New York: Orë, përkujtimore për veprimtarin Prelë Sinishtaj

Amerika

New York: Orë, përkujtimore për veprimtarin Prelë Sinishtaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 qershor 2017 Në ora: 21:35
Prelë Sinishtaj

 Shoqata ‘Malësia e Madhe’ në New York, organizoi të shtunën në mesdrekë, orën përkujtimore me rastin e vdekjes së parakohshme të  anëtarit të Këshillit Drejtues të kësaj shoqate dhe aktivistit të mirënjohur, z Prelë Sinishtaj.

Në këtë orë përkujtimore, morën pjesë bashkëshortja e tij, me dy vajzat, montrat dhe mbarë familja Sinishtaj, nga Neë Yorku dhe Detroiti, miq e dashamirë, të shumtë të Prelës, veprimtar dhe lider të komunitetin Shqiptarë anëtar dhe kryesia e Shoqatë ‘Malësia e Madhe’, me seli në New York, përfshirë edhe mikun e tij të hershëm Prof. Nikoll Camaj.

Bashkëveprimtarë, anëtarë të familjes, miq dhe shok të tij, kryetari i ish Fondacionit Vendlindja Therret, dhe ish Komndanti i Batalionit Atlantiku, avokatë, liderë dhe gazetarë folën mbi veprimatarinë e palodhur dhe shumëvjeçare të aktivistit të mirënjohur, z Prelë Sinishtaj, i cili papritmas ndërroi jetë, me 31 Maj 2017, në New York.

Anëtarë të familjes, bashkëatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e tij, i dhanë një nderinm dhe kujtuan të ndershmin, z. Prelë Sinishtaj, në New York, duke ndezur një qiri për të kujtuar Prelë Sinishtën, prindin shembullor, patriotin e atdhetarin, mik e dashamirë i vjetër i të gjithë komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kola Cacaj - i cili udhëhoqi këtë orë përkujtimore, iu drejtua në fillim, të gjithë pjesëmarrësve, shokëve të tij, anëtarëve të familjes së nderuar dhe të respektuar, të Prelë Sinishtaj, i cili u nda nga jeta më 31 Maj 2017, duke e quajtur atë: një shok, veprimtar i çështjes kombëtare, humanist , njeriu i dashur për të gjithë në komunitetin shqiptarë, tha ai.

Kjo orë përkujtimore nisi me një minutë heshtje, për respektin ndaj Prel Sinishtaj: Ejllo Berishaj - Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe i cili ishte dhe folësi kryesorë, tha se Prela, kishtë një simpati të shkëlqyeshme për Shoqatën Malësia, duke e deshte atë, sa së bashku me të gjithë ne, ai mori pjesë në shumë aktivitete të organizuara këtu në Nju Jork, duke i kryer në mënyrë të suksesshme, detyrat e tij në kuadrin e kësaj shoqate.

“Ai ishte anëtar drejtues i Shoqatës Malësia e Madhe në Nju Jork, ai ishte një vizionar, një këshilltar i mirë dhe i pa përkulur ku idet e tij i gjenim pothuajse në çdo veprimtari tonën këtu në SHBA, sa që nuk ka aktivitet që të mos ishtë Prela” tha Berishaj, duke shtuar se “ Shoqata Malësia e Madhe në Nju Jork, me vdekjen e Prelës ka humbur një anëtar të palodhshëm, një atdhetar të dalluar që asnjëher nuk u ndal për të mirën e shqiptarëve, sa që veprat e tij ishin dhe frymëzim e inspirim për shumë kënd në komunitet - “Si të duam atdheun dhe si të punojmë për atdheun tonë të dashur, si të punojmë e luftojmë për kuazën tonë të shtrenjët , kuazën kombëtare.

Ai ishte një misonar i atdheut që për çështjen tonë kombëtare  nuk dinte të thoshte kurrë jo!, kur ishte në pyetje Shqipëria, Kosova, Malësia, Lugina e Preshevës apo Çamëria”, tha kryetari i kësaj shoqate në fjalën e tij.

Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe, z. Ejllo Berishaj, më tej tha se :” Vdekja e papritur e Prel Sinishtaj,  befasoi familjen e tij, shokët e jetës dhe të idealit, duke na lënë edhe një shprazëti të madhe ne mesin tonë.

Familjes, bashkëshortes dhe dy vajzave, motrave të tij, që ai e donte shumë, të gjithë të afërmve të tij, miqve e dashamirëve, shokëve , komunitetit shqiptarë në Amerikë dhe malësorëve.

Ngaqë, ai iku heret, dhe ne prisnim të ishte aty ku i takonte, ku si i kan thanë të parët tanë në “Ballë të Oxhakut”, humbja është e madhe, tha në fund kryetari i kësaj shoqate e cila në bashkëpunim me familjen organizoi edhe këtë orë përkujtimore..

Një ndër ata që ishte edhe në ceremoninë e varrimit këtu në Nju Jork, nga vendlindja e tij,Tuzi, Profesor Nikoll Camaj, tha i cili ka pas njoftësi të madhe me Prel Sinishtaj, dhe është mik i familjes Sinishtaj ( vëllai i tij ka motrën e Preles), shprehu ngushëllimet më të thella drejtuar : gruas, Pashke, dy vajzave Nora dhe Lina, familjes së vëllait Luca, motrat , Katrina, Leze, Shaqe, dhe Naçe, si dhe mbarë familjes së gjerë dhe të ngushtë Sinishtaj, Shoqatës Malësia në Nju Jork, shokëve dhe miqëve të tij.

Profesori tha kemi humbur një shok të mirë, “kur Prela, ishte në mesin tonë krijonte një atmosferë të veçantë, ashtu si kemi thënë në Malësi:” Ishte nga ata që dinte ta kthente edhe morën në darsëm”, mbasi e kishte atë një dhunti këtë”, tha Camaj në këtë orë përkujtimore.

Sabri Gjoni avokat i njohur i cili në fillim të fjalës së tij prekse, dhe që ngjalli emocione të papërkshkrueshme, tha se:' Me dhimbje në zemër e lot në sy po ndahem për herë të fundit nga Prela i jonë, burri dhe babai, vëllau, shoku, miku dhe dashamiri i të gjithë neve.

I ndjeri Prelë, ndrroi jetë papritmas dhe në heshtje e qetësi, ashti siç ishte edhe në jetën e tij, jo të gjatë, por shumë të bujshme, përplot me drama e dallga - dallga, lëvizje e trazira që ia imponoi koha, por ndonjëherë edhe me gëzime e shpresa, që i sjell jeta u nda Prela nga më të dashurit e vet, pa thënë lamtumirën e fundit, por duke lënë kujtimet më të bukura e të paharrueshme, të cilat do të na përcjellin gjatë gjithë jetës.

Ajo zemër bujare e fisnike e Prelës, që vuante kur vuanin njerëzit e tjerë, e në veçanti bashkëkombasit e tij kudo që janë dhe gëzohej kur ata kishin edhe shkakun më të vogël për gëzim, e tradhëtoi Prelën papritmas më 31 maj, të këtij viti, duke i shkatuar vdekjen e pamëshirshme, që e mori në moshën 64- vjeçare kur ende u nevoitej shumë bashkëshortes, që e kishte shok besnik dhe të pandarë të jetës, dy vajzave që aq shumë i donte dhe e donin, si dhe shokëve të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim të përkatësisë territoriale, fetare apo të bindjeve politike” tha ndër të tjera Avokati i njohur i komunitetit Sabri Gjoni.

Gjon Gjokaj veprimtar, duke folur në këtë orë përkujtimore ka kujtuar Prelën si shumë të qeshur, gjithmonë dhe me plotë jet, si një personalitet me vlera të jashtëzakonëshme , Gjonaj tha se ikja e tij në amëshim kaq shpejt, e bën më të rëndë hidhërimin e të gjithë ne që patëm rastin ta njohim Prelën ashtu si ishte ai.

“Nuk e kisha menduar kurrë që ky mik i fort atë gjallërin dhe vitalitetin e rrallë , me shumë dëshirë dhe dashuri për jetën, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga të gjithë njerëzit që e donin ashtu si ai i donte të gjithë, që e respektonin si dinte t'i respektonte, që i besuan si ai besonte” tha veprimtari i komunitetit Gjon Gjonaj.

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i batalionit Atlantiku z. Gani Shehu aktualisht Kryetar i Shoqatës Atlantiku në SHBA, e kujtojë Prelën me një hidhërim të madh. :” Prela, tha ai iu shtua pjedaës së devotëshme të komunitetit, të cilët ikën dhe na lanë dhe do të na mungojnë shumë me vdekjen e tyre, Baca Ahmet Zherka, para dy viteve, Gjergj Kalaj para një viti, të cilët do të na mungojnë shumë.

Ngushëllime familjes Sinishtaj për familjarin, malësorve për malësorin, dhe komunitetit tonë për veprimtarinë - Lavdi jetës së tij “
Doktor Sinanaj, duke marrë fjalën në të orë përkujtimore, tha se ishte ndarë nga jeta një mik dhe shok i çmuar, shumë i dashur i tij, për të cilin ai e kishte shumë të vështirë të fliste. Një fjalë e urtë popullore tha ai “Këto janë vdekje që vijnë si rrufeja e dal nga retë e zeza”, si diçka që vjen shumë papritmas, dhe pa menduar kurr, atë. Mirëpo, kur trupi vdes, ai mbetet në zemër dhe në kujtimet e njerëzve që i donte dhe e donin, e kujtojnë , e çmuan për veprën e tij, për sjelljen, bujarinë dhe krenarinë tonë kombëtare, patriotizmin dhe familjar” tha Dr. Sinanja. 

Më pasë e kanë kujtur me pjete të larta figurën e Prel Sinishtaj, Tomë Paloka Publicist dhe shkrimtar i komunitetit shqiptarë, Musa Daka veprimtar i dalluar i komunitetit, një nga themeluesit e LDK në SHBA, ish anëtar i Bordit të KKSHA,.

Ish Drejtori ekzekutiv Shefki Mexhuvani - njeri nga themeluesit e Fondit Vendlindja Therret, solli kujtime nga ndihmat dhe kontributi i Prel Sinishtës, në Fondin Vëndlindja Thërret, i cili tha Mexhuvani megjithse ai ka qenë modest por ka qenë shumë i vlerësuar nga fondi ynë, dhe UÇK-ja. 

Vajza e madhe e Prel Sinishtaj - Nora, tha se ndjehej shumë e pikëlluar se po ndahjen nga babai i saj por se shume krenare, ajo nëna dhe motra e saj nga respekti dhe dashuria, që treguan të gjithë ata që folën, të gjithë ata që u gjenden pran kësaj familje , gjithmon në jet dhe tani pasi ai vdiq.

Ndërsa, anëtari i më i afërt i familjes Sandër Sinishtaj tha se kjo tregon përkushtimin dhe seriozitetin që kjo shoqatë, ka ndaj individëve dhe mbarë komunitetit tonë, ai prandaj edhe njëherë dëshirojë që të falenderoj dhe t’ju uroj suksese në punën e saj të shejntë. Njëkohësisht dëshiroj të falënderoj edhe folësin e rastit për fjalët e zgjedhura dhe kohën e kushtuar Prelës.

“ Ishte me të vërtetë një pamje emocionale, tha Sinishtaj, kur shohim te afërmit dhe shokët e të ndjerit duke treguar ngjarje të jetës si nga ana gazmore ashtu dhe nga ana emocionale. Ju faleminderit nga zemra! Shfrytëzoj rastin që po ashtu të falenderoj dhe ata që vazhduan te duan dhe te kontaktojn familjen Sinishtaj nëpërmjet telefonatave, vizitave apo publikimeve të ndryshm.”

Ai kujtojë me këtë rast edhe shkrimin i dr. Pashko Camaj, si dhe telegramin që na erdhi nga kryesia e Organizatës e Luftës së UÇK-së, që Sinishtaj, zgjodhi ta lexoj për nder të tyre: 

“Miq, shok e bashkëluftëtar të ndjerit. Me pikëllim morëm lajmin e ndarjës nga kjo botë të bashkëveprimtarit Prel Nishaj. Organizata  e Vullnetarëve të Luftës së UÇK-së ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe bashkëveprimtarët Prel Nishaj.

Në ditët më të vështira të kombit shqiptar në kohën e luftës së lavdishme të UCK-së, i ndjeri Prel me shokë e me bashkëveprimtarë të të dëshmuar të çështjes kombëtare, u vunë në krah të UÇK-së duke ndihmuar në cdo formë këtë luftë.

E nderuara familja Sinishtaj dhe ju mbarë komuntetit atdhetar shqiptar nga Amerika, lutem pranoni këtë telegram ngushëllimi nga OVL e UÇK-seqë po ju dëergojm juve nëpërmjet z. A. Huskaj. Atdheu i është mirënjohës vlerave kombëtare e atdhetare  z. Sinishtaj.

Qëndroni të fortë dhe të dërgojmë në vend amanetin e dëshmorëve e atdhetarëve të brezave për një Shqipëri. Qofshi të nderuar gjithëmonë familja Sinishtaj nga Gruda Legjendare e Malësisë së Madhe. I përjetshëm do të jetë kujtimi për bashkëveprimtarin Prel Sinishtaj” shkruhet në telegramin e ngushëllimit të Kryesisë së OVL e UÇK-së. 

Njeriu i afërt i familjes, Sandër Sinishtaj duke folur edhe në emër të familjes tha se :’ Zemërgjerësia, dhe dashuria ndaj familjes, shoqërisë e kombit të cilat e karakterizojë atë si një prej shqiptarëve më unik këtu në Amerikë, Malësi e më gjerë, ka bërë ti jepet një respekt i madh.  Prandaj mungesa e tij,  vazhdoi ai, do të jetë tejet e madhe që të zëvendësohet, mirëpo puna, vepra dhe dashuria e tij ndaj nesh e kombit, na ka lënë që të kultivimin e po të njëjtave vlera që kujtimin e tij ta mbajmë të përhershëm”.

Në fund duke mbyllyr këtë orë përkujtimore, Sinishtaj, tha se “shpresoj që nuk është e tepërt që ta bëj falenderimin e fundit për personin, pa të cilin Prela nuk do ishte ai që ne kujtuam sot.

Që nga rinia herët e deri ditën e fundit , ai ishte shoku më i përkushtuar dhe konfidanti i pandashëm i të ndjerit Prela. Kjo është bashkëshortja e Prelës, Pashka, e cila pothuajse e përjetoi të gjitha aspektet e jetës së Prelës, ndoshta më së tepërmi sakrificën që ai bëri për atdheun dhe kombin.

Po ashtu falenderojmë edhe vajzat, të cilat ishin frymëzimi i babit, frymëzimi i buzëqeshjes së tij. Falenderojmë motrat, vëllezërit, të afërmit, të cilët i kishte gjithmonë përkrah.”

 Prela qoftë mirë në atë jetë, kurse të gjithë ju sërish ju falenderojmë nga zemra. Ua kthefshim për të mirë dhe qofshi faqebardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat