Dita e Flamurit: Familja dibrane Rusi në Nju Jork, vendosi Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e tyre

Amerika

Dita e Flamurit: Familja dibrane Rusi në Nju Jork, vendosi Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e tyre

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 nëntor 2017 Në ora: 15:26
Flamuri

Familja Rusi e vendosi Flamurin Kuq e Zi , dje në nderim të Ditës së Flamurit kuq e zi, në çatinë ndërtesës së tyre, e cila ndodhet në një nga segmenetet e rrugës më të rëndësishme në qytetin e Brooklynit, ose arteria krysore  “Expressway Brooklyn-Queens (BQE)” në të gjithë veriun e Brooklynt, Queensit, dhe Manhattan.

Ajo për nga rëndësia e saj është një pjesë lidhse, e autostradës I-278, e cila gjithashtu është rruga ku kalojn çdo ditë qindra mijëra automjete, duke lidhur veriun me jugun e Shteteve të Bashkuara, dhe Kanadanë, dhe vendi ku për për 5 ditë me radhë do të valvitet Flamuri ynë kombëtar - krah shtizës së Flamurit të SHBA.

Vendosja e flamurit kuq e zi në shtizën mbi çatinë e ndërtesës më të lart përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – vendoset me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, ashtu si edhe vitin e kaluar, po edhe këtë vit pra në 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, biznesmenët shqiptar nga  Shqipëria, Kosova, dhe të gjitha trevat shqiptare në, SHBA, në vende nga më të ekspozuara të ndërtesave të kompanive  të tyre, në New York, kanë vendosur flamurin kuq e zi dhe atë Amerikan në ndërtesat, që janë pronë e tyre, me rastin e 28 Nëntorit -105 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë - Dita e Flamurit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat