Veleshtari bisedon me veprimtarin Kamer Rrukiqi

Amerika

Veleshtari bisedon me veprimtarin Kamer Rrukiqi

Nga: Skender Karaqica Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:58
Skender Karaqica

Mahmut Skenderi është nga Veleshta e Strugës.Në Amerikë erdhi para 45 vjetësh si djalë i ri,që jeta dhe regjimi sllavo-maqedonas ia kishte regjistruar rininë e tij në rrugët e mërgimit.Ma kanë vrarë rininë,thotë veleshtari dhe thinjat e flokëve tregojnë dhimbjen,brengën dhe dashurinë nga larg për Veleshtën e tij.

Për Drenicën kisha dëgjuar dhe kisha lexuar e parë drama e filma dhe,në zemër kisha dëshirën e madhe që të takoj djelmeninë dhe burrat që,sikur me dhanë përgjigje malet dhe krisma e pushëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

I kisha treguar veleshtarit për profesor Kamer Rrukiqi nga Verbovci i Drenicës,që tërë jetën ishte një zë kryengritës në mbrojtje të shkollës shqipe dhe të popullit të vet.Me shtatë fëmijët e tij profesor Kamer Rrukiqi shpeshherë regjimi antishqiptar serbo-sllav ia hoqi bukën nga sofra duke e lënë pa punë...!Njeriu dhe gardiani i shkollës shqipe në Drenicë,me vete kishte amanetin e Mësuesit të Popullit Ali Gashi,i vrarë nga dora e UDB-së që,nëpër vite prof,Kameri ia kishte parë edhe rrobet e trupit të shpuara nga plumbat e dorës vrastare të Serbisë.

Kjo është toka ime bir i shkinës,u kishte thënë shpeshherë në kacafytje me ,,arsimtarët,,serbo-malazezë që i kishte sjellë në Drenicë UDB-ja e regjimit serb për të dhënë ,,mësim,,kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve.

Profesor Kamer Rrukiqi të gjithë mësionarët nga Serbia dhe Mali i Zi ua tregoj udhën prej nga kishin ardhur në Drenicë.Dhe orvajtjet e tij kombëtare dhe në mbrojtje të shkollës shqipe i kushtuan gati-gati edhe me vdekjen e tij dhe,shpdeshherë i leqitur nga fshati dhe rrethina dhe nga sholla shqipe që aq shumë e çmonte sa fëmijët e tij.

Kjo ishte një pjesë e udhës së profesor Kamer Rrukiqi në shpirtin e tij kryengritës për shkollën shqipe,për brezin e ri të Drenicës,ndonëse dija dhe shkolla një ditë do të bëhet arma më e fortë për lirinë e Kosovës.

Veleshtari Mahmut Skenderi dhe veprimtar i dalluar në SHSHA në Çikago,kishte shprehë admirimin e tij për profesor Kamer Rrukiqin dhe kishte vendosur që të bisedoj përmes rrjetit social(facebook)ku tashti janë bërë shokë të pandarë.Në bashkëbisedim ata kanë rrëfyer pjesë e udhëve të jetës në Drenicë dhe në Amerikë,që të dy në anë të ndryshme të botës,por me angazhimin e palodhur në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Po,vëlla,velashtar i kishte thënë profesor Kamer Rrukiqi tashti në moshën 87 -vjeqare me njërin sy nuk po shoh dhe me vështërsi po ua kthej përgjigjën miqëve të mi të shumtë anë e mbanë Atdheut dhe në diasporë.Koha dhe ora e ndërgjegjes po troket para nesh,nuk e kam menduar që do të na vjen kjo gjendje kaq e rëndë,në plan të parë të thyerjes së kurrizit tonë dhe të tjetërsimit,kjo e pengon udhën e shtetndërtimit të Kosovës heroike,kishte thënë ndër të tjera profesor Kamer Rrukiqi me veleshtarin në Çikago të Amerikës së largët.

Për angazhimet tona për Atdhe,asnjëherë nuk e thotë fjalën e fundit historia...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat