Shqiptarja flet nga Florida, tregon si është gjendja nga uragani Irma

Amerika

Shqiptarja flet nga Florida, tregon si është gjendja nga uragani Irma

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 22:56
Uragani Irma në Florida

Shqiptarja Alma Gripshi Kraja përmes një lidhje direkte me "Skype" ka treguar se si është gjendja në Florida nga uragani Irma, i cili deri tani ka lënë 3 persona të vdekur.

Ajo jeton me familjen e saj në Fort Lauderdale, pranë Majamit, një zonë nga ku po kalon tani uragani Irma.

Ajo ka treguar se gjendet brenda në shtëpi me familje dhe janë të sigurt, edhe pse jashtë ka erëra shumë të forta.

Evakuimi i banorëve, sipas saj, është kërkuar vetëm nga persona të cilët jetojnë në afërsi të ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat