Njujorkezët, respekt për nderimin e viktimave të sulmit terrorist në Manhattan

Amerika

Njujorkezët, respekt për nderimin e viktimave të sulmit terrorist në Manhattan

 Beqir SINA - Downtown Manhattan NC Nga Beqir SINA - Downtown Manhattan NC Më 4 nëntor 2017 Në ora: 14:04
Ambasadorja Teuta Sahatqija

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija dhe stafi i saj vendosi buçet me lule te freskëta në vendin ku një akt terrorist mori jetën e 8 personave dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar

MANHATTAN NYC : Qytetar të shumtë vazhdojnë të vijnë në Manhattan, pjesën e poshtme të qytetit të luten, ndezin qirinj e vendosin buqeta me lule për të nderuar tetë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist të martën në qytetin e Nju Jorkut.

Vendi i konverguar në një pikë përkujtimore, ku ndizen qirinj, vendosen lule dhe qytetarët luten është pikërisht aty ku kamioni pasditen e të martës në Pier 40 në West Houston Street, dhe Chemabers Str. ndodhi edhe ai sulmi pasdites së martë, një sul terrorist ky kur një shofer kamioni drejtojë kamionin nga këmbësorët, korsia e cila është një rrugë e veçantë për biçikleta duke lënë në vend tetë të vrarë dhe 12 të plagosur.

Image
Ambasadorja Teuta Sahatqija

Në mesin e atyre që vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj në shtyllën memorialë , duke i kushtuar nderimet e tyre viktimave në emër të shtetit të Kosovës dhe diplomacia e saj, pika e caktuar përgjatë rrugës”, ishte dje në Pier 40 në West Houston Street, dhe Chemabers Str. edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqia dhe stafi i saj Fatmir, Zajmi, Ylber Kryeziu dhe Albana Bylykbashi.

“Ne të gjithë si diplomat të Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës , në Nju Jork, erdhëm së bashku , këtu në këtë vend për ti dhënë një respekt në emër të shtetit të Kosovës, dhe diplomacisë kosovare, viktimave të atij akti terrorist dhe lutur për shërimin e atyre që ndodhen në spital, duke u solidarizuar kështu sot në këtë ditë me popullin amerikan dhe qytetarët njujorkez. Akte të tilla qyqare janë të ngulfasin në mesin e njerëzve të ndershëm dhe të pafajshëm, kudo terrorizmin ndërkombëtar, por mbarë bota po tregon se është më e fuqishme t’, ju jap përgjigjen terroristëve duke u bërw bashkë në luftë ndërkombëtare kundra terrorizmit që merr jetë njerëzish të pafajshëm”, tha Ambasadorja e Kosovës Tetuta Sahatqia.

Po ashtu, për të dhënë një respekt viktimave në vendngjarje kishte ardhur dje edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan zoti Avni Mustafa, i cili tha se ai ka qenë në të njëjtin vend edhe 16 vjet më parë, kur ndodhi akti terrorist i 11 shtatorit 2001, i cili mori jetën e më shumë se 3 mijë njerëzve mes tyre edhe tre shqiptarëve, dhe kishte parë se si e përjetuan njujorkezët aktin terroristë të 1 Nëntorit.

“Ashtu si më 11 shtator 2001, edhe me 1 Nëntor 2017, kam parë nga afër një solidaritet të paparë ndonjëherë të njujorkezve, të cilët menjëherë pas ngjarjes dalin në rrugë dhe i japin respekt viktimave dhe nuk tregojnë as edhe një shenjë frike, por bëhen më të fortë dhe luten për viktimat”, tha zoti Avni Mustafa , për gazetën Bota sot, duke shtuar se atë natë ishte festa e Halloween, dhe megjithëse ndodhi akti terroristit, policia sigurojë qytetarët që festa të vazhdojë, fëmijë me prindërit e tyre, dolën në rrugë duke u bërë më të fort", tha ai.

Përveç tetë të vdekur, më 1 nëntor në Mahattan NYC, 12 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe dy anëtarë të stafit të shkollës që ndodhet afër vend ngjarjes, u plagosën, dhe sipas policisë dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat