Chicago: U mbajtë gara e vrapimit "Uskana 5K - 2017"

Amerika

Chicago: U mbajtë gara e vrapimit "Uskana 5K - 2017"

Nga: Beqir Sina - New York Më: 28 gusht 2017 Në ora: 14:48
Uskana 5K - 2017

CHICAGO IL : Të Shtunën në parkun “Danada Forest Preserve” në Naperville, Çikago - Illinoi, është mbajtur gara në vrapim “USKANA 5K” që organizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA”, shkruan kjo shoqatë në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

Simbas njoftimit të bër publik nga kjo shoqatë e cila ka publikuar edhe një foto - album të larmishëm nga gara “USKANA 5K”, thuhet se të ardhurat e fituara nga ky aktivitet, do shkojnë për Fondin e Bursave Uskana. 

Image

“Kjo ishte një mundësi e mirë për të qenë aktiv dhe një ndihmë sado modeste për bashkëvendasit tanë,” shkruajn ata në faqen e tyre të interrnetit “ I Love Uskana”
Gjithashtu, ata shkruajn se Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Uskana” me sukses e realizoi për herë të dytë aktivitetin sportiv Uskana 5K 2017. 

Ata shkruajn se :”Me këtë aktivitet promovojmë shëndetin e familjeve Kërçovare dhe edukimin e të rinjve Kërçovarë sepse fondet e ngritura nga ky aktivitet do të shkojnë për “Uskana Scholarship” 2018. Gjithashtu, thotë organizatori i këtij aktiviteti,  duam të faliminderojmë te gjithë pjesëmarsit, vullnetarët, sponzorët dhe veçanërisht aktivistin e dalluar të komunitetit tonë z.Florim Zendelin për realizimin e Uskana5K 2017!”

Image

Ilir Zenku, një veprimtar i dalluar i këtij komuniteti, në Çikago - Illinoi, ka postuar disa fotografi, si pjesmarrës në këtë garë, dhe shkruan se :” Dje, Shoqata Shqiptaro-Amerikane "USKANA" organizoj nxitimin tani tradicional Uskana 5K. Është viti i dytë që organizohet dhe fondet që mblidhen përdoren për dy bursa për studentë të suksesshëm. Në këtë garë marrin pjesë 80-90 veta.”

Image

 Duke shprehur faleminderimet e tij, në rrjetin social Facebook, Zenku shkruan se :”Shumë veta ndihmojnë, po në veçanti dua të falenderoj Florim Zendeli dhe Husni Ashiku. Florimi, është koordinatori i këtij organizimi dhe me thënë të drejtën ai i kryen shumicën e koordinimit e të vetë punës të organizimit. Kemi fatin që e kemi një nga kontribuesit më të mëdhenj të komunitetit tonë. Husniun po e veçoj gjithashtu, sepse ai merr përsipër 'detyrën' e fotografive në organizimet tona. Ju faleminderit të gjithve që mblidhen rreth shoqatës "USKANA" dhe uroj të kemi sa më shumë organizime të tjera e sa më shumë koordinatore e vullnetarë si Florimi e Husniu” ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Ilir Zenku, veprimtari i dalluar nga Çikago - Illinoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat