e madhe edhe për shoqatën atdhetare Malësia e Madhe, Diasporën Shqiptare të Amerikës dhe mbarë Kombin Shqiptar!”

Ngushëllime Familjes Sinishtaj, Pushoft në Paqe!

Edhe, ish luftëtari i UÇK-së, pjestar nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, la një mesazh në “librin e zisë” në fotografinë e Prel Sinishtës, në profilin e tij në Fecebook, ku shkruan se:” Shkuarja e papritur në botën tjetër e vëllait tonë Prel Sinishtaj është pikëllim dhe humbje e madhe për familjen shqiptare në Amerikë. Njeriu i dashur, patrioti aktivist, malësori krenar dhe shqiptari i kulluar do t'i mungojë komunitetit shumë, porse veprimtaria dhe jeta e tij do të jenë gjithherë shembull reflektimi dhe frymëzimi për të mirë për breza e breza. O burrë i madh, shpirti t'u bëftë dritë në paqen e amshimit!

Të shumtë kan qenë anëtar të komunitetit që përcjellin mesazhe ngushëllimi në rrjetin social Facebook. Keiti Spahiu shkruan :”  Ngushellime familjes! Nje aktivist i shquar dhe i devotshem per ceshtjen kombetare! Nje humbje e madhe per familjen dhe komunitetin tone! Nje familje e perkryer qe Zoti jua lehtesofte dhimbjen gruas, dy vajzave dhe te afermve e miqve! I paharruar qofte kujtimi i tij! U prehte ne paqe".

Kurse Lek Përlleshi ka lën shënimin :”Ngushellime,familjes, farefisit, shokeve dhe mbar komunitetit shqipetar per humbjen e Prele Sinishtes, ngushllimet i percjelli edhe Pashke Marku Sinishtaj per humbjen e bashkeshortit, qe papritur iku ne jeten e amshuar. Zoti ju dhashte force.

Jack Kuka: Vdekja e pameshirshme e rrembeu papritmas njeriun e fjales e burrnis, veprimtarin e palodheshem te ceshtjes sone kombetare. Ikja e Preles ashtu papritmas sjell dhembje jo vetem per familjen e te afermit e tij por per te gjith ata qe e njoften. Familja humbi njeriun e dashur e ne shqiptaret e Amerikes veprimtarin e devotshem te kauzes son kombtare. Qoft i perjetshem kujtimi per Prel Sinishten.”

Haxhi Zeneli ”Një befasi e trishtuar,jemi një gjendje shoku per mikun tonë të madh Prelën,Zoti i dhashtë paqë në jetëne amshuar.Ngushllime familjes dhe mbare farefisit.”
Gjelosh Nika: “Iku nga kjo jet? fizikisht edhe Prelë Sinishtaj duke iu baskangjitur ne rrugen pa kthim Zefit,Tomes,Markut,Pashkut...te cilet viteve 80 e 90 ishin berthamë e pa zevendsueshme ne te gjitha veprimtarit kombtare ne diasporë e aty ku e krkonte interesi i kombit ne tersi. Prela ishte nje veprimtar i divotshem duke mos kurrsye kurrgja per sensibilizimi e tragjedise kosovare ne instancat e politikes amerikane. Shpirti i butë i Preles u prehet ne paqen e hyjnisë qiellore. Familjes e te afermve si dhe mbarë vllaznisë Sinishtaj iu shprehim ngushllimet e sinqerta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat