Veprimtari nga SHBA, Besim Malota vizitoi varrin e Akademik Mark Krasniqi

Amerika

Veprimtari nga SHBA, Besim Malota vizitoi varrin e Akademik Mark Krasniqi

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 30 korrik 2017 Në ora: 09:40
Besim Malota vizitoi varrin e Akademik Mark Krasniqi

Prishtinë : Anëtari i Kryesisë së Vatrës, dhe veprimtari i dëshmuar nga SHBA Besim Malota i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hana dhe vajza Illiriana, vizituan dje varrin e Akademik Mark Krasniqi në vendlindjen e tij në Kosovë.

Malota njihet si një nga miqtë më të ngushtë të Akademik Krasniqit, dhe bashkë-sponsorizues i disa prej verave të akademikut, kur ai ishte gjallë, si dhe ka sponsorizuar disa herë edhe udhëtimet e tij përtej oqeanit.

Madje në orën përkujtimore dy vjet më parë nën organizmin e  Federatës Panshqiptare e Amerikes “Vatra”, kushtuar Akademik Mark Krasniqit, , më 5 shtator 2015, në Royal Regency Hotel, në Yonkers, zoti Malota dha një kontribut dhe e moderojë atë orë përkujtimore.

Akademik Mark Krasniqi ka vdekur 27 Gusht 2015 pasi vajti nga një sëmundje e rëndë,  shtrirë në shtratin  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse,  funerali, me trupin e vdekur të Akademik Krasniqit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u përcoll me nderime të mëdha nga lokalet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës, tek Përmendorja e Skënderbeut, Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës,  shoqëruar  për ti dhënë lamtumirën e fundit, edhe nga disa veprimtarë të njohur nga SHBA, të cilët me këtë rast  vendosën kurora me lule në emër të shqiptarëve të Amerikës

Në ndërkohë që në Nju Jork, një javë më pas u mbajt Akademia përkujtimore, moderatori i i saj, veprimtari i dëshmuar, Besim Malota,për të dëshmuar lidhjet e forta me Akademik Mark Krasniqin -  tha me atë rast se edhe vajza e tij, Liridona, emrin e saj e ka prej profesor Krasniqit.

“Ditën, që më ka lindë kjo vajzë, në vitin 1991, i ndjeri gjindej në Amerikë, në fakt në një seancë degjimore në Uashington tue kërkue lirinë, kur mua më njoftuan se më kishte lindur vajzë, dhe Krasniqi i vuri emrin Liridona, emër me të cilin – unë u pajtova me shumë kënaqësi dhe vajza ime e gëzon”.

Ndërkaq, Harry Bajraktari, i cili, e kishte edhe të afërm Mark Krasniqin dhe ka qenë ndër njerëzit pranë tij, tregoi se kishte marrë pjesë në varrim dhe përshkroi me emocione, nderimet që Akademikut iu bënë në Kosovë. Ai solli disa kujtime nga bashkëpunimi me të ndjerin.

Harry Bajraktarin shprehu kënaqësinë që flamuri me të cilin u nderua së fundit Akademik Mark Krasniqi, iu dorëzua atij.

“Me vdekjen e Akademik Mark Krasniqit, kemi humbur intelektualin e përmasave, jo vetëm shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. Ky ishte nderi i kombit dhe do të kujtohet gjithnjë si njeri, veprimtar dhe shkencëtar. “ u shpreh Bajraktari

Më pas Bajraktari përmendi kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e etnologjisë dhe të demografisë, duke paraqitur fakte e të dhëna shkencore mbi shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët e Kosovës, ku këta të fundit shtypeshin në forma më brutale si në aspektin e të drejtave kombëtare, ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe të arsimimit.

Në shumë shkrime, tha ai, Mark Krasniqi, ka afirmuar tolerancën fetare dhe ishte njëri prej atyre që kudo e ka theksuar këtë element të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve. Ai thoshte se shqiptarët janë një popull me një traditë dhe kulturë të vjetër e të njohur ndërfetare në rajon

Kurse, ishte nder i madh për mua që flamurin me të cilin ishte i mbështjellë arkivoli i Akademik Mark Krasniqit, në momentin e fundit të ndarjes, Gjok Geci dhe familja Krasniqi ma dhuruan mua. “Ishte ky një moment prekës dhe njëhesh një moment që më bëri krenar që e njoha, bashkëpunova me të për kohë të gjatë në çështjen kombëtare” u shpreh Bajraktari – duke falënderuar, z. Gjok Gecin dhe familjen Krasniqi, që e nderuan dhe respektuan:” Këtë flamur do ta vë në vendin e nderit dhe për mua do të jetë kujtim i pa harruar për mikun tim dhe të familjes sime, të ndjerin akademik Mark Krasniqin”, tha veprimtari i komunitetit Harry Bajraktari.

Në fund veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktar, shtojë se :”Me vdekjen e Mark Krasniqit, humbëm intelektualin e madh, që i dha aq shumë shkencës shqiptare, ishte veprimtar, humanist dhe mbi të gjitha u shqua në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, politike e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Vepra e tij do të jetojë derisa të jetojë e drejta njerëzore në botë”.

Harry Bajraktari – gjithashtu, solli për Vatrën dhe disa lexues të respektuar nga nji ekzemplar të librit të fundit, ”Porosia ime për shqiptarët : Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar”, cili u botua me shpenzimet e tij, në mënyrë të përshpejtuar një ditë para vdekjes.

Në fund nëpërmjet një dokumentari me zërin e lodhur dhe kurajën për të sfiduar kancerin , ai shqiptoi porosinë për shqiptarët duke thënë edhe një herë që kurrë e kurrës “Mos hiqini dorë kurrë nga Bashkimin Kombëtar” se është një e drejtë e jona – që padrejtësisht bota na e ka mohuar" .

Image
Besim Malota me familje
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat