Si po shuhet edhe kjo rreze e vetme Dielli, e patriotizmit dhe anikomunizmit në SHBA!

Amerika

Si po shuhet edhe kjo rreze e vetme Dielli, e patriotizmit dhe anikomunizmit në SHBA!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 shtator 2017 Në ora: 15:19
Ilustrim

Me partitë tradiconale në Shqipëri, PLL, BKD, BK, dhe Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli, këtu në SHBA, edhe fillon por edhe merr fund, konservatorizmi shqiptar, e djathta dhe nacionalizmi - patriotizmi shqiptarë,……idealizmi shqiptar.

Që në se e përkthejmë me terma postmodernë, ato duhet të jenë për të gjithë shqiptarë si asete të mëdha të Kombit shqiptar. Mbase, të paktën pa Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli, ku do të ishim? dhe a do të kishim mbetur shqiptar në këtë asimilim tepër të egër vallë?….., Kjo është pyetja!

Dhe, te ne shqiptarët duket se është kryer ky eksperimenti, që ka vërtetuar katërçipërisht këtë aksiomë, bile më shumë se kurrë tash 27 vjet, kohë pa mbarim kjo, që ne po e thërrasim apo e quajmë shpesh trazincion, ose trazincion i tejzagjtur shqiptar……!

Fakti se në mburremi, gjithmonë kur themi se Vatra e kolosëve të kombit shqiptar, luajti rolin e shtetit, kur ai na mungojë, ose Vatra, me Uillsonin e shpëtojë Shqipërinë, nga copitmi, së bashku me patriotët dhe atdhetarët , fisnikët e kombit shqiptarë, dhe më pas me partitë tradicionale, që dolën në mërgim, mbas ardhjes së komunistëve në pushtet, ishin PLL, BKD, BK, me Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli, ato që nuk e njohën asnjëher qeverinë komuniste, madje deri sa komunizmi ra, ato e luftuan komunizmin të përbetuara.

Sepse, e bën këtë ngaqë ata shqiptarë kishin idelae dhe e donin Shqipërinë të lirë dhe demokratike, mike të përjetshme me SHBA dhe perëndimin. Ata, si në Europë, kur u arratisën nga Shqipëria, e Enver Hoxhës, edhe kur erdhën në Amerikë, Kanada e Australi, nuk pushuan së reshturi duke luftuar së bashku me forcat e tjera nacionaliste në mërgim - që kishin ardhur para tyre, duke bër një sakrificë të madhe, dhe historike, për kombin shqiptarë.

Mirëpo, ku janë sot idealistët, patriotët, e atdhetarët në Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli! Ata që nuk e njohën asnjëherë qeverinë komuniste, ata që luftuan për atdheun dhe mbajtën gjallë frymën tonë kombëtare. Ata që për gjysmë shekulli në mërgim luftuan për Kosovën të jet e lirë, dhe e pavarur, luftuan për të drejtat e shqiptarëve, madje deri sa komunizmi ra, ato e luftuan komunizmin të përbetuara.

Në Vatër (Kryesi) sot kanë mbetur shumë pak, sepse, koha është ajo që e bëri të veten, ndërsa disa vdiqën, disa të tjerë u larguan për arsye shëndetësore.

Ndërkohë, ata pak që kan mbetur dhe po e mbajnë gjallë frymën vatrane, dhe për të treguar se Vatra rron dhe nuk vdes kurrë, pra të atij që është aseti ynë kombëtar, janë në Kryesi, por janë shumë pak.

Ata vetëm se kanë mbetur aty, se nuk “shiten” dhe nuk e lëshojnë kurrë Vatrën, nga se janë idealistë, janë patriot e atdhetar, deri në vdekje. Kurse, vatranët e tjerë tamam vatranë janë shumë larg Shtëpisë së Vatrës në Nju Jork, ata sot jetojnë dhe ndihmojnë Vatrën, mbajnë gjallë Vatrën nga Detroiti, Florida e Washington......!

Dhe, nëse bëhet fjalë te Dielli, sot nuk ka mbetur as edhe një sa për be, i thonë ma shqip, të jet një gazetar idealist, apo patriot e atdhetar, apo Vatran të paktën në origjinë, qoftë edhe me ndonjë traditë vatrane, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e Diellit që ka zgjedhur editori i sotëm, janë ish gazetar të ushtrisë popullore të Shqipërisë.

Tani, po marrë si shembull këtë asetin tonë, këtu në Amerikë, "Diellin", sot ku është katandisur.

Ai udhëhiqet nga një kryetar aktual Dritan Mishto, të birin e një ish-Prokurori, në kohën e komunizmit, (pavarësisht, se ka bërë keq atëherë, apo mirë, por ka qen prokurori Partisë së Punës), ka një kryeredaktor Dielli, i cili ka qenë më parë edhe një kryeredaktor i gazetës “Shkëndia” , gazetës së Komitetit të Partisë së Rrethit Lushnje, deri në vitin 1991, pra është Dalip Greca.

Dielli ka një Sekretar për Shtypin në kryesinë e Vatrës, që asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur të tillë si Dritan Haxhia, i cili natyrisht, që është krenar si çdo fëmijë që është i biri një këngëtari nga më të njohurit e asaj kohe në Shqipëri, që i këndoi Enver Hoxhës, por që edhe vet ka qenë një ish militant i PS,(anëtar i FRESH-it), në demokraci, dhe ka dy bashkëpunëtor besnik të partisë, një ish oficer Qemal dhe Këze Zylo, ish mësuesen e partisë.

Gazeta Dielli sot aktualisht udhëhiqet e drejtohet sot nga një grup me miq e familjar të idealeve të Partisë së Punës, Parti, kjo që vdiq e la bijtë e saj, pas, ta vazhdojnë rrugën e tyre, edhe këtu në diasporë. Ata, pra e kanë marrë tashmë gjithë pushtetin e shtypit ( Diellin) në Vatrën e Nolit dhe të Konicës.

Dalipi, ishte ai që punojë më shumë duke sjellë pra e futur në Vatër, dhe vënë me "dhunë" si me thënë, në krye të saj, edhe Dritan Haxhiajn, që si i thonë, nuk e dinte se ku ishte dera e Vatrës, deri dje, deri sa me "yzmin" e Dritan Mishtos, tani është caktuar në postin e Sekretarit për komunikimin me Medien.

"Dielli", i Vatrës sot ka hapur dyert( i ka shqyer ato) dyert e "pambyllura" edhe për dy bashkëpunëtorët të ish Sigurimit të shtetit, kushërirën ose një nga të afërmet e Tepelenasit së tyre, Kryepralamentarit Gramoz Ruçi, ose e then paksa me drejtpërdrejt, bijën e një ish Kryetarit të Kooperativës dhe Sekretarit të Partisë së Kooperativës, ku ishte Kampi i tmerrshëm i Tepelenës, pikërishtë, në atë kohë kur vdiqën edhe ata fëmijët e kampeve për bukën e gojës.

Për dy miqt familjar, të Kryetarit Dritan Mishto dhe Kryeredaktorit Dalip Grecës, Vatra sot ka nepotizëm në afrimet e saj.

Ata më larguan me “dhunë” mua, dhe larguan edhe Mimoza Dajçin , vetëm për të afruar dhe futur në Vatër, dhe bashkëpunëtor të "Diellit", Qemalin dhe pseudo gazetaren Këze Zylo, si shpërblim për sa ajo kishte shkruar, 4 vjet më parë për largimin nga Konsullata, pra nxjerrjen nga puna…..të Mishtos.

Afrimi i tyre si është shprehur edhe vet ish Konsulli , "ka qenë se Këze Zylo, ishte e vetmja “gazetare” nga diaspora, që shkroi kundra Edi Ramës, në shkarkimin e Konsullit ," kjo është ajo që vet Mishto, ka thënë, ndaç ta mohojë dhe ndaç pohojë, por le ta dinë të gjithë, se cila është e vërteta....

Nuk “mbulohet Dielli me shoshë”, kjo është vërteta.

Nëse, nuk themi të vërtetën nuk bëjmë gjë tjetër, por veçse pohojmë një fatalitet tonin, se po e humbim Vatrën, dhe "Diellin", dhe, atë po e marrin social komunistët dhe sigurimsat. Po e marrin Vatrën e "Diellin", që na duhet më shumë se kurr sot , për ne dhe fëmijët tanë, për t’ju bashkuar atij aseti, për ne gjithë diasporën shqiptare në Amerikë, dhe për dobinë kombit tonë.

Vatra, Federata PanShqiptare në Amerikë, është mbajtur gjallë dhe me dinjitet vetëm nga korrifejt e politikës, letërsisë dhe medja, pariotët e atdhetarët e flakët, anëtarët e saj luftëtar dhe njerëz që nuk kursyen asgjë, për Vatrën dhe atdheun e tyre me vite në mërgim .

Vatrës, tani i duhet pastrimi (lustracioni) sa më parë nga mostrat e diktaturës komuniste në gjirin e saj. Vatra është vatër për të gjithë , por fillimisht duhet për patriotët shqiptarë dhe jo për vemjet e diktaturës komuniste, atyre që deri dje e kishin halë në sy Vatrën, dhe sot e kanë marrë Vatrën e dhe Diellin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat