Harry Bajraktari: Urime 28 Nëntori, Shqiptarë kudo që jeni!

Amerika

Harry Bajraktari: Urime 28 Nëntori, Shqiptarë kudo që jeni!

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 28 nëntor 2017 Në ora: 18:33
Fotografia e publikuar nga Harry Bajraktari

Me rastin e 105 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kam nderin t' ju shprehi urimet e mia më të sinqerta të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Atdheut!

Pas shumë e shumë sakrificave shekullore, ky përvjetor historik shqiptarët po i gjen më të fortë së kurrë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian: me dy shtete shqiptare, Shqipërinë e Kosovën, me forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, ku për herë të parë në krye të Parlamentit të kësaj Republike, vjen një shqiptar dhe gjuha shqipe tani po bëhet gjuhë zyrtare në këtë shtet që ishte përbuzur në mënyrë aq raciste, si në kohën e komunizmit dhe pas tij nga politika maqedonase, ndërsa në Mal të Zi shqiptarët gjithnjë e më shumë po fitojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe përdorimin e simboleve kombëtare.

Sot në rajon, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë anëtarë të përhershme të NATO-s, ku në pritje mbesin t' i bashkohen kësaj aleance edhe Kosova dhe Maqedonia.

E ardhshmja e shqiptarëve është Europa, integrimi në kupolën e saj në Bruksel, dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjithë nivelet e mundshëm, bashkë me miqësinë e pandashme që kemi.

Gëzuar me të mira këtë ditë të madhe historike!

Harry Bajraktari, New York 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat