Shqiptarët kujtojnë së bashku me 2752 viktimat e 11 shtatorit, tre heronjët shqiptarë të 11 Shtatorit Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn

Amerika

Shqiptarët kujtojnë së bashku me 2752 viktimat e 11 shtatorit, tre heronjët shqiptarë të 11 Shtatorit Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn

Nga: Speciale për Bota Sot - nga New York City Beqir SINA Më: 10 shtator 2017 Në ora: 14:56
Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj

GROUND ZERO - NEW YORK CITY : Autoritetet më të larta të SHBA, përfshirë Presidentin dhe nën Presidentin, iu bashkohen sot herët në mëngjes Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, dhe zyrtarve të lart të qytetit, së bashku me mijëra anëtarve të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre dhe miqtë, qytetar të zonës së "Trishteshit" për të kujtuar 2.752 viktimat  që u humbën jetën në sulmin e 11 shtator 2001, mbi Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center. 
Gati tre mijë njerëzit, humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, të cilët ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, pra një botë e tërë në miniature, midis tyre humbën jetën edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
 
Të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator 2001, përfshirë më shumë se 400 punëtorë të shpëtimit, midis tyre edhe 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë policie nga New York City dhe Autoritetit Portual,. kan të skalitur në përjetësi emrat e tyre, për-rreth ujëvarës rrethuar me blloqe mermeri të zi, që të kujtohen nga njujorkezet dhe vizitorët nga e gjithë bota. 
Ndërsa,  në pllaka përkujtimore në shtabet e zjarrëfikësve të qyteti,, në stacionet e policisë, në lagjet e qyteteve janë në përmendore të ngritura në mjedise të bukura në të gjithë qytetin, emrat me fotografitë e tyre.
 
Ceremonia e 16-të-vjetorit, të ngjarjeve në 11 shtatorit 2001, për herë të parë u mbajtën shumë pranë vendit ku kan qënë dy kullat binajke, në Park Zuccotti, ngjitur me vendin ku ka qënë Qendra Botërore e Tregtisë në pjesën e poshtme të Manhattan dhe fillojë pak përpara orës kur edhe ndodhi tragjedia në orën 08:46 , e cila na kujton me dhimbje të madhe momentin që ende nuk na largohet nga syt , pikërishtë në momentin kur një aeroplan i rrëmbyer nga anëtarë të grupit terrorist të al-Kaedës, goditën kullën e parë në veri, mbasi një aeroplan i dytë goditi kullën jugore 17 minuta më vonë.

Askush nuk i besonte syve dhe askush nuk i përmbajti lotët, përpara ekranit të televizorit, duke mos e kuptuar se çfarë po ndodhte, në Nju Jork më 11 Shtator 2001, teksa dy simbolet amerikane po binin dhe flaka e tymi përfshiu gjithë zonën duke marrë jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm. 
Gjithë njerëzimi u trishtua kur shikonte në ekran që disa njërëz për ti shpëtuar flakëve, u hodhën nga lartësit e dy ndërtesave nga mbi 100 kate, skena që edhe sot shkaktojnë një dhimbje të madhe dhe të paharrushme, se sa të pa mëshirshëm dhe anti njerëzor janë terroristët në të gjithë botën.
 
Çdo përvjetor  emrat  e viktimave lexohen ngadalë dhe një për një nga 212 njerëz, anëtar të familjeve të viktimave, ose të afërm të tyre në shenjë respekti, ndërkohë që nëpër rrugët rreth e përqark vendit që thirret Kuota Zero - Ground Zero, bandat muzikore të reparteve të zjarrëfikësve, policisë dhe ushtrisë luajn muzikë funebre dhe tradicionale irlandeze. 
Sakaq, kumbona e madhe e Kishës përballë vendit Kuota Zero, e cila është bërë me metalin e rrënojave, tingëllon çdo 10 minuta, anijet, trenat dhe seranat japin "alarmanin" e përkujtimit duke na rikthyer te ajo ditë e zezë dhe nga më të zezat e kombit amerikan.
 
"Nuk ka tragjedi më të madhe në jetën e këtij qyteti, se sa 11 shtatori 2001, që e ka goditur qytetin tonë aq shumë , sa që ky qytet nuk ka ka parë ndonjëherë në tërë historinë e tij  " ka thënë ish- kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Blumberg në ceremoninë e sotme. 
 
Ceremonia në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, fillionë në orën 08:46, me  një moment me 3 minuta heshtje. Më pasë ata në ujavarat në mes të sheshit rrethuar me mermer të zi ku janë skalitur emrat e viktimave pjesëmarrsit hedhin nga një trandafilë të kuq, të verdh dhe të bardh në shenjë adhurimi. Ndërkohë që në shenjë respekti po në atë moment në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, bien këmbanat e kishave, dhe ndërsa anijet për rreth ishullit u bien fanfarave si dhe dëgjohen sirenat e trenave aty pranë. 
 
Në këtë ditë, edhe kombi ynë, Shqiptar, hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.
 
Sot, në gjashtëmbëdhjet vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, mbi Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center, në Kuotën Zero, vendin ku vdiqën afro tre mijë njerëz të pafajshëm, në sjenjë respekti dhe nderimi për të gjitha viktimat, janë edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Maqedonia, Mali e Çamëria.

 Mblidhen edhe shqiptarë së bashku me qindra mijra qytetarë të tjerë për t'u  solidarizuar me dhembjen amerikane, duke dëshmuar respektin e lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mikun më të madh të shpëtimit të Shqipërisë,  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
 
Shqiptarët si në Kosovë, Shqipëri e trojet etnike në 16-të vejtorin e sulmeve terroriste mbi SHBA të, i shprehën edhe një herë respektin dhe bëjnë nderime për miku më të madh të kombit tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur edhe njëherë zotimin për përkrahje të SHBA, për zgjerimin e demokracisë kudo në botë dhe përhapjen e vlerave të lirisë.

Image


Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi "shpatullat" e tij peshën e dhimbjes, ka peshën  e dinjitetit kombëtar ka gjihtë amerikën  dhe gjithë botën e qyteruar . Procesioni kememorativ ka në mesin e viktimave edhe tre familjet e tre viktimave shqiptare, ku si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve ftohen nga autoritetet njujorkeze këtë zonë duke vendosur kurora me lule të freskta.

Në këtë ditë, dhe kombi ynë hynë në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët janë emra, që dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan. 

Shqiptarët, me 9/11 treguan se, ne ndoshta janë të vetmit, kombë në botë, që kurr nuk e pranuam ose nxitëm terrorismin në tokat e tona, por e urryem dhe e luftuam ashtu si amerikanët dhe gjithë bota e qytetruar.

Ne vet ishim viktima, teksa u terrorizuan për 45 vjet sistematikisht në periudha të ndryshme, nga rregjimet sllavo - komuniste, andej e përtej kufrit shqiptaro-shqiptarë. 
Dhe, në vitin 1999-të, përjetuam tragjedin më të tmerrshme të popullit tonë, në sotë e botës së qytetruar, pikërisht athere kur në trojet shqiptare, shqiptarët, u kërcënuan, deri në zhdukejn tyre, nga dora kryekriminele, e serbis së Millosheviqit, kurr nuk harrojmë kur ndiem, dorën e ngroht dhe përkrahejn e madhe të këtij vendi - SHBA, i cili përkujton, sot, Ditën e Patriotëve Amerikan - 11 Shtatorin.

Image


Shqiptarët që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit: Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia, 60-vjç: Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Simon Dedvukaj, shqiptar nga Malësia, 26 vjeç: Punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë.  Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Vuthajat, 65 vjeç: Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake.

Përkujtohet 11 Shtatori :
 Simon Dedvukaj - ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë, me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.

[Image] Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë
Nëna e Simonit tani duket më e qetë se më parë kur ajo nuk ishte në gjendje të më thoshte asnjë fjalë për të birin. Por përsëri, emocionet e pengojnë të flasë për Simonin. Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi thotë se të trija familjet shqiptare që kanë humbur pjestarë të tyre do të shkojnë në vendin e Kullave Binjake në këtë përvjetor  për t’i përkujtuar ata. Por zëri i Marashit merr tjetër ton kur flet për fondacionin e ngritur për nder të të birit.

“Fondacioni Simon M. Dedvukaj” me qendër në New York synon të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Amerikë të ruajnë kulturën, historinë dhe besimet e ndryshme fetare shqiptare. Fondacioni jep bursa për nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në New York përmes fondeve të mbledhura nga individë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fondacion. Familja e Simonit synon që fondacioni të kontribuojë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Image

Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit. Kujtimi i Rrokut është mbajtur gjallë edhe përmes shumë mesazheve të vendosura në një faqe të posaçme interneti. Të tri familjet shqiptare shkëmbejnë mesazhe jo vetëm në çdo 11 shtator, por edhe për festa e gëzime, duke vështruar përpara, me shpresë e jo vetem dhimbje.

Një mesazh kujton ditën kur në gusht 2001 Rroku së bashku me katër vëllezërit e tij ishin takuar pas shumë vitesh. Ndarja për t’u kthyer në New York ishte e vështirë dhe do të kthehej në dhimbje pas sulmit të 11 shtatorit. Per hartuesin e mesazhit, vdekja e Rrokut u kthye në një mësim të dashurisë për njerëzit, për familjen dhe shokët. “Përqafoji të afërmit e tu njësoj sikur nuk do t’i takosh përsëri më vonë, se nuk i dihet nëse do t’i shohësh më të nesërmen”, thuhet në mesazh.

Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake, do të i bënte thirrje familjes "të q?ndrojnë bashkë, se ai po "shkonte" për në amshim.

Image

 Amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, më thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.

Më të dhimbshme bëhen këto kujtime kur ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj. Madje, në këtë përvjetor, motra e tij, Shkurta, pas shumë vitesh martese u shtua me një djalë, duke plotësuar një nga dëshirat e të atit, thote Sala. Kujtimi i gjyshit Gjonbalaj do të jetë një frymëzim për nipin e lindur në njërin prej përvjetorve të 11 Shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat