New York: Baba Mondi, mori çmimin “Ikona e Paqes Botërore 2017”

Amerika

New York: Baba Mondi, mori çmimin “Ikona e Paqes Botërore 2017”

Nga: Beqir SINA Më: 23 tetor 2017 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Nderin për ta marrë këtë çmim e patën për këtë vit mbi 20 personalitete të shquara nga mbarë bota, përfshirë figura prominente; Udhëheqës shpirtëror, Politikan, Diplomatë, Afaristë e Biznesman, Ekonomistë, Mjekë, Filantropitë, dhe personalitete të Kulturës dhe Arteve nga të pesë kontinetet, të cilët morën Çmimin e Arit “Ikona e Paqes Botërore 2017”, në edicionin e 5-të G.O.D.

Ndarja e Çmimeve Vjetore ”Humanitarët më të mëdhenj të botës”, me emblemën “2017 Supreme Spiritual Icon Of The Year”, i parapriu me disa kongretacione, dhe seminare, të cilat u mbajtën gjatë javës së kaluar nga data 18 deri më 22 Tetor, në mjediset e OKB-së, në New York - “Hotel UN One - Milenium”, në edicionin e saj të 5-të .

Nderin për ta marrë këtë çmim e patën për këtë vit mbi 20 personalitete të shquara nga mbarë bota, përfshirë figura prominente; Udhëheqës shpirtëror, Politikan, Diplomatë, Afaristë e Biznesman, Ekonomistë, Mjekë, Filantropitë, dhe personalitete të Kulturës dhe Arteve nga të pesë kontinetet, të cilët morën Çmimin e Arit “Ikona e Paqes Botërore 2017”, në edicionin e 5-të G.O.D.

Këtë çmim e mori për her të parë, një klerik shqiptarë, dhe ai është Edmond Brahimaj apo Gjyshi Hajji Baba Mondi i cili është një udhëheqës fetar shqiptar dhe udhëheqësi botëror i Rendit Bektashi, një Urdhër Sufizmi Islamik me qendër në Tiranë dhe Shqipëri.

Shoqata e OKB-së “Kujdesi për Njerëzimin” me Kryetare e Çmimit i G.O.D. Princeshën Maria Amor, thanë se Çmimi Vjetor ”Humanitarët më të mëdhenj të botës”, u nda një muaj pas Samitit të 72-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në qytetin e New Yorkut. Sipas traditës, thanë ata që organizatori dhe nikoqiri i Edicionit të 5-të, të ndarjes së këtyre çmimeve me këtë event synonë të mbajë atë në Kombet e Bashkuara, duke gjetur kështu më shumë mënyra inovative, për botën që të luftojë nuancat e padrejtësisë që ndalojnë progresin njerëzor, ndërkohë, që ke çmim respektonë pozicionin filantropik të përjetshëm, të shumë personaileteve botërore.

Image

“Ky çmim, tha Princesha Maria Amor, jepet nga shoqata Kombeve të Bashkauara, ”G.O.D Awards”, e cila nderon çdo vjet personalitete nga shkalla më e lartë e Politikës, Diplomacisë, Mbretërve, Udhëheqësit Shpirtëror, Biznesit dhe Ekonomisë, Mjekësia, Filantropia, Kultura dhe Arti dhe, më shumë kontribues të qartë për njerëzimin, të cilët sipas tyre me prova kan ndikuar ndjeshëm në mbrojtjen dhe lëvrimin e të Drejtat e Njeriut, Paqen Botërore, Mjedisin e Gjelbërt dhe Klimën, Edukimin, Shëndetin dhe mbrojtjen e tij, Zhdukja e Varfërisë dhe Fuqizimin e Zhvillimit, Besimin fetar".

Në ceremonin e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë dhjetra lider dhe aktivist nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptar, z. Harry Bajraktari, i cili është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani.

Bajraktari, me këtë rast e vlerësoi lart çmimin “Ikona e Paqes Botërore 2017”, për klerikun shqiptar, duke thënë se Shqiptarët janë simbol i bashkjetesës fetare, në të gjithë botën, dhe këtë më së miri, e treguan në Parisë, më 1968, dhe së fundi më 2015, para gjithë botës, me parakalimin unikal të udhëheqësve tanë fetar të gjitha besimeve tona.

Ndërkohë, ai duke uruar në këtë ceremoni në Kombet e Bashkuara, Baba Mondin për marrjen e çmimit “Ikona e Paqes Botërore 2017”, tha se me këtë Çmim është nderuar i gjithë kombi shqiptarë.

“Prandaj, Shqiptarët janë shembull i mirë për botën sa i përket tolerancës, paqes, bashkëjetesës e respektimit të diversitetit ndërfetar, qoftë brenda vet popullit shqiptar, qoftë në raport me popujt tjerë. Një cilësi e vlerë e shtuar kombëtare shqiptare e kultivuar me shekuj, të cilën shqiptarët e kan promovuar në funksion të promovimit të popullit shqiptar nëpër botë” theksoi veprimtari i shquar për gazetën Bota sot.

Image

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ose siç njihet nga shumica në gjuhë më popullore: Baba Mondi - i Kryegjyshatës Botërore te Bektashinjve në Tiranë, në fjalën e tij, në ceremoninë e marrje së çmimit vjetor “Ikona e Paqes Botërore 2017”, mbasi faleminderojë Princeshën Maria Amor, themeluesen dhe kryetaren e Shoqatës së OKB-së “Kujdesi për Njerëzimin” dhe Kryetare e Çmimit i G.O.D., që i mundësoi atij marrjen e këtij çmim të lart, u shpreh se ky çmim i jep atij më shumë vullnet e dashuri për paqen mbarë njerëzore”

Çmimi “Ikona e Paqes Botërore 2017”, ju drejtua pjesëmarrsve Baba Mondi, nëpërmjet përkthyesit të tij, Prof. Arben Sulejmani, është “Si një Diell që lind i vogël në mëngjes - por ndriçon shumë dhe perendon i madh - Kështu edhe ne që u nderuam me çmimin “Ikona e Paqes Botërore 2017”, do të ndriçojmë për më shumë paqe, dashuri, harmoni dhe bashkjetes fetare”.

Profesor Arben Sulejmani Udhëheqës i Punëve të Jashtme të Stafit të Komunitetit Botëror Bektashian të Maqedonisë, i tha në mejdiset e Selisë së Kombeve të Bashkuara, ku po mbahej edhe ceremonia se :

”Baba Mondi, është i pari lider fetar, që zgjidhet për këtë vit të marrë Çmimin më të lartë i cili quhet “Ikona e Paqes Botërore 2017”,” arsyeja e të cilit fillon se ai duke qenë një shqiptar i madh, një fetar i madh dhe një përbashkues i madh, i të gjithë atyrë burrave që udheheqin fenë në vendin tonë, atje ku Baba Mondi ka luajtur rolë të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet, që ai kan marrë pjesë së bashku për bashkëjetesën tonë fetare, paqen dhee harmoninë”

Image

Në biografinë e tij përmendet një kujtim i pashlyer dhe mbresëlënës, i cili është takimi me Papa Françeskun në Tiranë më 21 Shator 2014, si dhe parakalimi ceremonial në Paris me të katër regjionet fetare, ndaj krimeve makabër të Al Kaedës, i cili ishte një rast i papërsëritshëm në shkallë botërore.

Në veprimtarinë ndërkombëtare për një paqe mes popujve, ai ishte pjesëmarrës nga 9-12 Tetor, Palermo-Itali, 2014.

Kurse, për kontributin e tij shpirtëror që thërret për paqe sociale, për një moral të lartë shoqëror, sjellje dhe dashuri njerëzore në luftë me krimin, korrupsionin, prostitucionin, ai është nderuar me shumë tituj dhe medalje të larta. 

Ka marrë tituj nderi: “Ambasador i Paqes”, Nderi i Qarkut të Korçës”, “Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë, “Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë, “Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, “Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, “Qytetar Nderi i Qytetit të Fierit”, si dhe “Personalitet i Shquar i Labërisë”, nga Shoqata Kulturore Atdhetare“Labëria”.

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ose siç njihet nga shumica në gjuhë më popullore: Baba Mondi - i Kryegjyshatës Botërore te Bektashinjve në Tiranë, ka një jetë të shkurtër në shërbesën fetare, por me një aktivitet shumë të pasur, duke derdhur energji pozitive, për paqen sociale, dashurinë njerëzore dhe bashkëjetesën fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat