Letër dashamirëse: Urime e punë të mbarë, Vatrës!

Amerika

Letër dashamirëse: Urime e punë të mbarë, Vatrës!

Nga: Sejdi Hysenaj Më: 29 tetor 2017 Në ora: 07:17
Vatra

Vatrës së Nolit dhe Konicës, i dërgova këtë urim me rastin e zgjedhjeve të reja - por se ky urim nuk u botua kurrë dhe, nuk e di pse ? nuk më është përgjigjur asnjeri,.... edhe as sot e kësaj dite, unë nuk kam marr ndonjë përgjigje…..! andaj po përcjell një urim të thjesht e tepër miqësor, duke e nisë me këtë letër publike.

Megjithatë, dua të sqaroj se si në mesazhin e urimit tim, dhe tani përsëri gjej rastin që Vatrës dhe drejtuesve të ri të saj, Kryetarit të sapo zgjedhur z. Dritan Mishto, t’ju uroj punë të mbarë dhe suksese në shërbim të Vatrës.

Pra, të misionit të saj historik - çështjen tonë kombëtare, ruajtjen e indetitetit tonë kombëtar të Diasporës shqiptare në përgjethësi, por, edhe ruajtjen e mbajtjen gjallë të principeve fondamentale të Shoqërisë Federata Pan Shqiptare e Amerikës - VATRA

Uroj sinqerisht që Vatra jonë e dashur, e cila për mua dhe familjen time, miqt dhe shokët e mi, ka qenë ajo që më ka inkurajuar dhe motivuar për më shumë se 45 vjet, këtu në Shtetet e Bashkuara, dhe Vatra të vazhdojë punën e saj - që të mos mbetet një vatër “weak” dhe arkaike, por të bëhet Vatra, e njerëzve dhe frymave të reja, atyre që kan lindur të paktën si Vatran, ose janë të formësuar si Vatran, me principet e vlerat e Vatrës.

Por, edhe, e atyre që kan dëshmuar se kan dhën sado pak një farë kontributi me të vërtet në Vatër, duke e treguar me punë dhe me vepra se kan qenë Patriot, Atdhetar dhe Demokrat të vërtet, e natyrishtë anti komunistë në vazhdimësi.

Dhe, kështu urojë që Vatra, gjithmonë të jet e hapur dhe e ngrohtë, për çdo shqiptar që të mësojnë nga Vatra, dhe vatranët e vjetër, e ata të japin tani sado pak kontributin e tyre, në Vatër,  qofte edhe modest duke e treguar dhe dëshmuar se janë me të vërtet Vatran, ashtu si edhe ishim ne, që po ua “dorëzojmë" me dhimbje të madhe ju të rinjëve, të ardhur rishtaz në Vatër, dhe pa ndonjë farë kontributi dhe ndonjëri, edhe pa qenë as një ditë në Vatër.

Sdoqoftë, pavarësisht nga cili vend vjen ose vini dhe çfarë bindje keni, ose keni pasë, ashtu si në kohën e themeluesve të saj, që i vunë shpatullat çështjes kombëtare, një her dhe mëpastaj ia morën lavdinë dhe krenarinë e Vatrës, me punë e merita, dhe ishte Vatra ajo që ua shpërbleu këtyre vatranve, teksa u dha edhe “grada” e lavdërime, u dha emrin e madh Vatran, që ne i kujtomë deri në ditët e sotme, pra e gjitha kjo ishte për ju që po e merrni dhe mirëse të vini dhe ja pafshit hajrin Vatrës!!!

Dhe, së fundi Jetëgjatësi, Urime e punë të mbarë, Vatrës!

Ps: Ju sqarojë se për arsye personale, detyrën e re në Kryesinë e Vatrës (Shef i Protokollit ) nuk e pranoj mbasi nuk mund t’a mbajë sa për emër, atë "post",  sidomos, kur unë më të shumtën e kohës tani nuk do të jem më në Nju Jork....!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat