Mark Gjonaj ka një thirrje: “Dilni dhe votoni sot!”

Amerika

Mark Gjonaj ka një thirrje: “Dilni dhe votoni sot!”

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 7 nëntor 2017 Në ora: 16:21
Mark Gjonaj me familjen e tij

Kandidati për Qarkun e Këshillit Bashkiak, nga Zona Elektorale 13të, në qytetin e Bronksit, zoti Mark Gjonaj  bënë thirrje : “Dilni dhe votoni sot!”

Bronks - New York : Ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit votimi për zgjedhjet lokale, në qytetin e Nju Jorkut. Në të gjitha  qendrat e votimit në qytet pesë lagjet e tij,  sot po votohet në zgjedhjet lokale , ku qendrat e votimit janë hapura qysh në ora 07:00 (am) e mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 21:00 (pm) e mbrëmjes.

Kandidati për Qarkun e Këshillit Bashkiak, nga Zona Elektorale 13të, në qytetin e Bronksit, zoti Mark Gjonaj - në orën 09:30 të mëngjesit me kohën e NY, votojë së bashku me bashkëshorten Robertën dhe djalin e madh Nick, në qendrën e votimit në PS 108 në lagjen Morris Park në Bronks - Nju Jork.

Mark Gjonaj, shqiptari i parë në historinë e emigracionit shqiptar, që për tre vjet shërbeu si anëtarë i Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx – New York, sot tha se po votohet për një fillim të ri në zgjedhjet lokale të qytetit të Nju Jorkut, për një vend në Këshillin Bashkiak nga partia demokratike.

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bër thirrje të gjithë votuesve të dalin e të votojnë me thirrjen “ Got Out Vote Today! - Dilini e Votoni Sot!

Zoti Gjonaj mbasi i ka përshëndetur të gjithëve , thotë se kjo është ajo - dita kur të gjithë ne mund të bashkojmë votat së bashku për të siguruar një të ardhme progresive për qytetin e Nju Jorkut.

“Nuk mund të theksoj sa është e rëndësishme çdo votë e secilit sot, por nesër besojë se secili prej nesh ka për ta kuptuar se sa e nevojshme dhe e rëndësishme është çdo singel votë .Secili prej nesh duhet të shkojë në votime, të hedhësh fletët e votimit dhe të dëgjojë zërin tonë”, shkruan kandidati i i vetëm i partisë Demokrate  në qytetin e Nju Jorkut, për Këshillin Bashkiak të Njuj Jorkut, Districti 13-të, zoti Mark Gjonaj.

Ai bën thirrje sot për të fundit herë me anë të medias sociale (Facebook dhe Tweeter), duke ju rikujtuar atyre edhe një herë  se :”Sot është Dita e Zgjedhjeve! Ju keni qenë pranë meje në çdo hap të rrugës dhe tani kam nevojë për ndihmën tuaj për të kaluar vijën e finishit. Votoni Gjonajn për Këshillin e Nju Jorkut, dhe le të bëjmë një ndryshim së bashku! në District 13 - Bronx New York City”, shprehet kandidati Gjonaj.

Ndërkohë, Mark Gjonaj në Festivalin e 27-të Shqiptarë, të dielën në mbrëmje  e ka përshëndetur me një fjalë rasti festivalin, duke i uruar suksese Festivalit Shqiptar në vazhdën e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës dhe traditave shqiptare, por edhe duke ju kujtuar atyre se kërkon sot votën e tyre.

“Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë për tu shërbyer si Asamblist Shtetit të Nju Jorkut. kam kënaqësinë që kam punuar shumë për të qenë një përfaqësues i denjë për komunitetin shqiptar, dhe kam besim dhe jam i bindur se po me ndihmën tuaj do të jem dhe më i dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut’ ju drejtuar Mark Gjonaj të pranishmëve nga foltorja e Festivalit të 27-të Shqiptar në Amerikë.

Districti 13-të në Bronx, ka dy kandidatë të mundshëm dhe ata janë Mark Gjonaj dhe kandidatja tjetër  Velaskuez, e cila në momentet e fundit, ka ndrruar partinë e saj për tju ri kundërvënë Partisë Demokrate, për Këshillin Bashkiak, në qytetin e New Yorkut, duke dalë si e pavarur dhe e përzier.

Zona Elektorale 13-të në Bronx, përfshinë më shumë se 8 lagje, duke përfshirë një tej zgjatje e cila fillon prej City Island dhe vazhdon deri në Pelham Bay, e përfunduar në lagjen Trimont, pra është edhe zona që ka edhe numrin më të madh të shqiptarëve të regjistruar si votues në qytetin e Nju Jorkut.

Sipas njoftimeve thuhet se shqiptarët, e regjistruar nga të dyja partitë republikan dhe demokrat, në këtë distrikt, do të votojnë për kandidatin, shqiptaro amerikan Mark Gjonaj, i cili aktualisht mban edhe vendin e Asamblistit të shtetit të Nju Jorkut, Distriktin 80-të në Bronx,

Vota e shqiptarëve duket se në këtë zonë elektorale në qytetin e Bronksit, është shumë e rëndësishme dhe pritet të jetë ajo që ka për të bërë ndryshimin, për herë të parë në historinë e këtyre zgjedhjeve në New York City.

Në një spot prej 30 sekondash në të gjithë televizionet lokale në qytetin e Bronksit, kandidati i partisë Demokrate zoti Mark Gjonaj, është shprehur për njujorkezet optimist se do të fitojë një vend të Këshillit Bashkiak, dhe se do tu shërbej të gjitha komuniteteve, në qytetin e Bronxit New York.

Image
Mark Gjonaj me familjen e tij
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat