Festa e Pavarësisë në Chicago

Amerika

Festa e Pavarësisë në Chicago

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:23
Frymezim Isufaj

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ka festuar përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh. Më 16 Shkurt përgjatë gjithë ditës, në qendër të Chicagos është ngritur dhe valëvitur flamuri i Kosovës, duke krijuar tanimë një traditë të përvitshme. Në ceremoninë e ngritjes se flamurit morën pjese shume bashkatdhetarë nga Chicago dhe me gjere, si dhe mysafirë speciale nga Ambasada e Kosovës në Uashington. Pas ceremonisë se ngritjes, fjalime rasti mbajtën Kryetari I Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, Gjaneto Harusha, zv. Ambasadori i Kosovës ne Uashington, Frymezim Isufaj, kryetare te shoqatave qe punojnë dhe veprojnë në Illinoi, si dhe bashkatdhetarë te tjerë.

Një kulm të aktiviteteve të realizuar nga Komuniteti shqiptar në Illinois ka shënuar organizimi i mbrëmjes festive më 17 Shkurt në “Diplomat West” ne Chicago, në të cilën kanë marrë pjesë bashkatdhetarë të trevave të ndryshme shqiptare duke filluar qe nga Ulqini dhe Tivari, për të përfunduar me Çamërinë dhe Strugën.

Himnet kombëtare dhe ai amerikan kane hapur mbrëmjen festive. Ne këtë mbrëmje, fjalën e rastit e mbajti kryetari Harusha i cili ka njohur bashkatdhetarët me aktivitetet e komunitetit dhe programet për t’u realizuar ne te ardhmen. Harusha beri një rezyme te ecjes se Kosovës ne këto vite dhe sfidat qe e presin ne te ardhmen. Ne fjalimin e tij, u përmend edhe kontributi i madh i diasporës shqiptare ndaj çështjes shqiptare. Harusha shprehu mirënjohje edhe ndaj vullnetareve te komunitetit për kontributin e tyre te çmuar.

Te pranishmit, ne emër te Ambasadores Vlora Çitaku i përshëndeti edhe zv. Ambasadori i Kosovës ne Uashington, Frymezim Isufaj. Ai falënderoi dhe lavdëroi komunitetin shqiptar ne Illinois për kontributin e dhënë gjate viteve ne mbështetje te Kosovës por edhe çështjes shqiptare ne përgjithësi.

Programi artistik i prezantuar nga dy shkollat shqipe, Drita dhe Kongresi I Manastirit te cilat i kane dhënë mbrëmjes me pas natyrën e një manifestimi festiv, me montazhin poetik te fëmijëve. Me pas, skena është zbukuruar me tingujt e artisteve Afrim Aliu dhe Remzi Ademi, ku përthyerja dhe larmia e muzikës se trevave te ndryshme i ka bere te gjithë bashkatdhetarët qe te ndihen pjese e kësaj feste me vallet e bukura shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat