Mark Gjonaj me bashkëshorten Roberta, dhe djalin e tyre Nick, votuan në Bronks

Amerika

Mark Gjonaj me bashkëshorten Roberta, dhe djalin e tyre Nick, votuan në Bronks

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 12 shtator 2017 Në ora: 18:34
Mark Gjonaj me familje

Bronks - New York : Të gjitha  qendrat e votimit në qytetin e Nju Jorkut, ku sot po votohet në zgjedhjet paraprake, jenë hapura qysh në ora 06:00 (am) e mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 21:00 (pm) e mbrëmjes.

Sipas shtypit lokal pjesëmarrja deri tani në mes drekë, ka qenë e nivelit nën mestar, por mendohet sipas tyre të rritet gjatë pasdites dhe sidomos në orët e fundit në mbrëmjes.

Zoti Mark Gjonaj - Kandidati për Qarkun e Këshillit Bashkiak, nga Zona Elektorale 13të, në qytetin e Bronksit, në orën 10 të paradites, votojë së bashku me bashkëshorten Robertën dhe djalin e madh Nick, i cili votonte për herë të parë, dhe kësaj radhe për babanë e tij, tashmë kandidat për në Këshillin Bashkiak të qytetit të Broksit.

Gjonaj tha :”Pasi sot është dita e fundit , dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë këtë udhëtim të mundshëm, për mua, që të jem kaq afër fitores. Miqtë, familja, vullnetarët dhe përkrahësit e mi - gjatë kësaj fushate të gjatë, fitorja dhe suksesi im nuk do të ishin të mundur pa ju, dhe unë jam mirënjohës për mbështetjen tuaj” theksojë ai.

Votuesit, në qytetin e Bronxit, Zonën  Elektorale 13-të, që do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të ndryshëm në Partinë Demokratike, në garën primare, e cila është përcaktuar si një garë shumë e ngushtë, dhe shumë e “nxehtë” janë duke votuar sipas preferencave të tyre për secilin kandidatë.

Zona Elektorale 13-të në Bronx, ka numrin më të madh të votuesve, për Këshillin Bashkiak, në qytetin e New Yorkut.

Mbasi aty përfshihen më shumë se 8 lagje, duke përfshirë një tejzgjatje e cila fillon prej City Island dhe vazhdon deri në Pelham Bay, e përfunduar në lagjen Trimont, pra është edhe zona që ka numrin më të madh të shqiptarwve të regjistruar si Demokrat, të cilët janë 1200 votues të regjistruar si demokrat.

Sipas njoftimeve thuhet se shqiptarët, e regjistruar nga partia Demokratike, në këtë distrikt, po votojnë për kandidatin, shqiptaro amerikani Mark Gjonaj, i cili aktualisht mban edhe vendin e Asamblistit të shtetit të Nju Jorkut, Distriktin 80-të në Bronx,

Vota e shqiptarëve duket se në këtë zonë elektorale në qytetin e Bronksit, është shumë e rëndësishme dhe do të jetë ajo që bën ndryshimin.

Në një spot prej 30 sekondash në të gjithë televizionet lokale në qytetin e Bronksit, Gjonaj është shprehur optimist se do të fitojë një vend të Këshillit Bashkiak, nga partia demokrate sot,  të martën më 12 shtator.

Mark Gjonaj, dhe stafi i tij së bashku me vullnetarët në Distriktin për Qarkun e 13-të në Bronx, edhe sot, e kanë intensifikuar punën e tyre, në strategjinë “Door to door campaigning -Derë më derë fushatë”, e cila është një pjesë thelbësore e çdo fushate elektorale.

Image
Mark Gjonaj me familje gjate votimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat