Qendra Kulturore e Shqiptarëve në New Jersey, festoi 28 Nëntorin - Ditën e flamurit

Amerika

Qendra Kulturore e Shqiptarëve në New Jersey, festoi 28 Nëntorin - Ditën e flamurit

Nga: Beqir SINA New York Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:32
New Jersey

Qendra kulturore shqiptaro amerikane me seli ne Riverdale ne Nju Xhersi me një program të pasur artistik shënoi festën e flamurit shqiptar. Qindra shqiptarë me familjet e tyre ishin prezentë në këtë manifestim ndërsa mysafir special ishte konsulli i Republikës së Kosovës Fatmir Zajmi.

Kryetari i QKSHA, Zylfi Alla në fjalën e tij uroi gjithë shqiptarët e Amerikës për këtë ditë të shënuar duke apeluar për bashkim të shqiptarëve në diasporë për të mbrojtur dhe kultivuar sa më fortë vlerat kombëtare shqiptare.

Konsulli i Republikës së Kosovës në SHBA z.Fatmir Zajmi përgëzoi organizatorët për organizimin. Zajmi tha se kjo festë i përket gjithë kombit në tëgjitha trojet etnike dhe në diasporë. Ai vlerësoi lartë rrolin e diasporës shqiptare në Amerikë për proceset e rëndësishme kombëtare të shqiptarëve ndër shekuj.

Në fjalën e tij të rastit, Konsulli Zajmi tha: Jemi mbledhur këtu sot së bashku të festojmë ditën më të bukur të historisë sonë kombëtare  atë të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit . Jemi mbledhur sot këtu të përkujtojmë sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve të cilët sakrifikuan jetën që ne sot në liri të gëzojme dhe festojmë pavarësinë tonë të merituar. Kjo festë e madhe koincidon edhe me një moment shum të rëndësishëm të historisë sonë që është dhjetvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe me  sukseset e realizuara të shqiptarëve etnik në Maqedoni e gjetiu .Të nderuar bashkëkombas , populli shqiptarë në trojet e veta etnike në Ballkan sot ështe bërë një faktor relevant ndërkombëtarë dhe një faktorë stabiliteti dhe prosperiteti. Të dashur motra dhe vellezer te harrojme se asnje prej ketyre sukseseve nuk kishte mund te realizohen pa angazhimin , kontributin dhe sakrificen e diaspores sone me crast shfrytezoj rastin dhe deshiroj te falenderoj qendren tuaj per kontributin e vazhdueshem ne edukimin e brezave te rinje si dhe kultivimin e identitetit dhe kultures shqiptare ne kete shtet mik."
Gjithashtu edhe imami i komunitetit z.Arun Pollozhani përshëndeti këtë manifestim duke kujtuar sakrificën e madhe të veprimtarëve shqiptarë për flamurin kuq e zi dhe për pavarsinë e Shqipërisë.

Himnet kombëtare të Shqipërisë, SHBA-së çelën festën në këtë manifestim të bukur, e cila ka vazhduar për disa orë me një program të përzgjedhur artistik, nga Grupi i ansamblit të kësaj qendre . Atmosferën e ndezën nxënësit e shkollës shqipe që vepron në kuadër të QKSHA-së, të cilët me veshje kombëtare nga të gjitha trevat vallzuan vallet e vjetra tradicionale dhe kënduan këngë patriotike që emocionuan shumë të pranishmit.

Mbrëmja vazhdoi në ritmet e këngës shqipe pas programit artistik duke shënuar kështu 105 vjetorin e shtetit shqiptar dhe duke kujtuar edhe njëherë se shqiptarët sado larg vendlindjes të jenë ato kurrë nuk harojnë origjinën e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat