Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, mbajti darkën për nder të vullnetarëve

Amerika

Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, mbajti darkën për nder të vullnetarëve

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 21 dhjetor 2017 Në ora: 18:45
Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”

BRONX NY : Kudo atmosfera festive e Krishtlindjeve po shndrit në qytet, shtëpitë, dyqanet dhe zyrat e bizneseve të shqiptarëve në lagjet e qytetit të Nju Jorkut, e paraqesin me mënyrën tradicionale njujorkeze, zbukurimet se festa e Krishtlindjeve po afron.

Këto ditë darkat festive si çdo vjet mbahen në ambiente të ndryshme, duke shprehur një falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Duke kulmuar më 25 Dhjetor, në mesnatë me Meshën e Madhe, e cila ka për t’u udhëhequr nga meshtari i dalluar i komunitetit, Dom Pjetër Popaj, si çdo vjet duke u ndjekur me një pjesëmarrje masovike në Kishën Zoja e Shkodrës.

Ndërkohë, që për të krishterët e të gjitha përkatësive etnike, Krishtlindjet janë një kohë kur shprehet miqësia dhe ndjenja e komunitetit, falënderimet dhe përgëzimet për të gjithë besimtarë, këto ditë ka qenë përsëri Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, i perndershmi Dom Pjeter Popaj, që mbrëmë (më 20 dhjetor 2017), në shenjë mirënjohje, mbajti Darkën Vjetore të Krishtlindjes për Vullnetarët, në lokalin e njohur në Bronx – Restorantin “Eastwood manor”.

Një darkë festive kjo mjaft e gëzueshme, ku gjithçka i kushtohet punës vullnetare që bëjnë me shërbimin e tyre gjatë gjithë vitit, këta vullnetarë shembullorë dhe anëtarët e familjeve të tyre, një festë që shquhet për ushqim të bollshëm - këngë e valle me muzikë nga të gjitha trevat, dhe falënderimet për Krishtlindjet.

Kjo darkë, thotë Dom Pjetër Popaj – famullitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ka për qëllim t’i shpërblejë dhe t’i falënderojë për çdo vjet vullnetarët e Kishës, për punën e tyre të shkëlqyer me shërbimin që kanë bërë në këtë kishë.

Kjo është një festë e thjesht dhe e bukur ku vullnetarët e përkushtuar të kësaj kishe – që tregojnë kënaqësinë e tyre qe kanë ndjerë gjatë gjithë punës në aktivitetet dhe shërbimet në këtë kishë –

I përndershmi Dom Pjeter Popaj – më tej thotë “është ajo puna e juaj e palodhshme, dhe dëshira që gjatë gjithë vitit, ju jeni duke shërbyer si vullnetar, andaj puna e juaj në Kishën tonë, meriton një mirënjohje, një “shpërblim”, të veçantë , të cilën ne e shtrojmë në emër të Kishës sonë, për çdo vjet”.

Në mënyrë që të vinte në pah punën e këtyre vullnetarëve, të palodhur të kësaj kishe, Dom Pjetër Popaj, përdori një shprehje amerikane, e cila thotë: “Don’t tell me – show me”, pra e thënë shqip “”Mos më thoni – por më tregoni”.

Aktivitetin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, famullitari i kësaj kishe, Dom Pjeter Popaj, gjatë fjalës së tij e quajti “aktivitetin e të gjithë komunitetit shqiptarë”, duke e krahasuar atë me disa aktivitete më të spikatura gjatë vitit që mban kjo kishë, sikurse me Festivalin e Këngës e Valles Popullore Shqiptarë në Amerikë, Karnavalet, Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Nju Jork, Dita e Flamurit tonë kombëtar, dhe të tjera aktivitete.

Ai tha se çdo veprimtari kombëtare në komunitet, nuk i bëjmë për të “marrë ne flamurin” por, për t’i shërbyer komunitetit shqiptarë, mbasi pjesëmarrës në këto aktivitetet janë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashinjtë. Këto aktivitete sipas tij kanë si qëllim bashkimin me njëri tjetrin, njohjen dhe bashkëpunimin , pavarësisht se kujt feje i përkasim, krahine apo vendi nga vijmë.

Ose siç thotë edhe shkrimi i shenjët, tha i përdershmi Dom Pjeter Popaj: “Ata që luten bashkë – edhe qëndrojnë bashkë”. por edhe ata që celebrojnë bashkë qëndrojnë ashtu së bashku”.

Unë, u shpreh më tej i përndershmi Dom Pjeter Popaj jamë krenar që jam prift katolik shqiptar, famullitar i kësaj kishe, dhe që jam në mesin e besimtarëve shqiptare dhe u shërbej shqiptarëve të besimit katolik. Një kombi sipas tij që është ma i miri në botë, dhe kjo tha ai nuk është thjesht një kompliment i rastit, por është se ne shqiptarët me të vërtet e meritojmë.

Më pas festa u shoqërua me fjalën përshëndetës të Kryetarit te Këshillit tw Kishës “Zoja e Shkodrës” Leonardo Berishaj

Të nderuar dom Pjeter dhe dom Viktor, vëllezër e motra,

Jemi bashkuar sonte këtu në këtë darkë, për nder të të gjithë vullnetarëve, të cilët pa asnjë farë pritëse, por gjithmonë të gatshëm, japin kontributin e tyre  për Kishën tonë. Falë vullnetit dhe punës tuaj kemi mundësi të organizojmë manifestime të ndryshme, të cilat gjithherë e më shumë tregohen të suksesshme. Çdo pjesëtar i famullisë tonë ndihet krenar dhe i plotësuar për gjithçka që arrisim, e të gjitha  këto janë të mundshme dhe realizohen me angazhimin maksimal të vullnetarëve tonë.

Sonte për ju kemi përgatitur një program modest të dominuar kryesisht nga argëtimi i udhëhequr nga Liridon Ulaj, të cilin e përshëndes dhe e falënderoj përzemërsisht.

Përshëndes dhe falënderoj të gjithë anëtarët e organizatës “Drita”, në krye me z. Mark Berishaj, të cilët me sakrifica të mëdha kujdesën për evenimente të shumta që Kisha jonë i organizon.

Gjithashtu falënderoj edhe valltarët e Grupit "Rozafati", të cilët do të na argëtojnë sonte me disa valle dhe që çdo herë evenimentet dhe organizimet e Kishës sonë i hijeshojnë me valle të bukura, të përgatitura nga koreografja jonë e famshme znj. Angjelina Nika.

Falenderoj përzemërsisht shoqatën "Nënë Tereza" në krye me z. Marjan Cubin, që gjithmonë janë të gatshëm për çdo rast dhe manifestim që organizojmë.

Falënderoj pronarin e këtij restorant, Billy Mayer, i cili për nder dhe shenjë falënderimi që ka për Dom Pjetrin na mirëpret të gjithë neve sonte.

Në fund falënderoj Dom Pjetrin, i cili sonte na ka bashkua këtu.

Dom Pjetër, te falënderoj për këtë mbrëmje, por gjithashtu dua të të falënderoj që gjatë gjithë kohës që shërbeni si meshtar dhe në krye të famullisë tonë, je i përkushtuar maksimalisht dhe me punën tënde të palodhshme keni arritur të jeni një njeri shumë i respektuar në Kishën tonë dhe në krejt botën shqiptare. Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë tuaj Dom Pjetër dhe të urojmë nga zemra shëndet të mirë dhe që sa më gjatë të të kemi në famullinë tonë, të vazhdosh të jesh Bariu ynë shpirtëror dhe shembull për çdo pjesëtarë të famullisë sonë. Dom Pjetër, faleminderit për gjithçka që ke bërë me sakrificë për këtë famulli që më shumë se tri dekada.

Udhëheqësi I kësaj darke, Kryetari i Këshillit tw Kishës “Zoja e Shkoderes” z. Leonard Berishaj, mbasi faleminderojë të gjithë të pranishmit, tha se :”Zonja dhe zotërinj të nderuar, Nuk dua t'u shpenzoj më kohë, por ju përshëndes edhe një herë të gjithëve, duke ju dëshiruar shëndet e të mira personale dhe familjare. Gëzuar Krishtlindja, me zemër te mirë festofshi sot e mot. Faleminderit!”

Darka bëhet e ditur se ka vijuar me një program të pasur argëtimi të udhëhequr nga DJ me këngëtarët e njohur të komunitetit Fran Vulaj, Gëzim Nika, dhe Hajro Ceka, shoqëruar nga këngë e valle nga luajtur nga Grupi i djemve dhe vajzave të ansamblit “Rozafati” me udhëheqëse dhe koreografe “Mjeshtern e Madhe” Agelina Nika, nga Qendra Kulturore Nana Tereze e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Harstdale – New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat