U ngritën $41,395.00 në ngjarjen vjetore të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ në Yale Club të Nju Jork-ut

Amerika

U ngritën $41,395.00 në ngjarjen vjetore të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ në Yale Club të Nju Jork-ut

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:58
U ngritën $41,395.00 në ngjarjen vjetore të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ në Yale Club të Nju Jork-ut

New York,  9 nëntor 2017– Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club, New York City, më 8 nëntor 2016.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Me mbi 70 musafir nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulminacioni i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Përfituesi i Çmimit Virginia Apgar Dr. George A. Little, si dhe persona të tjerë me influencë si biznesmeni Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj dhe Valon Xharra.

Folësit e mbrëmjes treguan mbi rëndësinë e ndërtimit të mardhënieve të mes komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, si dhe inkurajimit për ngritjen e fondeve që do të ndihmojnë drejt uljes së vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në Kosovë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte një fustan nga Besë Rugova, një çantë nga Agnesa Vuthaj, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga Dhe by Granita, bizhuteri nga Anita Berisha, një foto session nga Fadil Berisha, qëndrim 4-ditor në villën e Valon Xharra-së në Kaliforni, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Celaj, si dhe një kostum të Mbretëreshës Teutë nga Afërdita Delaj.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe donatorëve si Dr. Agron Abrashi, Fondacioni Lukaj, Dorjan dhe Mira Puka, Dr. James C. Strickler, Shpresë dhe Rexhe Xhakli, Bekim Ahmetaj, Valon Xharra, Fadil Berisha, si dhe shumë emra të tjerë që e bënë këtë mbrëmje një realitet.

Mbrëmja u përmbyll me sukses, duke i premtuar miqve të ri të AMC-së se fondet e ngritura do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat