Amerika nuk është ëndërr, por guxim!

Amerika

Amerika nuk është ëndërr, por guxim!

Nga: Endrit Hoxhaj Më: 27 qershor 2018 Në ora: 07:16
SHBA

Të gjithë mendojnë se Amerika është një ëndërr që arrihet shpejt... Mendojnë se është parajsa mbi tokë, por kjo nuk qëndron aspak! Amerika është një guxim i madh dhe një djersë e madhe e lëshuar mbi beton! Të gjithë shikojmë makina luksoze dhe parada të mëdha..., por e vërteta është tjetër... Ata që punojnë dhe i kanë makina luksoze kanë djersitur shumë! Në Amerikë, vitet e para punohet vetëm për faturat! Fëmijët rriten pa nënë e baba, sepse jeta vrapon me rritëm të paparë... Në Amerikë shikojmë shumë njerëz që enden rrugëve në moshë të re apo të thyer...

Amerika është një vend me shqiptarë, por që mbeten të huaj për njëri-tjetrin sepse askush s’të hedh sytë dhe s’ka kohë për ty! Këtu nuk egzistojnë ilake apo kushërinjtë dhe  miqtë e gjakut... Këtu ekzistojnë vetëm bashkëpuntorët në punë! Të tjerët s’kanë kohë të të thonë as si je?... Amerika s’ka shokë apo kohë të lirë për ta! Koha në Amerikë ec aq shpejt sa duken edhe sekondat dhe orët! GUXIMI, është ajo gjëja, që nëse s’e ke mos u nis për në Amerikë.

Ekzaktësisht këtu janë vetëm krahët e tu, vetëm djersa jote, vetëm familja jote! Nuk ka komunitet shqiptarësh për ty, ka vetëm shqipfolës... Shqiptarët e vërtetë tani i përkasin brezit të vjetër, të cilëve u ka rënë takati për pushtet! Vetëm me guxim Amerika kthehet në ralizimin e ëndrrave të tua. Në qoftë se guxon mund të kapërcesh faturat tua! Në Amerikë ka patriotizëm njëherë në vit. Patriotizmi qëndron përgjithsisht në foto dhe në evente, por jo në jetën sociale!

Këtu çdo gjë blihet, madje edhe miqësia! E po ashtu funksionon sistemi miqve dhe i mitmarrjes për të zënë një vend pune apo dhe arritur diçka tjetër! Amerika ka dhe të mira të mëdha, por unë ceka vetëm këto të këqijat, pasi vuajtja gjithmonë është më e madhe se gëzimi. Amerikën duhet ta shihni si një botë që duhet ta ndërtoni me guxim për të shpresuar, me djersë dhe i vetëm! Amerika është fati i guximit dhe i punës tënde!

(Këto në foto janë disa nga shumë shqiptarë që enden në rrugë)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat