Liga Qytetare: 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Amerika

Liga Qytetare: 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Beqir SINA - Nju Jork Nga Beqir SINA - Nju Jork Më 19 shkurt 2018 Në ora: 16:27
10 vjetori i pavarësisë së Kosovës

BRONX NY : Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Shqiptare-Amerikane dhe organizaten Rrënjët Shqiptare të shtunën më 17 shkurt organizojë një akademi solmne në Monroe College, Bronx, për të kremtuar 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë veprimtari të cilën e udhëhoqi Presidenti i Ligës Qytetare, Joseph DioGuardi dhe Shirli Klojes, mori pjesë edhe Besnik F. Hoti Zëvendës/ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe anëtari i Bordit të LQSHA, Këshilltari i Kosovës, profesor Faton Bislimi, kryetari i ASHASH, Prof. Skënder Kodra, nën/kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Nick Beqi, dhe të tjerë.

Të pranishëm ishin edhe veprimtarët e dalluar - anëtarët e Bordit, nga Chicago, Mahmut Skenderi, Nazim Alimi, Destan Aliu, Sabit Gashi nga Washingtoni, Gjergj Dedvukaj, Agim Aliçka, Rifat Mehmeti, Ekuran Shehu, Aslan Çekiç, nga Nju Jorku, Marash Nucullaj nga Detroiti dhe veprimtarët, Ismet Berisha, Zef Dushi, Shkumbin Teta, profesori i Monroe College Haxhi Berisha, skenograf dhe piktor Astrit Tota, shkrimtari Tom Paloka.

Ndërsa, legistlatori i Distriktit 14të, David J. Tubiolo, përshëndeti me këtë rast pavarësinë e Kosovës, duke ia uruar edhe në shqip të gjithë shqiptarëve “Urime dhe Gëzuar 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.

Ndërsa, e moderoi dhe e udhëhoqi këtë kremtim jubilar – vetë kryetari i Ligës , Xhozef DioGuardi, me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirli Kloyes Dioguardi, gjatë aktiviteti u shfaq një video dokumentar që parqiti prej nga fillimi 27 vjet më parë të aktiviteteve, demostratave, të shqiptarëve të amerikës, në Uashington dhe Nju Jork, vizitat e para të Tom Lantosh dhe Bob Dole në Prishtinë, në vitin 1990 - 1991, dëshmit e bëra në Kongres, rreth çështjes dhe problemeve shqiptare.

Kurse u shfaq rruga 27 vjeçare e rolit dhe kontributit të anëtarëve të LQSHA, demostratat, dhe protestat , takimet me presidentët e SHBA, senator dhe kongresmen, lufta e tyre për demokratizimin e Shqipërisë, në rënjen e komunizmit, luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, atë të UÇMB-së në Luginën e Preshevës, luftën e 2001 në Maqedoni dhe përpjekjet e shqiptarëve në Mal të Zi e Çamëri, për të drejtat e tyre, dy momente më të veçanta ishin fjalimi historik i 24 Marsit 1999, i ish Presidentit Bill Klinton me nisjen e bombadimeve kundra Serbisë, dhe një sekuencë e dëshimsë së Millosheviqit.

Në video Milosheviqi u parqit në përpjekjet e tij të fundit për të shpëtuar lëkurën, teksa akuzoi në Hagë diasporën shqiptare në Amerikë, dhe personalisht zotin Dioguardi si udhëheqës i lobit shqiptar në SHBA, dhe nxitës të separatistëve në Kosovë, si tha ai dhe shkatarët kryesor të shkatërrimit të Jugosllavisë.

Vido tregojë ditën e tretë të gjykimit të tij para Tribunalit të Hagës, ku ish presidenti i vdekur Sllobodan Millosheviq, realizoi atë që kishin paralajmëruar edhe bashkëpunëtorët e tij, më parë duke u hedhur në akuza te ashpra ndaj NATO-s dhe UÇK-së.

Po ashtu nëpërmjet fotografive dhe angazhimi i Ligës Qytetare me në krye Xhozef DioGuardi dhe Shirli Klojes – DioGuardi, të cilët së bashku me komunitetin shqiptarë në SHBA-në, kan punuar dhe ndihmuar në dhënjën fund të spastrimit etnik në Kosovë, nga regjimi i Slobodan Milosehviqit, dhe në të gjitha trojet shqiptare, u prezantua një ekspoze.

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dhe akademisë solmne në shënimin e këtij jubileu, u shfaqë per her te pare ne Amerike, dokumentari për masakrën e Krushës së Madhe me titull "Dëshmitë e Heshturës”, me shpjegimet e Besnik F. Hotit Zëvendës/ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ku siç dihet, pothuajse të gjithë burrat në Krushe të Madhe, përfshirë edhe anëtarët e familjes Hoti, u therën nga forcat serbe në mars të vitit 1999; gratë dhe fëmijët u dëbuan; dhe fshati djegur në tokë.

Kjo ishte shfaqja e parë publike e "Dëshmive të Heshturës" (me titra në anglisht) e cila u pasua nga sqarimet e Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, Besnik Hoti dhe Faton Bislimi, pasuar nga një pyetje e përgjigje Q & A.

Në këtë akademi solmne të jubilet të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 27 vjetorin e LQSHA, u ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e bordit për kontributin e tyre, për pavarësinë e Kosovës dhe gjithë angazhimin e LQSHA në trojet shqiptare në Ballkan.

Besnik F. Hoti Zëvendës/ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, tha se sot në këtë ditë të veçant për Kombin Shqiptar është kënaqësi e veçant për mua të marr pjesë dhe të flas për këtë ngjarje jubilare, të përkujtojmë dhe vlerësojmë arritjet e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjatë ekzistencës së saj 27 vjecare.
Qeveria e Republikës së Kosovës, tha ai i jep vlerësimin e saj maksimal për rolin e Ligës Qytetare Shqiptare-Amerikane për 27 vite, e cila ka krijuar një lidhje thelbësore mes shqiptarëve në Ballkan dhe anëtarëve të Kongresit Amerikan në promovimin e parimeve dhe vlerave euroatlantike, po ashtu punët që vazhdojnë për të drejtat e barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Camëri.

“Ne këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës, duhet të kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë, ata që sakrifikuan veten e tyre që ne të jetojmë të lirë. Kam lexuar një sentencë të një intelektualit nga Kosova që jeton në SHBA-t dhe e ndjej si obligim t’u themë që, citoj: “Përmendorja më e madhe që mund t’u ngritet heronjëve është vënia në jetë e idealeve, veprave dhe porosive të tyre. Dëshmorët janë më meritorët, atyre u kemi shumë borgj dhe sot duhet të bashkohemi dhe ta jetësojmë amanetin e tyre, për një Kosovë stabile, përparimtare dhe demokratike".

Ne shqiptarët jemi me fat që ju kemi, dhe jemi krenar me punën tuaj në sensibilizimin e ceshtjes së shqiptarëve tek autoritetet amerikane, tha ai.
LQSHA nën udhëheqjen e Joe DioGuardit, ka ringjallur përpjekjet diplomatike karshi cështjes kombëtare, duke u fokusuar në informimin e administratës amerikane, opinionit publik, lidhur me padrejtësitë e mëdha kundër shqiptarëve në Ballkan, posaqërisht për torturimet, burgosjet, dëbimet dhe gjenocidin gjatë viteve 90-ta në Kosovë, gjë që e cila rezultoi me ndërhyrje ushtarake të NATO-së në Kosovë. Roli i juaj ka qenë shumë i rëndësishëm dhe për këtë ju falenderoj.

Po ashtu ju i treguat botës për dicka të fuqishme qe ne shqiptarët kemi, BESËN. I treguat botës për tolerancen fetare në mes myslimanëve, katolikëve, ortodoksve dhe hebrejve shqiptare, si shembulli unikat në botë. Ju faleminderit, ju detyrohem shumë.

Shpresoj se LQSHA dhe mërgimtarët tanë këtu në SHBA, do të thellojnë edhe më shumë lidhjet ndërmjet vete, që bashkarisht të ndikojnë në Kongresin e SHBA-ve. Ky ndikim në këtë kohë është i mirëseardhur dhe ka rëndësi të vecant për Kosovën dhe shqiptarët në ballkan.

"Po ashtu deshiroj të falenderoj lobistët shqiptarë, Faton Bislimin, Luan Bukollën ...... , tha në fund të fjalës Besnik F. Hoti Zëvendës/ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ndërkaq, anëtari i Bordit të LQSHA dhe Këshilltari i Kosovës, profesor Faton Bislimi, duke folur per kete jubile tha se “Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtareve të Bordit si dhe disa veprimtarëve që ndihmuan aktivitetin e mbledhjes se mbi 1 milion nënshkrimeve të peticioni për pavarësinë e Kosovës drejtuar Presidentit Bush, si dhe shumë aktiviteteve tjera të Ligës në Kosovë, sot është edhe një mirenjoheje e madhe! edhe për rrugën e pavarësisë së Kosovës, e cila tha ai është trasuar në mënyrë të konsiderueshme nga lobi ynë këtu! në SHBA.

“Krenar me punën e Lobit Shqiptaro Amerikan dhe që jam pjesë e Bordit! Falemnderit Ligës për vlerësimin e kontributit tonë, e veçanërisht kontributit vullnetar të babait tim, Halit Bislimi, si dhe disa miqëve të mi të ekipit tim të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Kosovë, të cilëve këto mirënjohje simbolike, do ua çojë sapo të arrijë në Kosovë!” tha profesor Faton Bislimi.

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, po ashtu një mirënjohje e vecantë shkoi edhe për Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joseph DioGuardin, ish kongresistin amerikan, bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare e LQSHA për çështje të Ballkanit.

“Atë për rolin e tyre unik dhe të pazëvendësueshëm në ndërgjegjësimin dhe lobimin, dekada me radhë, në rend të parë të çështjes së Kosovës pranë Kongresit,Senatit dhe administratës amerikane si dhe punën e tyre të vazhdueshme që ata bëjnë për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan ,” në përgjithësi, tha vperimtari Xheladin Zeneli ndërsa i dorzoi Dioguardit, nga Partia Demokratike në Mal të Zi një Mirënjohje.

Akademia solmne me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Monroe Collge, organizuar nga Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Shqiptare-Amerikane dhe organizaten Rrënjët Shqiptare, u mbyll me duke prerë tortën e Pavarësisë, me rastin e kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Joe DioGuardi me bashkëshorten e tij Shirley Klojes Dioguardi.

Në Nju Jork, gjithashtu u mbajt një takim Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane të udhëhequr nga kryetari i saj Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi.
Tema kryesore e këtij takimi, u tha se ishte çështja shqiptare në Maqedoni, sidomos të drejtat e shqiptarëve dhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me emrin dhe që duhet të reflektojnë karakterin multietnik të këtij shteti apo elementin e barazisë midis dy komuniteteve më të mëdha sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat