Katolikët shqiptar në Amerikë e Kanada, festojnë masivisht dhe me madhështi Pashkët

Amerika

Katolikët shqiptar në Amerikë e Kanada, festojnë masivisht dhe me madhështi Pashkët

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 prill 2018 Në ora: 18:00
Katolikët shqiptar në Amerikë e Kanada, festojnë masivisht dhe me madhështi Pashkët

NEW YORK CITY: Pashkët Kataolike kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq – janë duke u kremtuar me gëzim të madh edhe në mesin e katolikëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu simbas traditës besimtarët shqiptarë të besimit katolik, në Toronto, Detroit, Washington, Florida, Kalifornia, Chicago, dhe zonën e Tri-Shteshit, Nju Jork, po e shënojnë Pashkën, duke ndjekur procesionin ritual të kësaj kremte të madhe duke besuar se Jezusi u kryqëzua, u varros dhe u ringjall.

Besimtarët e shumtë në numër, me familijet e tyre, u lutën dhe këndonin himne të shtunën dhe të dielën në kishat në qytetet ku më së shumti jetojnë besimtarët katolik shqiptar në Kishat shqiptare Kisha “Shën Palit”, Kisha Katolike “Zoja Pajtore", në Detroit, Kisha Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” Nju Jork, Kisha Katolike Shqiptare në Toronto, e të tjera.

Image

Kjo, panoramë e bukur festive pasqyrohet mjaft mirë edhe në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Tweeter, të besimtarve të kë kishave shqiptare katolike në SHBA, ku tregohet se celebrimet dhe krimtimet, të cilat kudo janë madhështore, në kishat katolike shqiptare, nëpër Amerikë, duke iu bashkuar kështu kremtimeve në të gjithë botën katolike, kryqetërthor rruzullit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare dhe diasporë.

Java e madhe për besimtarët të krishterë, Shqiptarë në SHBA, u shoqërua me një sërë celebrimesh rituale të kësaj kremte të madhe, :”Të Enjtën e Madhe - Darka e Mbrame ,Themelimi i Euharistisë së Shenjtë - Të Premtën e Madhe: Udha e Kryqit 
- Adhurimi i Drurit të Kryqit , Të Shtunën e Madhe: - Uratët e Mëngjezit, Bekimi i bukëve të Pashkëve, dhe so të Dielën Vigjilja e Pashkëve- Bekimi i bukëve”.

Në orën e ringjalljes, të gjithë besimtarët ndezën qirinjtë të cilët simbolizojnë dritën e shenjtë, ndërsa ata që i gëzuan jashtë mase këtyre Pashkëve, ishin edhe fëmijët e vegjel me prindërit e tyre, dorë për dore, shkuan në Kishë, me shportat e vezve dhe gëzonin Pashkët në oborrin e kishës në ritin e tyre “Eastern Egg Hunt!” dhe zjarrit.

Kudo besimtarët e shumtë shqiptarë përcollën mes tyre urimin e përbashkët :” Për shumë mot Pashkët. Krishti u ngjall. Vërtetë u ngjall! Vdiq dhe u ngjall për krejt njerëzimin, andaj, të gjithëve, pa dallim, Me shëndet dhe për shumë mot! Gëzuar Pashkët! Krishti është ringjadhur! Jeta e ka mundur vdekjen!Deshmojeni ringjadhjen e Krishtit ne zemrat tuaja, me shume paqe, mirësi dhe dashuri per njeri-tjetrin! Amen!”

Image

Ndërkohë, që dje të shtunën në mbrëmje, sot të dielën Ditën e Vigjiljeve të Pashkëve, 1 Prill, në kishën e parë shqiptare në Amerikë, Kishën Zoja e Shkodrës, në Hartsdale -New York, kryefamullitari Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësi i tij Dom Viktori, kremtojnë së bashku me mijëra besimtarë, kan qenë qindra të tjer ndoqën, meshat në, sipas traditës së kësaj kremte të madhe.

Çka, ajo duket qartë edhe në pamjet filmike , ku në Kishë për të celebruar së bashku Pashkët, janë mbledhur mijëra besmitarë katolikë shqiptarë, të cilët mbasi kan qendruar mbrëmë deri vonë në meshat madhore për Pashkët në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra në Harstdale në Nju Jork, përsëri sot u mblodhën së bashku me fëmijët e tyre në të Dielën e Vigjiljeve të Pashkëve.

Ku, simbas traditës, dhe kryerjes së këtij riti fetar katolik në liturigjinë e tij meshtari i saj Dom Pjetër Popaj – thotë ndër të tjera se :”Ndihma jonë është në emër të Zotit, i cili krijoi Qiellin dhe Tokën! O Zot dëgjoje britmen time dhe ajo të mbrrijë tek Ti! O Ati Ynë bekojë gjithë këtë ushqim, bukën, vezët dhe djathin dhe ushqimet e tjera që kemi përgatitur për këtë festë dhe na bën që në dashuri me gëzim t’i kremtojmë këto Pashkë – Na përmbush me fuqin tande që qysh tani te jetojmë me Krishtin dhe duke u ringjallemi me Të, që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!”

Më tej, Dom Pjetër Popaj lutet, duke thënë: “Zoti qoftë me Ju! ju bekoftë Hyji i gjithpushteshëm: Ati e biri e Shpirti Shenjt. Zoti ju ruajtë dhe për shumë mot dhe më gëzime – për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”,

Kurse, në fund të meshës famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, thotë se :”Meqënse, kjo natë është nata e felënderimit – dhe falënderojmë Zotin për ringjalljen e Krishtit prej së vdekurit që është shëlbimi ynë, shpresa jonë për jetën e amshueme. 

Image

Dhe, ne ju falënderojmë të gjithë ju besimtarëve, sikur meshtarët e juaj, për shembullin e mirë që jepni, për inspirimin që keni ndaj një feje të dallueme tuajën, që vazhdimisht e tregoni me bujarinë tuaj të pashterrshme, solidaritetin dhe besnikërinë tuaj 

– Shumë ju falëmi nderit, ne sikur meshtarët tuaj – shërbëtorët tuaj gjithmonë e ndijemë veten edhe më të gëzueshëm kur ju shohim ju të gëzueshëm dhe jeni aq afër Zotit dhe aq afër njëri tjetrit. Dhe një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kan ndihmuar këtë Meshë të Madhe dhe për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”.

Pashkët të cilët simbas riteve nisën ditën e Ejte, sot, të Dielën, kan vazhduar me dy mesha të Shejta dhe gjatë gjithë ditës, besimtaret shkëmbejn dhe thyejn vezët mes tyre – deri tek banketet e shtura dhe të mbushura përplot me ushqime, të ndryshme në mjediset familjare, drekën e Pashkës – një drekë e veçantë, kjo e cila dallohet për gatimet tradicionale të krishtera – dhe më pas daljet familjare nëpër pikniqe në parqet e qyteteve për reth qendra të banimit dhe vizita tek njëri tjetri.

Një foto album në adresën e internetit të kishës Our Lady of Schodra shihet si është përcjell me një gëzim të madh edhe kremtimi Pashkëve Katolike në mesin e fëmijëve shqiptar në Amerikë.

Të cilët kan zgjedhë diçka argëtuese sipas traditës së Pashkëve, për të bërë edhe më të bukur dhe kremtuar së bashku me prindërit e tyre të Dielën e Pashkëve. Fëmijët e veshur bukur me shportat me vezët me të gjitha ngjyrat, e kan bër këtë ditë festive të Pashkëve edhe më gazmore – më të mrekullueshme, për të gjithë fëmijët katolik në Nju Jork, që përfshin zonën e Tri Shtetshit .

Image

Në hyrje të Kishës “Our Lady of Schodra”, i veshur me një mbulesë artizanale Lepuri i Pashkëve- Easter Bunny” i cili është një element kryesor i Pashkëve në shumë mjedisetë krishtera, sot anembanë botës, është pjesë edhe e fëmijëve shqiptarë. Ai ishte duke qëndruar në oborrin e Kishës, teksa mbante të fshehur në shportë të madhe, vezëpër ata që ai i quan fëmijëte mirëdhe ka lënëatyre nëpër shportat e tyre të Pashkëve edhe me ndonjë lodër dhe ëmbëlsira.

Megjithatë, duke e përshkruar atmosferën madhështore të kësaj kremte të madhe , duhet cekur se një pjesë besimtarëve, kan zgjedhur, edhe një nga mënyrat e tjera për të festuar me të afërmit e tyre , teksa kan vendosur,të festojnë Pashkët, edhe me vizitat tek familjarët e tyre, ose të dalin shëtitje më fëmijët jashtë në fushat e lojës dhe parqe, kopshte zoologjike dhe vende të bukura të tjera në qytetin e Nju Jorkut, e për rreth tij

Atmosfera përcillet në protalet e tyre dhe rrjetin social facebook të gjitha kisha shqiptare në Amerikë ,

Për revistën Jeta Katolike, Meshtari Dom Pjetër Popaj me rastin e Pashkëve, shkruan se “Çfarë gëzimit na sjellin Pashkët!” 

Kjo mëvaret se çfarë përgaditje bëjmë për këtë festë. Për dyzet ditë, gjatë Kreshmëve bëjmë lutje, agjerime, rrëfime mekatesh, bamirësi dhe largim prej tundimeve nga djalli, kështu që t’i përngjajmë Jezusit në shkreti. 

Dyzet ditë të Jezusit, kujton dyzet vjet të popullit të Izraelit në shkreti. Ku izraelasit janë tunduar dhe kanë ngelur, Jezusi e ndreqë mëkatin e tyre me qëndrushmerinë e Tij ndaj djallit. 
Kjo ishte përgaditje për misjonin e Tij publik trevjeçar. Dhe në fund, krejt misjoni ishte përgaditje për Misterin e Pashkëve, mundimet, vdekja në Kryq dhe ngjallja prej së vdekurit. 

Image

Jezusi, gjithashtu i ka përgaditur apostujt që mos ta humbin besimin në Të. Në katër Ungjijt, Ai më se tridhjet herë e paralajmëron vdekjen e vetë: Se si Biri i njeriut do t’u dorzohet kryepriftrinjve e pleqëve dhe si do të gjykohet për vdekje; do të vuaj në bartjen e kryqit dhe që do të kryqëzohet, por, edhe që do të ngjallet të tretën ditë. Sikur edhe thotë: Rrënoje këtë tempull dhe unë do ta rindërtoj në tri ditë (Gjn.2:19). Gjithashtu, u ka çfaqur Lumninë në Transfigurimin e Tij në malin Tabor. Por, prapë se prapë, kur kanë filluar mundimet e Krishtit, apostujt e kanë braktisur. Vetëm Sh. Gjoni dhe Zonja e Bekuar e kanë përcjellur deri në vdekje. Juda e tradhton, Sh. Pjetri e mohon e tjerët ikin. 

Çka do të thotë kjo gjë? Apostujt nuk kanë qenë mjaftë të përgaditur për mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit? Mundet që ata nuk e kanë kuptuar Jezusin; ndoshta frika i ka bërë të dyshojnë në Të. Të djelën e Pashkëve, prej frikës nuk kanë pasur guxim as të shkojnë te varri i Jezusit. Ndoshta kanë menduar se gjithëçka ka marrur fund. Këta ishin në terr, mbyllur në Dhomën e eperme, ku kanë ngranë darkën e mbrame me Krishtin. Vetëm kur Maria Magdalenë kthehet për t’ju treguar apostujve se Krishti është ngjallur prej së vdekuri, atëhërë vrapojnë për të parë varrin zbraztë dhe mbushen me fe e besim në Krishtin. Tani e kuptojnë atë çka Krishti u kishte premtuar, se do të ngjallet dhe do t’i presë në Galile. 

Varri i zbraztë është sigurimi i të Ngjallurit të Krishtit. Ai Jeton! Varri i zbraztë tregon se vdekja nuk ka pushtet mbi Të. Ngallnjimi i Krishtit është fitore edhe per ne, sepse Ai na ka premtuar se kush beson në Të, nuk do të vdesë por do të jetojë. Kur të shkoj e t’ju përgatis vendin do të vij prapë e do t’ju marr tek unë, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju (Gjn.14:3). Punë të madhe ka bërë Zoti për ne. Vërtetë, Hyji aq fort e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet, kështu që secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur (Gjn.3:16).

Secili prej nesh, nëpërmjet sakramentit të pagëzimit, kemi hyrë në Misterin e Pashkëvë. Nëpërmjet mundimeve, vdekjes dhe të ngjallurit të Krishtit jemi bërë një me Të. Sikur e thotë Shën Pali në letrën drejtuar Romakëvë (6:4): Me anë të pagëzimit, pra, bashkë me Të jemi varrosur në vdekje që, sikurse Krishti u ngjall në lavdine e Atit prej të vdekurve, po ashtu edhe ne të jetojmë në jetën e re.

Image

Nuk ka pasur gëzim më të madh për apostujt se sa të ngjallurit e Krishtit. Për këtë të vërtetë çdo njëri prej tyre ka vdekur martir. Shën Pjetri lypë që të kryqëzohet me krye tëposhtë, duke mos e ndie vetën të denjë të kryqëzohet sikur Krishti. Ashtu Shën Andreu kryqëzohet tërthoras sikur germa “X”. Shën Bartolomeun e rjepin për së gjalli, etj. 


Sikur apostujt, edhe ne duhet të dëshmojmë Krishtin e Ngjallur. Ai ka vdekur për ne dhe është ngjallur për ne. Ai ka marrur natyrën tonë, vuajtjet tona, vdekjen tonë dhe ka hyrë në varrin tonë për të na nxjerrur prej tij duke na dhuruar jetën e amshuar. Ai ka vdekur vet për t’na ngjallur ne. Ajo është arsyeja që ka ardhur në tokë. Sikur e thotë Shën Pali në letrën drejtuar Korintasve 15:17, Në qoftë se Krishti nuk është ngjallur prej së vdekuri feja e jonë është e kotë.

Nuk ka gëzim më të madhë për jetën tonë se sa sigurimi i jetës së amshuar. Vdekja për ne nuk është mbarimi por fillimi. Vdekja nuk i ka më fjalët e fundit sepse Krishti i Lum e ka shkatërruar njëherë e përgjithmon. Djalli, me gënjeshtrat e tija, nuk ka më fuqi sepse në ne zotëron e vërteta e Krishtit: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë” (Gjn. 11:25). Gjithashtu thekson se: Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua” (Gjn.14:6). Kjo e vërtetë e Krishtit duhet të banojë në zemër e ta shëndrisë jetën tonë ashtu që të bëhëmi pishtar drite për të tjerët. Sikur Fener në det që vetëm shndritë. 

Prandaj, të shndritur me gëzimin e Pashkëvë, të mundohemi me fjalë e me vepra bamirësie, t’ju sjellim paqe e dashuri të tjerëve, duke e dëshmuar këtë të vertetë: 
Krishti u Ngjall, Vërtetë u Ngjallë për ty e për mua. 
Aleluja! Gëzuar Pashkët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat