Ne së bashku e bëm atë!!!

Amerika

Ne së bashku e bëm atë!!!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 shtator 2017 Në ora: 07:04
Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj

Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili fitoi mbrëmë një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet për një qark të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt Velasquez me rreth 4 për qind vota më shumë sot me anë të një deklerate shpërndar për shytpin njujorkez falenderon të gjithë mbështetësit e tij, përfshirë shqiptarët që nuk iu ndanë me kontribute dhe me vota deri në natën e fitores më 12 Shtator.

Zoti Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, dhe tani do të konkuroi si kandidat i vetëm nga partia Demokrate në qytetin e Nju Jorkut, për një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit , falenderoi mbrëmë mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat