30 vjet, marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë

Amerika

30 vjet, marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:16
Otawa

ONTARIO CA : Me 28 tetor 2017, u mbajt në Otawa të Kanadasë, një ceremoni vlerësimi më rastin e 30-vjetorit të ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve; Shqipërisë dhe Kanadasë, shkruan në blogun e saj Albanian Montreal Press.
 
Nën kujdesin personal të ambasadorit të Shqipërisë, Shkëlqesia e tij z. Ermal Muça, u vu në jetë një aktivitet me karakter mjaft klasik për të cilën shfaqën interes të gjithë shqiptarët e Kanadasë. 

Çifti Muça mirëpriti të gjthë të ftuarit duke i respektuar me radhë. Të ftuarit ishin nga trupi diplomatik, përfaqësi e vendeve të tjera në Otawa, pwrfaqwsues nga ambasada e Kosovës në Kanada të kryestuar nga ambasadori z. Lulzim Hiseni, kryetarë shoqatash shqiptare, aktivistë të komunitetit, e mjaft personazhe të tjerë nga province të ndryshme si Quebec, Ontario e Hamilton. 

Image

Mbrëmja klasike nën moderimin e aktores Ana Golja, u çel me respektimin e himnit të të dy vendeve. Gjithashtu, ambasadori Muça mbajti një fjalim përshëndetës duke i lënë vendin edhe përfaqësuesve të tjerë të cilët respektuan aktivitetin.

Gjithë vëmendja për më shumë se 60 minuta, u zhvendos tek trio më e famshme shqiptare e muzikës klasike, familjes Papadhimitri. Me një repertor të përzgjedhur nga muzika shqiptare dhe ajo botërore, ata performuan shkëlqyeshëm duke emocionuar ndjeshëm të gjithë të pranishmit. “Trio famous” fitoi duartrokitje dhe respektin e të gjithë sallës duke risjellë në vëmendje emocione shqiptare.
 
Pas performancës të ftuarit u spostuan në një kënd kokteili duke patur mundësi për t’u përshëndetur të gjithë, për t’u takuar sërish, ose edhe për t’u prezantuar edhe për herë të parë.

Image

Një veprimtare e njohur e kësaj bashkie, Zonja Ruki Kondaj,kryetare nderi e Bashkesise Shqiptaro Kanadeze dhe kryetare e Grupit te Trashegimise prane kesaj shoqate, njekohesisht punonjease e Ministrise se Shendetesise ne Ontario, ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, një set me fotografi nga ky aktivitet dhe shkruan :"30 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, i përngjau një miqësie të ngushtë në një moment mjaft të veçantë. Dje ishte një ditë e mrekullueshme për t’u takuar me miq, për t’u përqafuar dhe për t’i falenderuar. Ky është një moment special i cili mer vlera sepse ta bëjnë jetën edhe më të bukur."

Faleminderit shkëlqesisë së tij, z. Ambasador Ermal Muca dhe bashkëshortes së tij, znj. Alma Muça. Faleminderit muzikantëve shqiptarë "Trio Famous” të cilët mbajtën peshë shpirtin e kujdo në sallë, por jo vetëm.../Beqir SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat