Reagon Haxhi Dauti, për zgjedhjet vendore në Maqedoni më 15 tetor

Amerika

Reagon Haxhi Dauti, për zgjedhjet vendore në Maqedoni më 15 tetor

Nga: Beqir SINA - New York Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:22
ilustrim

Zgjedhjet vendore në Maqedoni, që do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit më 15 tetor, janë shumë të rëndësishme, se vijnë menjëherë, pas atyre paralamentare, dhe janë për qytetarët, dhe familjet e tyre, thotë Haxhi dauti dhe shtonë, se :" Mbasi dihet se në këto zgjedhje, kemi edhe një fakt, më shumë që e shton edhe më shumë rëndësinë e tyre, ato nuk mund kalojnë si përherë pa vemendjen e theksuar të shqiptaro amerikanëve".

Në të gjithë Maqedoninë, do të votohet, pra edhe për Komunat kryesore dhe më të mëdhat, për shqiptarët, ku për një mandat tjetër, do të konkurojnë të njëjtit kandidat shqiptar, dhe  që shqiptarët e Amerikës, nga vendorigjina e tyre kan shfaqur drejtëpërdrejt edhe preferencat e tyre, angazhimet, ndihmën dhe kontributin për këto zgjedhje.

Komunat, që kan më shumë shqiptar të emigruar në Amerikë, dhe që diskutohen më shumë kandidatët dhe ri-kandidatët, janë Kërçova, Dibra e Madhe, Tetova, Gostivari, natyrisht përfshirë  edhe disa algjet e Shkupit, dhe qytetin, Strugës, ku Sela, është përballë Merkos, qytetin ose komunën shqiptare, që ka më shumë strugan në SHBA.

Haxhi Dauti, i cili është themelues dhe kryetar i një organizate të vjetër lobiste( 27 vjet), këtu në SHBA, Këshilli Shqiptaro Amerikanë, quhet me bazë në Nju Xhersi - New Jersey, është njeri prej atyre, si dhjetra mijëra shqiptarë, që së bashku me struganët, në Nju Xhersi, po i ndjekin me shumë vemendje zgjedhjet vendore në Maqedoni, që do të mbahen të dielën e ardhshme më 15 tetor.

 Ai në një bised rreth këtyre zgjedhjeve - tregon se si po i shikon këto zgjedhje lokale, që mbahen edhe në vendlindjen e tij - Strugën dhe gjithë Maqedoninë, komunat shqiptare.

Duke folur për gazetën Bota sot, ai tha se këto zgjedhje duhet dhe janë të tilla, në të gjithë botën si shumë të rëndësishme, ngase ato nuk janë politike, dhe shqiptarët, duhet të shkojnë të dielën të votojnë, atë që ata mendojnë se është më i miri. 

Ngase,  në këto zgjdhje - vendoret si quhen ato, nuk votohet partia, por do të votohet , ai Kryetari i Komunës, dhe Këshilli komunal, që do të drejtojë Komunën, në një mandat të ri,- Duke u votuar jeta e përditshme qytetarve, zgjidhja e halleve dhe e problemeve të të gjithë qytetarve shqiptar. 

“ Zgjedhjet vendore,  janë ato që kan të bëjnë drejtëpërdrejt me të nesërmen e qyterave, jëtën e përditëshme të, të gjithë qytetarve të Maqedonisë, të cilët do të dalin votojnë më 15 tetor, për  të zgjedhur sipas tyre më të mirin, atë që ata e besojnë, ti drejtojë edhe për katër vjet të tjera ”, tha ai.

Ne ju drejtuam zotit Dauti, si një veprimtar dhe lobist i njohur i çështjes shqiptare,  në SHBA, dhe në mënyrë specifike, si e kemi ndjekur në disa veprimtari, si shumë i angazhuar në kontaktet e tij, me diplomat, anëtar të lart të administratës, kongresistë dhe senator amerikan, sidomos për të kërkuar, si ka vepruar ai  zbatimin e plotë të Marrveshjes Korrniz të Ohrit, duke e pyetur atë si Haxhi Dauti; i shikoni zgjedhjet vendore të 15 Tetorit , që mbahen të dielën në Maqedoni?

Haxhi Dauti, thotë se prej se kur Maqedonia , shpalli pavarësinë e saj kam qenë me gjithë bashkëqytetarët e mi, struganët, dhe shqiptarët e maqedonisë , që janë në të gjithë Amerikën e Kanada, veprimtar të njohure të dalluar, të çështjes shqiptare, mjaft i angazhur, dhe i kemi ndjekur së bashku, me shumë vemendje, sa her mbahen zgjedhjet në venbdlidjen tonë, pa i ndarë ato asnjëher me zgjedhjet dhe çështjet e tjera, kombëtare si në Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare.

Kështuqë, jamë duke i ndjekur me shumë vemendje dhe duke parë edhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ku në disa komuna ato janë mjaft të ‘forta’ në kandidime apo ri-kandidime, të shqiptarve.

Kam ndjekur gjatë kësaj fushate që do ta quaja model, disa debate televizive , si debati  i Strugës, Tetovës, Gostivarit,  Kërçovës, dhe Dibrës së Madhe. Ku këtë të fundit më duhet ta veçojë dhe vlerësojë, duke përfituar t’ju bëjë thirrje të gjitha komunave të tjera shqiptare në Maqedoni, të ndjekin shembullin e dibranve. 

Që për her të parë të dalin e mbajnë një debat televizivë me kanidatët e saj,  të hapur  në mes të “sheshit ose rrugës”, si quhen këtu në Amerikë. Pra, përfshirjen në debat publik për her të parë debatin  e drejtëpërdrejt me popullin që do ti votojë….secilin prej tyre.

Nga përvoja dhe ekspirienca ime, i shohë edhe këto zgjedhje në Maqedoni, si shumë të rëndësishme, dhe jetike për qytetarët. Duke pasë parasyshë atë se unë kam qenë i përfshirë gjatë zgjedhjeve në SHBA, veçanërisht zgjedhjet e fundit presidenciale, kur isha në grupin e vullnetarëve zyrtar të fushatës  së kandidates Hillari Klinton, në New Jersey, Connecticut, dhe Philadelphie,  dhe kamë parë se si votohet për më të mirin, e jo për partinë, në Amerikë.

 Të gjithë këto kanditat për kryetar komune, dhe kryesuesit në listat e këshillit, e kan oblikim të tregojnë dhe dëshmojnë, jo vetëm me premtime, se me të vërtet do të ndihmojn dhe ta bëjn jetën e banorëve të komunave, të tyre, aty  ku jetojnë ata, nesër sa më të mirë, por të tregojnë transparencë, vullnet dhe seriozitet.

 Asnjëher, në të gjithë botën ska ndodhur që një kandidat të realizojë 100% të premtimeve, që u bëhen gjatë fushatës zgjedhore. Por të paktën realizo,  sipas të gjitha mundësive, që ke; 75 deri 80 përqind, apo 50 përqind më e pakta, kur nuk ke me vete pushtetin qendror.  Jo si ka ndodhur deri tani në disa komuna shqiptare, nuk janë realizuar as çereku e premtimeve, dhe angazhimeve, të tyre. 

Mbasi, edhe situata që ishte për 11 vite, me qeverinë qendrore Gruevskin, dihet se nuk ishte e mundëshme për komunat me udhëheqje shqiptare. Ato vërtet që u drejtuan nga shqiptarët, por me nji qeveri reprisive dhe dsikriminuese. E cila, nuk ua bënte të mundëshme komunave, shqiptare, realizmin e të gjatha premtimeve, që morën nga kandidatët e tyre atëhere.

Dhe, për 4 vjet kryetarët e komunave shqiptare, u ballafaquan me vështërsi, nga më të ndryshmet , sepse nuk funksionojë në mënyrë të barabartë, në ndarja e buxhetit shtetor, ato të Komunave maqedonase.

Ndoshta, në këto zgjedhje ka ardhur koha! Pra ne shqiptarët të jemi kësaj rradhe në “kohën e vendin e duhur”, me qeverin e re, që ka premtuar se nuk pengon reformat dhe do të mbaj permitimet ndër etnike , për përmisimin e jetës së shqiptareve në komunat e tyre, pa diskriminim Etnik apo edhe atë fetar . 

Megjithtë kjo do të shihet pas zgjedhjeve  edhe sa është aftësia dhe zotësia e kryetareve dhe këshilltarëve, që do ti zgjedh vet populli të dielën më 15 Tetor.

Po, si i shikoni ju zgjedhjet në Komunat shqiptare, sidomos, kur bëhet fjalë për Kërçovën?

Se besojë, dhe as dua t’a besojë se Kërçovën, edhe për 4 vjet nuk do t’a  ketë, ose udh?heq një shqiptar si Fatmir Dehari, i cili e ka e treguar veten me gjithë vështërsit, që permenda me lartë, se sa i suksseshëm ka qenë, duke qenë një nga kryetar e komunave më të suksesshme në të gjithë Maqedoninë.

Zoti Dauti, po, nëse do të ishe të dielën më 15 Tetor në Maqedoni, për kë do të votoje?

H. Dauti : Vota, është e shenjtë dhe nuk tregohet për çdo njeri, por unë mund të shpreh preferencën time nëpërmjet mendimit tim, dhe përse ? Mendimi im për Strugën, është  për Ziadin Selën. Ngaqë, gjithmonë sipas meje tani ai mund të vazhdoi dhe 4 vite, të realizojë ato që nuk e la pushteti diskriminues e reperzivë, për 11 vjet. Pikërishtë, i asaj qeverie( pushteti qendror) që e mbajti në këtë gjendje, Strugën dhe të gjitha komunat shqiptare. Shifni, se çfarë ndryshimi të madh, kan ato në mes atyre komunave maqedonase dhe komunave dhe qyteteve të vendbanimeve shqiptare.

Strugën, gjithmonë e ka sabotuar  qeveria Shkupi , politika që ka ndjekur pushteti maqedonas atje . Kurse , me këtë qeveri ka pak shpres, dhe lë vend që mund të arsyetohet, nëse ajo do ti plotësojë të gjitha premtimet që u ka bër shqiptareve, edhe me ndihmën e ndërkombëtarve, përfshirë SHBA.  

Ato që komuna e Strugës, thuhet se nuk kishte mundësi ti plotësonte me qeverin e Grueskit. dhe prandaj mendoj ti ipet dhe nji shancë, që besoj se do të bëhet nji punë e mirë, për Komunën, dhe për  të gjithë banorët e Strugës.

 Sa i përket Tetovës , megjithse, ajo ka bër më shumë se të gjithë kryetarët e komunave, sepse ka pasur mundësi, por, edhe vet Kryetaarja dhe skuadra e saj ka punuar shumë mirë. Tuta Arifi, mendoj unë , duhet votuar për komunen e Tetovës, si e njohur edhe e përkrahur në aren?n ndërkombëtare, përfshirë SHBA, ashti si Ziadin Sela në Strugë. 

Dhe, kështu mendojë se do të bëja unë në mendimet e mija për zgjedhjen në Dibër, me Ruzhdi Latën. Unë, e shohë atë se i duhet Dibrës, edhe për këtë mandat, megjithë ato ndryshime që ka bër ai në qytetin e Dibrës. 

Ndërkohë, më 15 Tetor, mendojë se Gostivarit, i duhet ndryshimi dhe besoj atë ndryshim sipas meje do ta sjell Arben Taravari . Ndërsa, sa i përket komunave të tjera, është mirë të ketë edhe supriza, por do Zoti, jo dramatike….për ne shqiptarët.

Dhe,  një mesazh që do t’a përcillnit me anë të gazetës Bota sot!

Do doja që banorët Shqiptar të dalim masisvisht në votime, për të treguar se  janë më dinjitoz dhe të dalin të votojn të gjith për më të mirin, ata mendojn dhe ju jep shpres. Të, mos shesin më votën se me shitjen e votës, ata duhet ta kuptojnë se nuk po bëjn gjë tjetë për veçse kanë shitur të ardhmen e tyre, dhe familjes së tyre. Mos u dëshproni edhe në se kandidati juaj nuk fiton , por jeni krenar dhe dinjitoz se votove dhe vota e juaj nuk shkoj kot. U dëshiroj të gjithë kandidatëve, atyr që do të fitojnë por edhe atyre që jo, se kështu janë zgjedhjet, një do të fitojë dhe një do të humbë, suksese të gjithës se më në fund, të gjith jeni fitimtar , se keni përpara dhe në duart tuaj të ardhmen e familjes dhe vendit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat