New York: Kosova në Formumin ”Roli i Shtetësisë në Agjendën Globale - 2030”

Amerika

New York: Kosova në Formumin ”Roli i Shtetësisë në Agjendën Globale - 2030”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 qershor 2017 Në ora: 14:45
Teuta Sahatqija

Më 9-10 qershor 2017, Përfaqësuesit diplomatik, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York (OKB), udhëheqësit e Shoqatave të Kombeve të Bashkuara (UNAs) në mbarë botën të cilët janë zgjedhur si Komiteti Ekzekutiv i tanishëm u takuan këto në Nju Jork, për dy ditë për takimin e 216-të të Komitetit Ekzekutiv.

 Anëtarët diskutuan mbi zbatimin e ” Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe aktivitetet e vazhdueshme të Federatës Botërore të Shoqatave të Kombeve të Bashkuara dhe UNAs në vende të ndryshme të globit”.

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv u informuan nga Ambasadoria Sofie Borges, Këshilltare Speciale në Zyrën e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, e cila foli për përfshirjen e Objektit 16 në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm, rëndësinë e institucioneve të forta dhe monitorimin e zbatimit dhe përparimit. Ajo gjithashtu foli për përvojën e saj duke vënë në praktikë në vendin e saj në Timor Leste, çështje të tilla me përmasa globale.

Lakshmi Puri, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i UN Women, gjithashtu informoi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv gjatë takimit dy ditor. Ajo foli për misionin dhe objektivat e UN Women, dhe si të përfshijnë të gjithë vendet anëtare të OKB- ës, në arritjen e barazisë gjinore.
Takimi i radhës i Komitetit Ekzekutiv të WFUNA, u tha se do të zhvillohet në New York City gjatë tetorit 2017.

 Teuta Sahtqija Konsulle e Përgjithshe e Republikë së Kosovës në Kombet e Bashkuara, e cila mori pjesë duke përfaqësuar Republikën e Kosovës, pyeti përfaqësuesit e këtyre vendeve dhe organizatave të respektuara për përfshirjen më të madhe të Kosovës në programet e  OKB-së, WFUNA, UNESCO. 

Kosova është një vend i ri me popullsinë e re, tha Sahatçia, dinamike dhe të gjallë që mund të përfitojë nga këto projekte, por gjithashtu mund të japë një vlerë të shtuar në Edukimin për Qytetarin Botëror.

Ajo shpjegoi se ka qenë regjimi i egër i Millosheviqit, ai që bllokoi arsimin për studentët shqiptarë në vitet ’90 , andaj tha Ambasadorja e Kosovës në Kombet e Bashkuara regjimet që i parandalojnë njerëzit nga edukimi janë regjimet e së kaluarës së errët.

“Sot, nuk është koha e ndarjes, izolimit dhe bllokimit të studentëve të tjerë që të jenë pjesë e Edukimit Global”, tha ajo, duke shtuar se “Tash është koha për hapjen e mendjes dhe kufijve dhe lirimin e potencialit të pabesueshëm që ofron arsimi për botën.

Kështu është koha për të mbështetur Kosovën për t'u bërë anëtare zyrtare e UNESCO-s për arsimin, për shkak të shkencës, sepse bota e sotme që nuk toleron përjashtimin!” tha Ambasadorja Teuta Shatiçija Konsulle e Përgjithshe e Republikë së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat