Kantautori shqiptar Haxhi Dauti lanson këngën e re: “Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi”

Amerika

Kantautori shqiptar Haxhi Dauti lanson këngën e re: “Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi”

Nga: Beqir SINA Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:40
Haxhi Dauti

Kantautori shumë i njohur në SHBA, Rock stari strugan Haxhi Dauti, mbas 50 këngëve, të tij, i rikthehet këngëve, të dashura me tinguj patriotike e kombetare me këngën me titull “ “Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi”.

Kështu që Vitit i Ri, erdhi me një urim të veçantë në vend të kartolinës, së tij për fansat e adhuruesit e muzikës, e cila shënon për Rock Starin strugan Haxhi Dauti, një rikthim të madh për një nga këngëtarët më të njohura të skenës shqiptare…në SHBA, të këtij zhandrri muzikor.

Haxhi Dauti, me këtë rast duket se e ndezi sërish “gjenaratorin” e stilit të tij Rock and Roll në këtë fundviti, me këtë baladë duke na sjell ndër mend vitet e tij të rinisë, ardhjen 50 vjet më parë në metropolin e botës, New York - New York.

Kënga e re titullohet “Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi” kënduar nga Haxhi Dauti dhe është produksion i “Video by Power Production” : Teksti: Haxhi Dauti, Muzika: Haxhi Dauti, Orkestrimi: David Biglin, Editing : Valon Dervishi.

Image

Ai pas suksesit të këngës “Kuq e zi je Ti”, në kualifikimin e përfaqësues së futbollit, në Kupën e Europës, Franca 2016, vendos që po në stilin e tij Rock and Roll sërish të këndojë, në New York, qytetin e ku lindi muzika Rock & Rooll, me motivin dhe notat tona kombëtare shqiptare, duke fluturuuar me këngën e tij e vokalin karakteristik nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova, Lugina e Presheves, Ulqini, e Çamëria,.

Me këtë rast, video clipi i ri “Viti i Ri” i Haxhi Dautit, do nisi vitin e ri me një shikim në Youtube, dhe medien sociale (https://www.youtube.com/watch?v=my5dXYOsJZQ ) , ku natyrisht do shihni më gjerësisht këngën e re që Haxhi Dauti, ka zgjedhur të pres Vitin e Ri 2018, por me këtë rast të uroi të gjithë fansat, adhuresit dhe artistët për vitin e Ri 2018.

“Kemi bindjen e plotë që dhe kënga“Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi” do jetë një Hit i radhës, që do i shtohet listës së gjatë të Hiteve që Rock stari strugan Haxhi Dauti, na ka dhuruar gjatë 50 viteve të suksesit të tij artistik,” shkruan një fans i tij në medien sociale Facebook, me rastin e këtij lançimi të ri.

”Të krijosh larg atdheut dhe me mall për atdheun, është një sfidë me veten, por edhe me ambientin që të rrethon’’, ka thënë Haxhi Dauti, kantautori me origjinë nga Struga që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 5 dekadash.

Këngëtari i hiteve ‘’Larg u largova’’ dhe ‘’ E njëjtë mbetet Itaka’’,krijme artistike këto që tashmë janë futur në fonotekën e artë të muzikës shqiptare, të prezantuara në dy edicione në Festivalin e madh të dhjetorit në kohën që Shqipëria po hapej ndaj botës, por edhe ndaj shqiptarëve jashta kufijëve të saj politikë, pas një diktature të egër komuniste shfaqet i mallëngjyer kur duhet të tregoj për rrugëtimin e tij artistik.

Ndërkohë, kur pyetet për nivelin e muzikës së sotme shqiptare Dauti potencon se ajo ka bërë hapa përpara në cdo drejtim dhe ka prodhuar emra me kapacitete të mëdha intrepretimi.

Për Dautin ,kënga dhe arti janë një shoqërues i përhershëm, pa të cilat ai thotë se nuk e paramendon veten.Ai thotë se pavarsisht se a këndohet në festival apo në një koncertë, ai gjithmonë do të krijoj muzikë sic thotë për veten dhe të gjitha ata që e pëlqen dhe duartrokasin muzikën e tij.

Në këtë aspekt ,ai potencon se shpesh në të kalurën sidomos në vitet e tetëdhjeta, edhe është paragjykuar nga shqiptarët e Amerikës për faktin se nuk ka kënduar këngët e traditës por ka kultivuar muzikën rok dhe pop.

Image

Haxhi DAUTI:

Haxhi Dauti është një këngëtar i njohur. Haxhi Dauti lindi në Maqedoni dhe është një këngëtar shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA.

Haxhi Dauti u rrit dhe u shkollua në Strugë. Shkollën e mesme e filloi në Strugë, kurse e përfundoi në SHBA ku largohet më 1978. Hapat e para në skenën muzikore i bëri me shokun e tij të rinisë Bashkim Zendelin, me të cilin krijuan grupin e rokut "Rock Café". Në këtë kohë Haxhiu me grupin e tij janë pjesëmarrës në çdo ngjarje muzikore ne Strugë: në gjimnazin e qytetit, shtëpinë e rinisë, klubet e argëtimit, si dhe në festivalet lokale të rokut në Strugë dhe Ohër. Ka marrë pjesë disa herë në festivalin e fundvitit në RTSH ku është laureuar edhe me një cmim.

Në Dhjetor 1993, Haxhi Dauti merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Larg U Largova".

Në Dhjetor 1994, Haxhi Dauti merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "E Njejte Mbetet Itaka".

Në Dhjetor 1995, Haxhi Dauti merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Fletë Trëndafili".

Në Dhjetor 2012, Haxhi Dauti publikojë në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Vatrës së korifenjëve të mëdhenjë, Nolit e Konicës, këngën hymn për Vatrën, “ Mbaju

Nënë e mos ki frikë se ke djemt në Amerikë”, me tekst dhe muzikë nga vetë ai.

Në Maj 2013, Haxhi Dauti merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Vetmia".

Në Maj 2015, Haxhi Dauti merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Iluzion".

Në Maj 2016, këndoi këngën “Kënga “Hmni i PBKD”, e cila është me tekst nga A. Roshi dhe muzik HD nga vet Haxhi Dauti, me orkestrim nga muzikani amerikan Davi Biglin, dhe ajo është baladë.

Më datë 30 Shtator 2016, Haxhi Dauti publikon videoklipin "Strugan Dhe Rock And Roll".

Më datë 26 Tetor 2016, Haxhi Dauti publikon videoklipin "Dyzyme Endrrash".

Më datë 10 Nëntor 2016, Haxhi Dauti publikon videoklipin "Shpirti I Lire”.

Më datë 1 Janar 2018 Haxhi Dauti lançon videoklipin e ri “Viti i Ri mirë se erdhe kuq e zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat