Dosier: 1947 “Tirana dërgonte në SHBA mijëra dollarë të blinte dhe përçarante disaporës shqiptare në Amerikë”

Amerika

Dosier: 1947 “Tirana dërgonte në SHBA mijëra dollarë të blinte dhe përçarante disaporës shqiptare në Amerikë”

Beqir SINA New York Nga Beqir SINA New York Më 3 tetor 2017 Në ora: 15:04
Ilustrim

NEW YORK : Në bazë të dokumenteve të kohës, thuhet se Hysni Kapo, ka qen i pari pushtetar i asaj kohe nga Shqipria komuniste, që shkeli tokën amerikane në Nju Jork. Jo si emgrant, por si "spiun" e atij rregjimi atëbotë.

Asokohe, ai ishte Ministër i Bujqësisë, por asnjeri nuk e di dhe nuk e ka vertetuar se përse Kapo, u caktua të vijë në Nju Jork, dhe me kë është takuar, a është shoqëruar ai nga ambasadori BRSSS dhe ai i Ish Jugosllavisë në Nju Jork….me këtë rast kujtojm se Hazbiu ka qenë edhe ambasador në Beograd. 
Në numërin 94, të gazetës më të vjetër dhe më njohura në bashkësinë shqiptare, në SHBA, gazeta “Dielli”, ka një titull ku shkruhet se : “Dy dokumente që flasin vetë” Qeveria komuniste shqiptare i ka kushtuar rëndësi të madhe përçarjes së Diasporës”. 

Aty sipas dokumentave shifet qart se si Tirana, e athershme duke punuar me elementet e saj të futura në mesin e mërgatës, shqiptare, dhe brenda Vatrës, pati nga ata që njiheshin “dërgata”, për të cilët Tirana  ka ndarë shuma të mëdha parash në Amerikë.

Të cilat për atë kohë, shpërndaheshin nëpërmjet njerëzve të saj, në Amerikë, të cilët kanë punuar dhe ruanin deri vonë(deri sa ai sistem u rrëzua dhe skema u prishë me lidhjet e tyre, në skemën që përdorte  Sigurimi i Shtetit - Drejtoria B e Ministrisë së Jashtme, me strukturat brenda saj të sipunazhit, që silleshin nga dy ministrit  e Brendshme dhe e Jashtme e Shqipërisë .
 
Njerëzit e tyre me finacimin e pakursyer të ish qeverisë së athershme, në Nju Jork, zonën e Tri-Shtetshit, Detroit, Chicago, Florida, SHBA, dhe Toronto – Kanada, e tjera qytete, ku ishin te vendosur më së shumti shqiptarët, e arratisur ose emigruar,  u bënë shumë shpejt njerëzit më të pasur në Amerikë. 

Gjë që do të shfaqej e binte në sy qysh atëhere me forma të ndryshme, mes njerëzve dhe disa organizatave shqiptare, ku disa prej tyre që kishin qëndruar të fshehur,  dukej se shumë shpejt po pasuroheshin me parat e shqiptarëve.

Madje, thuhet se ata ua kishin si një borxh ish-padronëve Sigurimit të Shtetit, UDB-së, Asfalisë, e etj, të cilët po investonin shumë me diasporën atehere, përfshirë edhe shqiptarët të "rekrutuar" simbas dokumentave të arshivave të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendeshme, të asaj kohe. 

Të gjitha dokumentat, e periudhës 1944 - 1960 tregojnë, se e para që ka kontrolluar skemën e sigurimit me diasporën, ka qenë familja Kapo, me adhuruesit e saj të flakët të Enver Hoxhës, nëpërmjet njërëzve të saj, të dalë në emigrim, para 44'.

 Sidomos, ata që kishin dalë në emigrim nga jugu i vendit, Korça, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Permeti, Dhermiu, Himara e Vlora, dhe ishin të vendosur në Masaçuster, kryesishtë në Uster dhe Boston, ku jetonte Antony Athanas, dhe disa vatran të tjer që dolën hapur qysh atëhere pro Enver Hoxhës në Amerikë.

 Mirëpo, megjithse në numër më të vogël ishin të përfshirë edhe njdonjë shqiptar që kishte dalë nga Kosova, apo edhe viset e tjera  shqiptare, të cilët kan luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këto struktura, duke bashkëpunuar me “diplomatët” e asaj kohe, të të tre vendeve, Greqisë, ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë :( lexo Rreziku Anglo - Amerikan për Shqipërinë ku flitet mbi rolin emigracionit shqiptar në SHBA,).
 
Gjithësesi ka një fakt të pa mohueshem si në atë kohë edhe sot, se Familja Kapo ose njerëz shumë të afërt me të në Amerikë, ka qen e pajisur e gjitha me nënshtetësinë amerikane, dhe ka pasur një lidhje të madhe me disa nga biznesmenët shqiptaro – amerikanë, të cilat ruheshin të pastra edhe mbasi sistemi ra dhe skema i preu lidhjet, me disa pushtetar në Tiranë, sidomos me investime të cilat i kalonin miljona dollar në Nju Jork, Detroit, Chicago, Florida, Kaliforni dhe Teksas. 

Madje kishte edhe nga ata njerëzit e tyre, të paguar si trashgimtarë të spiunazhit, bisnesmenë shqiptarë në Amerikë, që aderonin në organizata, që kishin marrë në duar çështjen kombëtare, përfshirë edhe vet Vatrën, e viteve 1949 - 1965, (lexo historikun e Vatrës përpjekjet për të njohur qeverinë komuniste, nga vatranët në Boston) . 

Njëri prej tyre siç është bër e ditur simbas dokumentave të hapura (Declassification) është edhe familja Nashe (Nasse), e cila athere drejtonte aktivitet  e Vatrës, në Uster, dhe më pas u fut në degën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan me miq të familjes  Kapo, si dhe pjestar të disa familjeve të asaj që  në Shqipëri i quajnë Blloku, dhe që ishin ata të cilët edhe e ideuan dhe organizuan së bashku Samitin e Diasporës më 18 nëntor 2016( lexo dokumentet dhe shkrimet per takimet e Edi Rames dhe Ditimir Bushatit ne Boston e Uster ). 

Ky janë  dokumente (Declassification) njërsa prej tyre botuar edhe në gazetën Dielli dhe është marrë nga kjo gazetë, që tregon si funksionte njëra prej atyre skemave që kishte lidhje me Vatrën :

Republika Popullore Shqiptare 
V.F L.P
Ministrija e P. të Jashtme
Tiranë, 7.9.1947
N. 353 – 19 Res. Pers
PRO – MEMORIE : Shokut Theodhor Heba,
Nga informata e sigurta që kemi, na rezulton se ndër Shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë simpathizuar lëvzjen t’onë nacional – çlirimtare, po shtohet një ftohtësi ndaj Pushtetit Popullor, dhe është frikë, që kjo ftohtësi me kohë të marrë proporcione të gjëra. 

Kollonia e Amerikës, është më e madhia dhe më e organizuara dhe pra interesi i ynë e kërkon që ata t’a mbajmë me anën t’onë, me çdo kusht. Prandaj ti do t’i kushtosh një kujdes të veçantë kësaj pike dhe do të bëç ç’mos që shqiptarët e atjeshëm të mbeten gjithnjë simpathizonjës të Republikës Popullore dhe udhëheqësve të saja. Ki parasysh se në Amerikë, ka edhe disa raksionarë që, me propogandën e tyre, po mundohen t’a ushqejnë dhe t’a shtojnë ftotësinnë rradhët e Shqiptarëve ndaj nesh. 

Mundoju që t’i demaskosh me mënyrat e zakonëshme dhe kujdesu veçanërishtë që midis dy grupeve,” Vatrës” dhe “Shqipëria e Lirë”, të sjellësh armoni e bashkim, mbasi përçarja e tyre është në dëm t’onë dhe në përfitim të reaksionit.

Do të marrç kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të jeç në lidhje të vazhdueshme me krerët e Shoqërisë “Vatra” dhe Organizatës “Shqipëria e Lirë,” me konsiderata të njëllojta, për të mos dhënë shkak zëmërimi. Po fshehurazi besimin duhet t’a mbështetësh vetëm ndër krerët e ” Shqipërisë së Lirë, të cilët janë të lidhur ngushtë me ne dhe kanë pranuar të japin përkrahjen etyre popopgandistike pa-rezervë. 

Njërëzeve, të “Vatrës, do t’u bëç nderime dhe do t’u shpreshësh përgëzimet e Pushtetit, po nuk duhet të jesh kurrë i sigurt në vazhdimin e përkrahjen e tyre. “Vatra” dhe “Dielli” kanë një histori dhe të kaluar të shkëlqyer dhe lidhen tepër ngushtë me traditat kombëtare. Prandaj është zor që ato të vazhdojnë të përkrahin rregjimin t’onë, tek i cili çmojnë luftën e çlirimit, por nuk pranojnë ideologjinë dhe sistemet e tij.

Shokut Dr. John T. Nasse do t’i dorzosh të hollat dhe do t’ rrefesh, vetëm sa për të marrë njoftimin të përmbajtjes së saja, letrën që i drejtohet atij dhe që i bashkëngjitet kësaj Promemorie.

P. Ministri i P. të Jashtme
(Hysni Kapo d.v)

REPUBLIKA POPULLORE SHQIPTARE V.F L. P Ministrija e P. të Jashtme Tiranë, 7.9.1947 Nr. 354-19 Res . Pres.

Ju çfaqim edhe një herë përgëzime t’ona për vijën politike që vazhdoni të ndiqni besnikërisht ndaj Republikës Popullore Shqipëtare ashtu dhe për fushatën propogandistike që po zhvillon fletorja “Liria” kundra reaksionarve fashistë dhe kundër iperializmit oksidental. Me shokun Heba po ju dërgojmë përsëri një shumë prej 5’000(pësëmijë) dollarësh, të cilat ju vihen në dispozicion për t’i përdorur si t’a shihni ju vetë. Më vonë do t’ju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore. 

p. Minstri i P. të Jashtme 
Seria e letrave zyrtare me Qeverinë Komuniste për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë vitit 1946, na bën me dije për shqetësimin e madh të Nolit për Atdheun. Në fund të atij viti, ndihet zëmërimi i tij ndaj sjelljes së delegatëve që dërgonte E. Hoxha për bisedime me porosi të rrepta. Pas kritikave dhe lajmeve të hidhura që arrinin nga Shqipëria, më 1947 “bekimet” e marrëdhëniet diplomatike të Nolit kanë marr fund. 

Vatra patriotike do të cilësohej:“organizatë reaksionre që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë Amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote u largua prej saj dhe krijoi organizatën “Shqpëria e Lirë.”(?!) Pra, një shtrëmbërim ky, kur dihet se kjo organizatë, u krijua me nxitjen e ndihmën e qeverisë komuniste. si kundërshtare e Vatrës Një dokument domethënës, botuar në gazetën Dielli, janar-mars 2003, flet qartë për sa u tha më lart:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat