“Marigonat” në Nju Xhersi, festuan 28 Nëntorin- Dita e Flamurit - Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë

Amerika

“Marigonat” në Nju Xhersi, festuan 28 Nëntorin- Dita e Flamurit - Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Flamuri shqiptar

 Në ditën e Festës së Faleminderimeve( festë amerikane), Shoqata e Femrave Shqiptaro Amerikane - Marigona në Nju Xhersi, kremtojë edhe 28 Nëntorin- Dita e Flamurit - Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë, e cila është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. 

Mirëpo, gjatë fjalës së tyre, folësit, nuk lanë pa përmendur edhe faktin se kjo mbrëmje përputhet edhe me ditën e njohur këtu në Amerikë "Thanksgiving", që do të thotë Dita e “Faleminderimeve”, një rast ky që të i faleminderohemi Shteteve të Bashkuara, për atë çka bënë për më shumë se një shekull për Shqipërinë, Kosovën, dhe lirinë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre.

Marigonat e njuxhersit u mblodhën të ejtën në mbrëmje në lokalin “Cassa Bianca”, në veri të Nju Xherserit, së bashku me miqt dhe dashamirët e tyre, si dhe të ftuar nderi të kësaj shoqate, për të festuar së bashku, këto festa ndërsa, me të ardhurat e përfituara nga kjo mbrëmje, simbas tyre sado simbolike ato iu shkuan ushtarve amerikanë. 

“Falë trimëris dhe guximit të këtyre djemve e vajzave, që kthehen nga vatrat e luftës gjysëm invalidë, vendosëm që t’ju ndihmojmë bashkë me ju me këto të ardhura përfituese, që do t’i mbledhim sonte në këtë mbrëmje festive, u shpreh Presidentja e  Shoqates së Femrave Shqiptaro Amerikane - Marigona, zonja Sabije Dervishi - Veseli. Ndërkohë shoti ajo se" Duke ua dhuruar ne mendojmë sadopak dhe në mënyrë simbolike,  do t’ua kthejmë shpresën, për të cilën ata nuk do të ndihen asnjë herë të vetmuar, e lënë të nënçmuar dhe në harresë”.

Këtë mbrëmje festive në të cilën morën pjesë dhjetra vet së bashku me familjet e tyre  e moderojë aktivistja veterane e komunitetit shqiptar në diasporë, veprimtarja Shqipe Biba.

Regjisori dhe aktori i njohur Xhevat Limani, këndoi Himnin tonë kombëtar.

Në emër të kryesis së Shoqatës Marigona, ua uroj Festën e Pavarësis- ngritjen e Flamurit tonë Kombëtar, qëndisur nga dora e Marigonës. një vajzë Shqiptare, e cila me punën e dorës qëndisi flamurin dhe ia dhuroj Ismail Qemalit, që u valvitë në Vlorë më 28-Nëntor -1912, presidentja e kësaj shoqate Sabije Veseli.

 Ajo në fjalën e saj përshëndetëse, tha  ;”Si nëna ,si motra si femra Shqiptare, që jemi, dhe që jetojmë në vendin me demokratik në botë SHBA, dhe jemi mbledhur rreth Shoqates Marigona, me rastin e këtyre dy festave në këtë mbrëmje festive, me një hapë humanitarë, mbas atij akcioni që bëmë për fëmijët e sëmurë me kancer, këtë kësaj radhe e kemi për t’i ndihmuar ushtarët amerikanë, të cilët japin ndihmese luftojnë dhe mbështesin popujt të cilët janë të pushtuar nga okupatorët shekullorë". 

Mbasi, u shpreh ajo një ndër këta popuj që ishin të pushtuar dhe jemi ende të pushtuar në trojet tona, është edhe populli Shqiptarë, ne të cilët kemi zgjedhur që këta djemë e vajza amerikane, që na ndihmuan në ditët më të vështira nga okupimi serbosllavë, falë trimëris dhe guximit të tyre vendosëm që t'i ndihmojmë bashkë me ju me këtë fondë, që do t’i mbledhim dhe do tua dhurojmë  për t’ua kthyer shpresën duke mos i lënë të ndihen të nënçmuar dhe në harresë”

Me këtë rast kryetarja e kësaj shoqate, kujtojë dhe lavdinë e tre vëllezërve Shqiptaro-Amerikane, që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës, vëllezërit, Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet, të cilët tha ajo sakrifikuan jetën e tyre për nji Kosovë të Lirë dhe të Pavarur - 
“Gëzuar Festën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësis së Shqiperis 28-Nentorin -1912 - qoftë e bekuar dora e Marigonës, që e qendisi atë Flamur i cili është më i bukur në botë,” tha në fund të fjalës së saj përshëndetëse, zonja Sabije Veseli, Kryetare e Shoqates se Femrave Shqiptaro-Amerikane “MARIGONA”

Në dekorin festiv të kësaj mbrëmje nuk mungojë edhe "Qëndisja e Flamurit, nga Marigona" e përgatitur në një bocet mjaft bukur, nga një anëtare e kryesisë së shoqatës Marigona . 

Artistët e komunitetit interpretuan edhe shumë recitime valle dhe këngë që i kishin përzgjedhur për të përshëndetur Festën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësis së Shqiperis 28-Nentorin -1912. 

Aktori i mirënjohur, dramaturgu e regjizori Xhevat Limani, me përvojë të gjatë artistike interpretojë duke recituar me ndjenja dhe emocione të mëdha artistike e atdhetare, për flamurin kuq e zi, për gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe dhe atdheun tonë të dashur.

Pas fjalëve përshëndetëse me një interpretim të bukur artistik, është shfaqur në "skenë" me dy artistë të mirënjohur të diasporës, hyrjen e tyre simbolike në sallë të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, të prirë nga një fëmijë i cili mbante flamurin kuq e zi. 

Ky interpretim tradicional me rastin e kësaj dite të shënuar përfshiu gjithë sallën në emocione e duartrokitje, ku aktori Shaban Lajçi në rolin e Ismail Qemalit me flamurin kuq e zi të qëndisur nga Marigona, dhe rapsodi Tom Gjergji, në rolin e Is Boletinit që se hoqi kurrë koburen nga brezi, interpretuan ngritjen e Flamurit në Vlorë, më 28 Nëntorë 1912 në fragmente proze kushtuar kësaj ngjarje historike për kombin shqiptar.

Programi festiv Ditën e Faleminderimeve( festë amerikane) nga Shoqata e Femrave Shqiptaro Amerikane - Marigona në Nju Xhersi, e cila me këtë rast kremtojë edhe 28 Nëntorin- Dita e Flamurit - Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë, ishte konceptuar si një shkrirje e natyrshme e fjalimeve me muzikë, këngë e valle popullore nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat.

Atë e përshëndeti në emër të Lidhjes së Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanë, poeti i njohur Mhill Velaj, ndërsa veprimtari veteran i komunitetit Zef Dushi, këndoi i shoqëruar në çifteli një këngë të vjetër popullore kushtuar "Gjergjë Kastriotit Skënderbeut". 

 Pjesëmarrësit në këtë mbrëmje festive, u argëtuan deri në orët e vona të mbrëmjes nga dy këngëtaret e njohura kosovare Shqipe Kastrati dhe Sabahete Berlajolli - SEBI. Ndërsa, në fund të programit për të pranishmit ishin përgaditur edhe ëmbëlsira dhe mjaft ushqime nga kuzhina shqiptare për të gjithë pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat