Në shtëpinë e “njeriut më të urryer” të Amerikës

Amerika

Në shtëpinë e “njeriut më të urryer” të Amerikës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:22
Martin Shkreli

Njeriu më i urryer i Amerikës, siç e pagëzoi kohë më parë shtypi vendas, sipërmarresi Martin Shkreli i ka sjellë fshatit të parardhësve të tij krenari dhe turp bashkë.

Ish-shefi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike e konsideronte dikur veten si shqiptarin më të suksesshëm në botë, por në zonën e Shkrelit, nga ku vijnë të parët e tij, njerëzit janë të përçarë teksa diskutohet për 34-vjeçarin që mbushi titujt e parë të gazetave kur e rriti 5.000 herë çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s, ndërsa aktualisht është në proces gjyqësor në Nju Jork për mashtrime me një fond investimesh. 

Disa prej banorëve e përshëndesin suksesin e biznesmenit të ri, të tjerë thonë për “Reuters” se rritja e skajshme e çmimit të medikamentit Daraprim nga 13,5 në 750 dollarë pilula ishte kapitalizëm i pastër. 

Disa në fshat e mbajnë mend ende familjen Shkreli, për të cilën thonë se u zhvendos në Mal të Zi shumë kohë më parë dhe në vitin 1960 emigroi në Shtetet e Bashkuara. 

Shtëpia e tyre atje nuk ekziston më dhe vetëm një kushëri qe kthyer dikur sa për të vizituar vendin e vetë të origjinës, sot një zonë e varfër, e zhuritur nga mungesa e një ujësjellësi dhe me probleme të mëdha infrastrukture, që i inkurajojnë gjithmonë më shumë njerëz të largohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat