Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden promovoi memoarët e tij në Lincoln Center në Manhattan

Amerika

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden promovoi memoarët e tij në Lincoln Center në Manhattan

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 14 nëntor 2017 Në ora: 20:35
Joe Biden

NJU JORK - Ish - Zvendes/Presidenti, Joe Biden është duke mbajtur një të turne duke promovuar mremorarët në 35 shtete në SHBA, librin e tij me titull : ”Premto, Mua, Baba: Viti i Shpresës, i Vështirësisë dhe i Qëllimit”, titulli i origjinalit :” Promise Me, Dad: A Year of Hope, Hardship, and Purpose”.

Turneu i autorit Joseph Biden, me një paraqitje ishte ndalesa e tij dhe bashkëshortes Jill Biden, të hënë mbrëma në Lincoln Center në Manhatan New York City, ku u organizua  një  promovim prestigjoz, dhe ndoshta më i madhi deri tani, prej se kur ai nisi këtë udhëtim të gjatë në SHBA. 

Në promovimi e librit të zotit Bajden, në New York, morën pjesë disa qindra vetë, politikan, zyrtar të lart nga Nju Jorku, afaristë, artistë, shkrimtar dhe adhurues të librit, të cilët morën edhe nga një kopje të librit me autografin e tij.

Mes pjesëmarrësve mbrëm në Nju Jork, Lincoln Center, nuk munguan edhe shqiptarët.

 Luan Bukolla, që ka pasur shumë takime me Ish - Zvendes/Presidenti, Joe Biden, më parë në kuadër të lidhjeve me ish kogresistin republikan të Nju Jorkut, Joseph DioGuardi, president i lobit shqiptar LQSHA, dhe Këshilltares së Çështjeve të Ballkanit, Shirli Cloyes, u shkroi sot për këtë takim, në Lincoln Center me Joe Biden, shokve, miqve dhe dashamirve në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha :“Sot kam pasur nderin dhe kenaqsinë të jem me Mikun tonë shumë të dashur, Nënkryetarin i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në promovimin e librit të tij, 'Promise me, Dad', e cila është dedikuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden,”.

Bukolla, i cili është veprimtar i hershëm i komunitetit dhe anëtar i LQSHA në takimin me Nën/kryetarin Biden, thotë se Bajden e ka falënderuar popullin e Kosovës, edhe njëher për monumentin dhe rrugën e dedikuar për djalin e tij në Kosovë, dhe i ka kërkuar atij të dërgoj përzemërsinë e tij tek Kryeministri Ramush Haradinaj.

 Gruaja e tij, Dr. Jill Biden, në këtë promovim ka pasur një citim nga e Shenjta Nëna Tereza, kur ajo e prezantojë Joe Biden, në qendrën Lincoln mbrëm në Nju Jork, duke thënë se : “E djeshmja është zhdukur, E nesërmja nuk ka ardhur akoma, kemi vetëm të sotmen, le të fillojmë”-“ "Yesterday is gone, tomorrow has not yet come. We have only today, let us begin"

Në qendër të  librit të Biden, ëdhtë viti më i trishtë i tij, viti 2015, kur djali i tij Beau vdiq dhe ai vendosi të mos kandidojë për president edhe pse ai besonte se ai mund të fitonte.

Kurse moderatori i këti promovimi tha se ky është libri i parë nga ish nënkryetarit i SHBA, Joe Biden, i cili shqyrtonë në mënyrë të kronikale  përvojat e tij gjatë 2015, duke përshkruar vdekjen e djalit të tij Beau dhe vendimin e tij për të mos kandiduar për president të SHBA.

"Ne jemi aq të nderuar që të jemi botuesi i këtyre librave nga Zëvendës Presidenti dhe Dr. Biden", tha Bob Miller, president dhe botues i shtëpisë botuese “Flatiron Books”, në një deklaratë duke shtuar se  "Libri i nënpresidentit premton të na japë të gjithëve një kuptim më të thellë të historisë së fundit politike, por gjithashtu do të jetë i qartë, dhe i lexueshem për vlerat që i kanë dhënë fuqinë e nënpresidentit në të dy kohët, e mira dhe të këqija".

Bob Miller, thotë se libri i ri i ish-zëvendëspresidentit Joe Biden i cili trajtojnë vitin më sfidues të jetës së tij: Viti kur djali i tij më i madh, Beau, vdiq nga kanceri i trurit, dhe ka edhe një kronikë ngjarjesh të 2015, duke treguar se si Demokratët në Delaware kan mbajtur zyrën ekzekutive më të lartë në vend, ndërsa djali i tij luftoi kundër kancerit.

Memorja do të përfshijë një pyetje që nuk ishte larg nga mendja e zëvendës presidentit në atë kohë: a duhet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016?.

Titulli i memoarit i referohet një bisede midis politikanit dhe Beau gjatë Natës s? Falenderimeve, biseda e fundit së bashku në vitin 2014, kur djali i tij Beau po trajtohej nga kanceri në tru.
"Premtom, baba, më jep fjalën tënde se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, Ju do të jeni mirë", citohet në libër ti ketë thënë Beau Biden, babait të tij”.

Joe Biden përfaqësoi Delaware në Capitol Hill për 36 vjet në SHBA. 

Para se të shërbejnë si Nën/President i Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 në 2017, ai ka qenë Senator, dhe kryetar i Komitetit të Senatit për Mbrojtjen. Si Nën/President, Joe Biden, ka adresuar çështje të rëndësishme me të cilat përballej kombin dhe ka përfaqësuar Amerikën jashtë vendit, duke udhëtuar mbi 1.2 milion milje në më shumë se 50 vende, përfshirë edhe Kosovën ku atij ju bë një pritje madhështore, me inagurimin e një monumenti të birit të tij Beau Biden, dhe vendosjen e emrit të një rruge në Prishtinë. 

Rruga 35 kilometërshe afër kampit “Bondsteel” do ta bartë emrin e djalit të ndjerë të nënpresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, i cili ka shërbyer pas luftës në Kosovë.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge, gjatë vizitës në Kosovë, para largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai dhe gruaja e tij Jill, si dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje ka marrë pjesë në inagurimin e monumentit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur i kënaqur me emërtimin e kësaj rruge “Beau Biden”.

“Ky është një momenti i ëmbël, por edhe i hidhur, pasi po këtu në këtë vend isha me Beau-n para disa viteve... Beau ishte shumë i kujdesshëm dhe kur erdhi këtu u pat dashuruar me këtë vend, ashtu siç u pata dashuruar unë. Më kujtohet kur u pata kthyer në shtëpi dhe i pata treguar Jillit se çfarë vendi i mirë ishte këtu”, ka thënë Biden.

Nënpresidenti i SHBA-së në emër të familjes së tij ka falënderuar Kosovën për këtë gjest.

Joe Biden ka besuar gjithmonë se kur jepet një shans, njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Si një fëmijë i braktisur nga Scranton i cili u ngrit në Zyrën e Zëvendës Presidentit, ai nuk është përjashtim. 

Gjatë 47 viteve të shërbimit publik të tij, një nga forcat më të mëdha të Biden ishte aftësia e tij për të bashkuar njerëzit, madje edhe në krizë, edhe përmes ndarjeve të vështira, gjatë gjithë kohës, duke respektuar të gjithë në tryezë.
 
Bidenme librin e tij me titull : ”Premto, Mua, Baba: Viti i Shpresës, i Vështirësisë dhe i Qëllimit”, titulli i origjinalit :” Promise Me, Dad: A Year of Hope, Hardship, and Purpose”., simbas atyr që e kan lexuar atë, thuhet se do të zbulojë momentet e mëdha politike të karrierës së tij, zgjedhjet e ndryshimit të jetës që ai bëri dhe tiparet kryesore që e ndihmuan atë të këmbëngulte përmes sfidave. Ai do të tregojë se si humbja e djalit të tij Beau testonte vendosmërinë e tij dhe se si ai gjen një qëllim të ri në një kohë të pasigurisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat