Bob Doll dhe DioGuardi, dy miqtë e vjetër dhe të pandarë të çështjes shqiptare

Amerika

Bob Doll dhe DioGuardi, dy miqtë e vjetër dhe të pandarë të çështjes shqiptare

Nga: Beqir SINA Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:59
Shqiptarët e Amerikës, anembanë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, dhe në diasporë, po nderojnë mikun e madh të tyre, për më shumë se 40 vjet.

Bob Doll, mori këto ditë edhe “Medaljen e Artë të Kongresit", ndërsa shqiptarët e Amerikës, anembanë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, dhe në diasporë, po nderojnë mikun e madh të tyre, për më shumë se 40 vjet.

"Senatori Bob Dole, mori çmimin më të lartë civil të vendit tonë, “Medaljen e Artë të Kongresit". Ai ka qenë gjithmonë një mik i popullit shqiptar, veçanërisht kur më së shumti ishte e nevojshme, kur isha në Kongres duke punuar me të për të ekspozuar brutalitetin e Sllobodan Millosheviqit, ndaj shqiptarve të pambrojtur, dhe për të bërë të kërkuar athere në Washington, të drejta të barabarta të popullit shqiptar të Kosovës, sot i lirë dhe i pavarur. Le të mos harrojmë se Bob Dole, ishte ai paraqiti rezolutën e parë për shqiptarët, në Senatin amerikan për të gjithë popullin shqiptar nën sundimin serbo sllav, në ish-Jugosllavi në vitin 1986, kundra sllavo komunizmit. Urime për një hero të vërtetë amerikan! “, shkruan sot në llogarinë e tij në rrejtin social Facebook, ish kongresisti republikan Joseph DioGuardi, President e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili në mënyrë vullnetare po udhëheq lobin e parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Koljes DioGuardi.

Në një koment të “IWPR”, disa vjet më parë thuhej se :"Diplomacia “vullnetare” e shqiptarëve dhe e serbëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë e përfshirë në një intensifikim të ashpër të luftës lobiste për çështjen e Kosovës. Gara që është ndezur në zyrat dhe institucionet e Uashingtonit dhe Nju Jorkut, qysh katër dekada më parë, ku të dy kampet po tregonin “muskujt”, por edhe kuletat e tyre, ka nxjerr si më të fortë dhe fitues shqiptarët e Amerikës, lobin shqiptar dhe veprimtar të dalluar të këtij komuniteti që janë të shumtë dhe miq me kongresistë dhe senator deri edhe me presidentin e SHBA, apo ish Zonjën e Parë, Hillari Klinton.

Mirëpo, kur vjen çështja te kjo pikë, thuhet se sërbët kanë mbetur ende shumë më prapa se rivalet e tyre shqiptarë, të cilët e kanë nisur punën qysh në vitet 1980, dhe me Bob Doll, dhe më 1986 me ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Joseph DioGuardi, të cilët me të dy ata dhe miqt të tjer në Washington, “gjetën” çelsin të parët që të hapin dyert e kongresit, senatit dhe të hyjnë shumë më parë se serbët, në Shtëpinë e Bardhë, me kërkesat dhe çështjen e tyre të pa zgjidhura.

Kështu që në një drejtim kryesor Lobit shqiptar në SHBA, i priu Joseph Dioguardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes Dioguardi, të cilët me miqt e tyre në Uashington, kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan.

Ata po udhëheqin një nga Organizatat e para të krijuar për të lobuar në interes të shqiptarëve në SHBA, e cila është Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga Xhozef Dioguardi, një ish-kongresmen amerikan me origjinë shqiptare.

Dioguardi ishte ai që sponsorizoi gjatë këtyre tre dekadave një numër rezolutash të Kongresit Amerikan për Kosovën, organizoi dhe priu takimeve e demostratave në Nju Jork e Washington, si dhe organizoi vizitën e parë të një kongresmeni amerikan në Kosovë më 1990, ku mori pjesë Tom Lantosh, një tjetër lobist proshqiptar."

10 vjet më parë më 9 maj 2007, në një eveniment të veçant, ai dhe Shirli Kloyes DioGuardi - Këshilltare Çështjeve Ballkanike, ishin të ftuar nderi nga Kongresi amerikan, në dhënjen e çmimit "Çekiçi i Artë i Kongresit" për Senatorin legjendar Bob Doll, miku i madh i Kosovës. 

Pra, për Senatorin ish kandidatin për President, që për më shumë se tre dekadë, e ka përkrahur çështjen e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

 Ajo që tërhoqi vemendjen e kësaj ceremonie, 10 vjet më parë ishte prania në uleset e kongresit në mënyrë simbolike dhe nderi që ju bë atij atë ditë, si 500 kongresistët e tjer, edhe ish-Kongresmenit republikan i Nju Jorkut, Xhosef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, DioGuardi, i cili mbas 20 vjetëve që shërbeu në kryeqytetin amerikan Capitol Hill - Washington D.C., pa të ulej përsëri në nderim të tij, në të njëtën ulse me emrin e tij “Honorable Joe DioGuardi (R -NY) “

Pra ishte do methënja  e çmimit "Çekiçi i Artë i Kongresit" për Senatorin legjendar Bob Doll, mikut të vjetër dhe shumë i afërt, me Bob Doll, që bëri atë që mbas rreth 20 vitesh  - ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, u pa të ulej sërish, me ish kongresmenët disa edhe ish koleg në karrigen e Kongresit(House floor) së bashku me Senatorin Bob Doll.
DioGuardi në Capitol Hill

Me këtë rastë grupi i ish - kongresmenëve të ftuar, dhe kongresmenëve në detyrë nderojë me pllakatën "Çekani i Artë " - "Golden Gavel Award", senatorin e përjetshëm dhe ish kandidatin për president të SHBA-ës, Robert Jospeh Dole, përfshirë edhe firmën e mikut të tij ish kongresistit Joseph J. DioGuardi. 

"Senatori legjendar Dol, është mik i madh i Kosovës dhe për më shumë se një dekadë, e ka përkrahur çështjen e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci." Ish kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA, Bob Dole, është dhe i emëruar Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA, nga ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë, ai emëroi atë Bob Dolin (Bob Dole), senator shumëvjeçar amerikan, Ambasador Nderi të Kosovës në SHBA.”.
DioGuardi në Capitol Hill

Dy lobistët e njohur, ish-Kongresmeni republikan, Xhoe DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes - DioGuardi, në kryeqytetin amerikan Capitol Hill - Washington D.C. janë takuar vazhdimisht me miqt e tyre kongresmen e senator, dhe folën Kosovën, me vite për Shqipërinë dhe për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Maqedoninë, dhe Çamërinë.

Në këtë kuadër, dy lobistët e njohur që punojnë për shqiptaro-amerikanët, kan thënë se duhet punuar më shumë, për të ndryshuar disa perceptime të gabuara që njerëzit kanë për shqiptarët. 

“Ne mendojmë se një imazh pozitiv për shqiptarët si popull do të ndihmonte mjaft për të shpejtuar zgjidhjen e problemeve të tyre jetike - nuk beson se disa persona të lidhur me grupe ekestremiste islamike, nuk mund të prishin imazhin e shqiptarëve, në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, dhe jo e jo në diasporë” thotë DioGuardi.

“Kuptohet, që ka ndonjë rast të izoluar. Por, ata nuk përfaqësojnë shqiptarët sepse shqiptarët e duan popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara e dinë se sa proamerikanë janë shqiptarët. Dhe nëse flasim për trupat amerikane, duhet thënë se sot ka dhjetra trupa shqiptare që luftojnë krah për krah ushtarëve amerikanë në Irak, Afganistan e tjer, dhe nuk ka dyshim se të gjithë shqiptarët në Amerikë mbështesin ushtarët amerikanë që luftojnë jashtë vendit”. 

Zoti Dioguardi, është i bindur se kur bëhet fjalë për imazhin e shqiptarëve në këtë kohë trazirash, përpjekjet për ta përmirësuar imazhin e shqiptarëve, nuk duhet të mungojnë dhe të mos ndalen se kemi shumë punë për të bërë.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat